• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ancelotti i pret hovin Milanit: Vështirë të triumfosh në Champions me pak para, nuk kam menduar kurrë për Osimhen

by A R
24/08/2023 11:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Carlo Ancelotti është vetë futbolli. Një nga trajnerët më të suksesshëm ndonjëherë, jo vetëm në Champions League. Ai ka lënë mbresa të pashlyeshme praktikisht kudo ku ka qenë trajner. Në pritje për t’u bërë trajner i Brazilit në vitin 2024, “Carletto” preku tema të ndryshme, edhe për futbollin italian: “Më pëlqen ende të stërvis dita-ditës, duke gjetur zgjidhje të reja për ekipin. Futbolli ka ndryshuar shumë, por kjo ju shtyn të përmirësoheni”.

Kur flet me Ancelottin është e pamundur të mos preket tema e Milanit, i cili në dy vitet e fundit është rikthyer konkurrent në Serie A dhe në Champions League: “Nuk ka gjasa që të mund të triumfojë sërish në Evropë, sepse në futboll aspekti ekonomik është shumë i rëndësishëm.

Të konkurrosh me këdo që ka më shumë financa është e vështirë. Nëse nuk mund të blesh lojtarët më të mirë, duhet të planifikosh shumë më afatgjatë. Edhe nëse Milani ka marrë lojtarë të shkëlqyer këtë verë, përmirësimi i skuadrës dhe konkurrimi në nivelin më të lartë është i vështirë”.

Lamtumira e Maldinit nag kuqezinjtë preku edhe Ancelottin: “Çdo mbështetës i Milanit, në mënyrë të pashmangshme e do Paolo Maldinin, lëre më dikush si unë që e kisha kapiten si trajner. Lamtumira e tij solli zhgënjim, por padyshim që klubi vazhdon përpara. Kësisoji, mbetet vetëm zhgënjimi për një flamur që largohet nga kuqezinjtë. Falë njohurive dhe aftësive të tij, ai mund të bëjë çfarë të dojë në futboll në të ardhmen”.

Parashikimi i Ancelottit është i pasigurt në lidhje me Serie A: “Kampionati italian ndiqet me shumë interes në Spanjë, më shumë se në Premier League. Nuk e di se kush do të fitojë, por në rreshtin e parë e nisin Napoli, Interi, Juve dhe Milani. Pa pjesëmarrje në Kupat e Europës, Juventusi do të jetë shumë i rrezikshëm”.

Së fundi, një histori për Osimhen, i cili u lidh me Real Madridin, pas largimit të qendërsulmuesit francez, Benzema: “Osimhen është një nga sulmuesit më të fortë në Evropë, por ne kurrë nuk kemi menduar për të. Me ardhjen e Bellingham menduam për ta kompensuar lamtumirën e Benzema në një mënyrë tjetër”.

/a.r

Next Post
3 britanikë sulmohen me armë në Prishtinë, plagoset një prej tyre

3 britanikë sulmohen me armë në Prishtinë, plagoset një prej tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Alarmante mungesa e energjisë në QSUT”/ Alimehmeti: Që prej tetorit spitali pa kontratë mirëmbajtje për gjeneratorët. Më 24 janar në shesh..

“Alarmante mungesa e energjisë në QSUT”/ Alimehmeti: Që prej tetorit spitali pa kontratë mirëmbajtje për gjeneratorët. Më 24 janar në shesh..

January 20, 2026
“Babai ka 8 muaj që lufton me jetën”, Redon Makashi rrëfen sfidën me sëmundjen e pashërueshme

“Babai ka 8 muaj që lufton me jetën”, Redon Makashi rrëfen sfidën me sëmundjen e pashërueshme

January 20, 2026
105-vjetori i Batalionit të Xhenios, Vengu: Forcimi i këtij reparti me mjete, objektivi ynë

105-vjetori i Batalionit të Xhenios, Vengu: Forcimi i këtij reparti me mjete, objektivi ynë

January 20, 2026
21 janari pas Strasburgut dhe Gjykatës së Lartë; kush i zbaton vendimet?

21 janari pas Strasburgut dhe Gjykatës së Lartë; kush i zbaton vendimet?

January 20, 2026
Foltorja e PD, Berisha në Njësinë 4: OKB i shikon shqiptarët si një komb në zhdukje

Foltorja e PD, Berisha në Njësinë 4: OKB i shikon shqiptarët si një komb në zhdukje

January 20, 2026
Vrasja e snajperistit në Britaninë e Madhe/ Kush është 26-vjeçari që u vetëdorëzua në Tiranë, i bashkëakuzuar me ‘Babalen’ e TikTok-ut

Vrasja e snajperistit në Britaninë e Madhe/ Kush është 26-vjeçari që u vetëdorëzua në Tiranë, i bashkëakuzuar me ‘Babalen’ e TikTok-ut

January 20, 2026
Elbasan/ Digjet banesa, 4 anëtarë të familjes mbeten në qiell të hapur, shkak i zjarrit dyshohet…

Elbasan/ Digjet banesa, 4 anëtarë të familjes mbeten në qiell të hapur, shkak i zjarrit dyshohet…

January 20, 2026
“Ik p**dhu”/ Eurodeputeti danez shan Trump, deklarata e tij bëhet virale

“Ik p**dhu”/ Eurodeputeti danez shan Trump, deklarata e tij bëhet virale

January 20, 2026
FOTOT-Supermakina, avionë privatë dhe çanta firmato/ Jeta luksoze e fëmijëve të elitës iraniane ndërsa mijëra qytetarë masakrohen

FOTOT-Supermakina, avionë privatë dhe çanta firmato/ Jeta luksoze e fëmijëve të elitës iraniane ndërsa mijëra qytetarë masakrohen

January 20, 2026
Pse u vra Jani Aliaj në burgun e Koridhalos? Historia e krimeve të shumta të “djemve problematikë” të Tepelenës

Pse u vra Jani Aliaj në burgun e Koridhalos? Historia e krimeve të shumta të “djemve problematikë” të Tepelenës

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In