Anastacia, këndon në Tiranë (FOTO)
Anastacia, një nga këngëtaret boterore më të njohura, performoi te marten ne mbremje për publikun shqiptar ne stadiumin kombetar Qemal Stafa ne Tirane. Nën kujdesin e kryeministrit shqiptar Edi Rama, Anastacia e konsideruar si një ndër zërat me te njohur ne bote këndoi live , këngët e saj më të pëlqyera ndër vite si hiteet ,”Sick & Tired”, ‘Not that kind”,” Left outside alone”, etj.
Këngëtarja e njohur e hiteve të suksesshme, si “Paid my Dues” apo “I’m Outta Love”, e njohur për adrenalinën dhe emocionet e gjalla që përcjell në koncertet e saj, erdhi në Shqipëri në vijim të turit të saj botëror “Resurrection”.E çiltër, komunikuese dhe mjaft energjike këngëtarja arriti të përçojë energji pozitive tek publiku.
Gjithashtu ajo nuk la përmendur edhe luftën e saj kundër kancerit, sëmundje të cilën ajo e ka mundur dhe ka arritur të fitojë. Ky koncert ishte një mesazh sensibilizues nga këngëtarja që njerëzit të jenë më të fortë ndaj vështirësive të jetës.
Albumi i saj i fundit quhet “Ringjallje”, album qe përcjell mesazhe shprese që inkurajojnë çdo kënd për gjetjen e forcës vetjake dhe pozitivitetit të plotë.