• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Infermierët, ja datat dhe dokumentet për provimin e praktikës

by
26/08/2015 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Infermierët, ja datat dhe dokumentet për provimin e praktikës

Urdhri i Infermierit të Shqipërisë ka zbardhur afatet për regjistrimin e profesionistëve të infermierisë në provimin e praktikës, i njohur ndryshe edhe si provimi i Vlerësimit të Aftësimit Profesional. Sipas njoftimit të institucionit, të gjithë praktikantët infermierë, mamì, fizioterapistë, teknikë të imazherisë, teknikë të laboratorit dhe logopedë, të cilët kanë përfunduar praktikën, duke filluar nga data 10 shtator do të duhet të dorëzojnë dokumentet e nevojshme, në mënyrë që të fitojnë të drejtën të futen në provim. Për këtë arsye, ata duhet të dorëzojnë librezat e Praktikës dhe kërkesën për pjesëmarrje në Vlerësimin e Aftësimit Profesional. Po ashtu, dokumentacioni duhet të plotësohet edhe me një dokument identifikimi si dhe me fotokopjen e diplomës. Sipas Urdhrit të Infermierit, këto dokumente do të dorëzohen pranë zyrave ku është bërë regjistrimi për të ndjekur këtë praktikë, ndërkohë që afati i fundit është data 25 shtator.

Sa i takon testimit, ai do të zhvillohet në periudhën 5-20 tetor, ndërkohë që, të gjithë atyre kandidatëve, të cilët futen për herë të parë në provimin e praktikës, emri për në Provim Shteti u kalon automatikisht nëse kalojnë provimin VAP. Ndërkohë që, për të gjithë ata që janë përsëritës në Provimin e Shtetit, në data 25 shtator – 5 tetor 2015 do të bëhet dhe konfirmimi i pjesëmarrjes në Provimin e Shtetit të muajit nëntor 2015, duke dorëzuar kërkesën me shkrim për pjesëmarrje në këtë provim, fotokopje të kartës së identitetit, fotokopje të kartës së praktikantit si dhe fotokopje të diplomës e listës së notave. Procedura Tri vite më parë, Urdhri i Infermierit ndryshoi kushtet për të gjithë kandidatët që dëshironin të hynin në Provimin e Shtetit. Sipas këtyre ndryshimeve, të interesuarit, përveç praktikës profesionale, i nënshtrohen një testimi profesional në fund të saj, ndërkohë që, vetëm nëse vlerësohen pozitivisht në të, kanë të drejtë të regjistrohen për Provimin e Shtetit.

Konkretisht, studenti i diplomuar në infermieri, fizioterapi, logopedi, teknikë imazherie dhe teknikë laboratori, ditën që regjistrohet, merr librezën e praktikës profesionale. Në këtë librezë mbahen shënimet ditore përgjatë 12 javëve që studenti realizon praktikën, të cilat firmosen çdo ditë nga drejtuesi i saj. Në fund, libreza e firmosur nga drejtuesit vlerësohet me një numër pikësh të caktuara. Saktësisht, ato janë nga 10 deri në 25 pikë, të cilat i njihen kandidatit gjatë realizimit të testimit profesional. Ai e merr librezën, dhe 10 ditë para datës së provimit e dorëzon atë pranë urdhrit profesional dhe regjistrohet për dhënien e testimit profesional. Testimi profesional jepet para një komisioni të posaçëm të ngritur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Urdhri i Infermierit, ku kandidatët do të përgjigjen me gojë dhe praktikisht. Për këtë sezon, Urdhri i Infermierit nuk ka publikuar detaje të provimit të praktikës profesionale, çka do të thotë se do të jenë të njëjta me ato të vitit të kaluar. Kështu, vitet e kaluara, kandidati u përgjigjej 5 pyetjeve, të cilat ishin në programin e praktikës profesionale, ndërsa secila vlerësohej me nga 1 deri 25 pikë. Pikët maksimale ishin 100, ndërkohë që për ta kaluar me sukses kandidati duhej të merrte 50 pikë.

 

Next Post

Shkodër, asgjësohen 2180 rrënjë kanabis

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Diplomatja e parë rezidente, Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadores së Belgjikës në Shqipëri: Bashkëpunim brenda dhe jashtë NATO-s

Diplomatja e parë rezidente, Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadores së Belgjikës në Shqipëri: Bashkëpunim brenda dhe jashtë NATO-s

August 26, 2026
“Emrat për Presidentin i kemi, por…”- Konjufca flet për zgjidhjen e ngërçit politik në Kosovë: Ne jemi gati, presim këtë javë

“Emrat për Presidentin i kemi, por…”- Konjufca flet për zgjidhjen e ngërçit politik në Kosovë: Ne jemi gati, presim këtë javë

August 26, 2026
Sulm me thikë në Mitrovicë, vritet 37-vjeçari, plagoset vëllai i tij. Policia ndalon autorin e dyshuar

Krim i rëndë në familje në Kosovë, e moshuara vritet nga bashkëshorti, Policia: Viktima kishte plagë në trup

August 26, 2026
“Xhungla” që po zhyt Arktikun, ngrohja globale po transformon Polin e Veriut! Toka po mbingopet me dioksid karboni!

“Xhungla” që po zhyt Arktikun, ngrohja globale po transformon Polin e Veriut! Toka po mbingopet me dioksid karboni!

August 26, 2026
E gjatë 120 km, dy orë udhëtim dhe tërësisht e elektrifikuar, prezantohet në Lezhë projekti i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit! Përfundon më 2030

E gjatë 120 km, dy orë udhëtim dhe tërësisht e elektrifikuar, prezantohet në Lezhë projekti i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit! Përfundon më 2030

August 26, 2026
“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

“Mund të rrisë rrezikun e pandemive dhe bioterorizmit”- Bill Gates i shqetësuar për Inteligjencën Artificiale: Më i rrezikshmi i shpikur ndonjëherë

August 26, 2026
Dhunoi gruan dhe e kërcënoi se do e vriste, Gjykata lë në qeli “Visin e garave”! Iu kap edhe armë zjarri

Dhunoi gruan dhe e kërcënoi se do e vriste, Gjykata lë në qeli “Visin e garave”! Iu kap edhe armë zjarri

August 26, 2026
Ndizet merkato! Kristjan Asllani drejt rivalëve të Interit, i hapet rruga nga dëmtimi i Kone në Botëror

Zbulohen detajet e kontratës dhe transferimit të Asllanit tek Al Jazira, huazim me detyrim blerjeje me kushte!

August 26, 2026
Alarm në Gjermani, në aeroportin e Frankfurtit shpërthen malaria! 6 punonjës të infektuar, njëri humb jetën

Alarm në Gjermani, në aeroportin e Frankfurtit shpërthen malaria! 6 punonjës të infektuar, njëri humb jetën

August 26, 2026
A do ketë komuniteti Bektashi një shtet sovran? Flet ish-këshilltari i Bill Klinton, i dërguar special i projektit nga SHBA: Nuk kemi qenë kurrë kaq afër!

A do ketë komuniteti Bektashi një shtet sovran? Flet ish-këshilltari i Bill Klinton, i dërguar special i projektit nga SHBA: Nuk kemi qenë kurrë kaq afër!

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com