• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Analizë e përciptë e PD-së, për rezultatin në zgjedhje

by Eduard Zaloshnja
16/03/2018 14:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Më së fundi, PD-ja e përmbylli analizën e rezultatit të zgjedhjeve të qershorit 2017. Në fillim të javës, u publikua në media një përmbledhje e raportit të grupit të punës, që analizoi tkurrjen dramatike të PD-së në ato zgjedhje. Por ai raport nuk mbështetej në ndonjë sondazh të hollësishëm paszgjedhor – sondazhe të tilla shërbejnë për studimin e arsyeve që mund t’i kenë shtyrë zgjedhësit të votojnë për iks apo ypsilon parti, ose që të mos votojnë fare.*

Sipas arsyeve të dhëna nga drejtuesit e 53 degëve të PD-së nëpër rrethe, në 90% të qendrave rurale, rezultati i dobët është ndikuar nga blerja e votës me pará të pista apo përdorimi i administratës, si për shembull presioni për ndërprerjen e ndihmës ekonomike apo mënyra të tjera.

Ndërsa në qendrat urbane, sipas raportit të PD-së, rezultati i dobët i saj është ndikuar nga faktorë të tjerë, përfshirë ato të brendshmit.

Sipas raportit, disa nga ish-deputetët në zonat e tyre të mëparshme ku ishin zgjedhur deputetë sabotuan indirekt fushatën elektorale, duke u thënë demokratëve që mos të votojnë. Kjo u vu re kryesisht në qarkun e Shkodrës dhe të Vlorës, por edhe në qarqet e tjera të vendit.

Më tej, thekson raporti, lista e kandidatëve që mban firmën e Lulzim Bashës, rezulton të ketë sjellë një problem të madh, duke shkaktuar jo vetëm pakënaqësi te votuesit, por edhe thellimin e problemeve në organizmin dhe funksionimin e strukturave.

Me një rol jo të vogël në rezultat, analiza nxjerr edhe marrëveshjen e 18 majit mes Bashës dhe Ramës, që solli mbylljen e çadrës së protestës dhe futjen e Partisë Demokratike në zgjedhje. Qëndrimi i gjatë në çadër i gjeti strukturat e partisë të papërgatitura për të hyrë në zgjedhje, ndaj vonesat ndikuan në rezultatin e dobët të 25 qershorit 2017.

Një analizë statistikore e humbjes

Siç e theksova në fillim të këtij shkrimi, analiza e PD-së nuk u bazua në një sondazh të hollësishëm paszgjedhor, i cili do të përbënte bazën e një analize statistikore rigoroze me numra konkretë. Në mungesë të tij, sidoqoftë, mund të bëhet një analizë statistikore, bazuar në rezultatet e 5363 qendrave të votimit në të gjithë vendin.

Nga një analizë makro e këtyre qendrave, rezulton se PD+PR kanë pësuar një rënie gjigante – siguruan së bashku plot 200 mijë vota më pak, se sa morën para 4 vjetësh ato dhe partitë e tjera të djathta, që përfaqësoheshin në listat e PD-së. Ndërkohë, numri i pjesëmarrësve në zgjedhje u ul me 150 mijë (shihni Grafikun 1). Pra, në nivel makro, jo e gjithë tkurrja e PD-së shpjegohet me tkurrjen e pjesëmarrjes.

Në fakt, në nivel mikro, mund të gjenden raste të shkëputura, kur një lagje apo një fshat, një ish-komunë apo një bashki, ka regjistruar një sjellje elektorale të ndryshme nga ajo që vërehet në rang vendi. Kështu për shembull, në bashkinë e Kamzës, PD-ja i mori votat pothuaj në përputhje me rezervuarin e saj elektoral. Ndërsa ish-komuna e Krrabës, e ndryshoi krejtësisht votën – nga 90% për LSI-në në 2013-ën, shkoi në 70% për PS-në në 2017-ën …

Duke patur në dorë një databazë me të dhënat e detajuara të votave për 5363 qendrat e votimit, jemi në gjendje të bëjmë një analizë statistikore në nivel mikro.

Kështu, në 2400 qendra votimi (pothuajse të gjitha urbane), duket qartë se tkurrja e votave të PD+PR është e lidhur drejtpërdrejt me tkurrjen e pjesëmarrjes (ka një korrelacion të fortë statistikor mes tyre). Përmbledhtas, ky korrelacion ilustrohet nga Gafiku 2. Kështu, tkurrja e PD+PR në këto 2400 qendra votimi, ishte gjithsej 110 mijë vota, ndërsa tkurrja e pjesëmarrjes ishte 120 mijë votues.

Edhe në 992 qendra votimi të tjera, ekziston një korrelacion mes rënies së votave të PD+PR dhe rënies së pjesëmarrjes. Por sidoqoftë, korrelacioni është më i dobët se në  qendrat urbane. Shumica dërrmuese e këtyre 992 qendrave të votimit, ndodhen në zona suburbane (fshatra përreth qyteteve). Përmbledhtas, në këto qendra suburbane, patëm një tkurrje prej 30 mijë votash për PD+PR, ndërkohë që tkurrja e pjesëmarrjes ishte rreth 20 mijë votues (shihni Grafikun 3).

Duke e përmbledhur, mund të thuhet se, tkurrja e votave të djathta ka patur dy shkaqe kryesore. Në zonat urbane dhe suburbane, shkak për tkurrjen prej rreth 150 mijë votash ka qenë kryesisht pjesëmarrja e ulët elektoratit të djathtë. Ndërsa në zonat rurale, tkurrja prej rreth 50 mijë votash ka ardhur kryesisht prej transferimit të votave të djathta tek partitë PS dhe/ose LSI dhe/ose PDIU dhe/ose PSD.

Dhe arsyet e këtyre dy llojeve të rënies së votave të djathta, duheshin analizuar përmes një sondazhi rigoroz paszgjedhor dhe jo përmes analizave anekdotike, të bëra në mbledhjet e 53 degëve të PD-së…

*Shembull i një sondazhi paszgjedhor: Nga një sondazh i zhvilluar pas zgjedhjeve të fundit presidenciale në SHBA, rezultoi se 7% e atyre që kishin pas votuar për Obamën, nuk votuan fare në 2016-ën, ndërsa 9% të tjerë votuan për Trump-in. Grupi i parë përbëhej kryesisht nga votues me ngjyrë, ndërsa i dyti kryesisht nga votues të bardhë.

/Ky artikull është shkruar posaçërisht për gazetën “Albanian Free Press”

Next Post
Skandali/ Zbulohen emrat, kush janë përfituesit e trojeve te “Rana e Hedhun”

Skandali/ Zbulohen emrat, kush janë përfituesit e trojeve te "Rana e Hedhun"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fenomeni “El Nino”, oqeanet arrijnë temperatura historike rekord, shkak edhe ngrohja globale!

Fenomeni “El Nino”, oqeanet arrijnë temperatura historike rekord, shkak edhe ngrohja globale!

August 10, 2026
Euro në rënie rekord, PD kërkon masa nga qeveria dhe Banka e Shqipërisë

Euro arrin nivelin më të ulët historik ndaj lekut, që nga fillimi i 2026 ka rënë me 3,8%!

August 10, 2026
Zjarri shkrumboi mbi 50 hektarë në Koilaç të Mallakastrës, banorët të dëshpëruar: Na u dogjën të gjitha, dëme të mëdha!

Zjarri shkrumboi mbi 50 hektarë në Koilaç të Mallakastrës, banorët të dëshpëruar: Na u dogjën të gjitha, dëme të mëdha!

August 10, 2026
Tritoli trondit Shënkollin, persona të paidentifikuar vendosën eksploziv në portën e murit rrethues të banesës së të moshuarit!

Tritoli trondit Shënkollin, persona të paidentifikuar vendosën eksploziv në portën e murit rrethues të banesës së të moshuarit!

August 10, 2026
EMRI/ Italia e kishte dënuar me 14 vite burg për trafik droge, arrestohet në Durrës 43-vjeçari me dy identitete! Do ekstradohet

EMRI/ Italia e kishte dënuar me 14 vite burg për trafik droge, arrestohet në Durrës 43-vjeçari me dy identitete! Do ekstradohet

August 10, 2026
Po kujdesej për bimët e hashashit në parcelë, prangoset në flagrancë 62-vjeçari në Krujë!

Po kujdesej për bimët e hashashit në parcelë, prangoset në flagrancë 62-vjeçari në Krujë!

August 10, 2026
Grabitet një taksist në Lezhë, dy persona i zunë pritë dhe e dhunuan, detajet

“Më qëlluan në këmbë me armë zjarri”, i riu denoncon në polici, nis hetimi

August 10, 2026
Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Kërcënimi i Vuçiç me devijimin e Ibrit, reagon Hoxha: Uji nuk mund të përdoret si mjet presioni dhe ndëshkimi

August 10, 2026
Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

Ambasada e SHBA shpërndan mesazhin e Rubios: Një vend që s’prodhon ilaçe dhe s’kontrollon emigracionin, s’mund të mbrojë popullin e tij

August 10, 2026
Kërkesa e Belerit për ngritjen e gjimnazit në gjuhën greke, ja si përgjigjet Vangjel Tavo

Ndërtimi pa leje në Porto Palermo, shkrihet IMT. Tavo: Kontrollin e territorit do e marrë IKMT-ja

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com