• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Analiza/ Turizmi dhe ndërtimi kanë gjallëruar ekonominë shqiptare në tremujorin e tretë

by
23/12/2022 20:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri ekonomia dha shenja gjallërimi në tremujorin e tretë të këtij viti, duke u rritur, sipas të dhënave të publikuara të premten nga Instituti i Statistikave (Instat) me 4.02 përqind. Pothuajse të gjitha degët e ekonomisë kanë rregjistruar një aktivitet pozitiv, por rritja qartazi i detyrohet kryesisht turizmit dhe ndërtimit.

Sipas Instat-it, grupi i aktiviteteve Tregti,Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor, i cili përfshin sektorët e lidhur drejtpërdrejtë me turizmin, pati një rritje prej 9,94 përqind. Kontributi në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) rezulton në fakt më i larti me 1,94 pikë përqindje, gati gjysmën e të gjithë rritjes tremujore. Nga ana tjetër ndërtimi u rrit me 10,66 përqind, ndërsa aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme me 13,84 përqind. Të dyja së bashku kontribuan me 1,8 pikë përqindje.

Ekonomia shqiptare ka rregjistruar një rritje ekonomike me luhatje jo të vogla gjatë këtij viti. Në tremujorin e parë, ajo u rrit me 6.5 përqind për të shënuar më pas një rënie me 2.2 përqind në atë pasardhës, duke reflektuar menjëherë pasojat e shumëanshme të luftës në Ukrainë dhe pasiguritë që e shoqëruan. Si 9-mujor, rritja mesatare ekonomike përllogaritet në 4.25 përqind.

Rritja në tremujorin e tretë ishte e pritshme nga autoritetet, të cilat gjithashtu parashikojnë një tkurrje të aktivitetit ekonomik në tremujorin e fundit. “Pritjet për rritjen ekonomike në tremujorin e katërt mbeten të rrethuara nga pasiguri më të larta, kryesisht në varësi sesi do të shkojnë zhvillimet ekonomike ndërkombëtare. Një ngadalësim i rritjes ekonomike ka të ngjarë të ndodhë për tremujorin e fundit për shkak të pasigurive të ngritura, gërryerjes së të ardhurave reale prej inflacionit dhe shtrëngimit të kushteve financiare”, deklaroi pak kohë më parë ministrja e Financave Delina Ibrahimaj.

 

 

Megjithatë parashikimet si të qeverisë shqiptare, ashtu dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për vitin 2022, u rishikuan më herët, për lart. Nga 3.2 përqind që ishte parashikimi fillestar, pritshmëritë e autoriteteve janë për 3.7 përqind, sikundër edhe të FMN-së.

Ndërsa për vitin e ardhshëm, të dyja palët presin një rënie të ekonomisë. Fondi vlerëson që rritja ekonomike “të ngadalësohet në rreth 2 për qind në vitin 2023, duke pasqyruar kushte financiare më të shtrënguara, ngadalësimin në Europë, dhe tërheqjen e nevojshme të politikave mbështetëse”. Edhe qeveria ka rishikuar për poshtë prarashikimet e saj në 2.6 përqind nga 3.9 që ka qenë vlerësimi fillestar. Megjithatë, sipas qeverisë, në varësi të zhvillimeve në mjedisin e jashtëm, kjo normë mund të bjerë dhe nën 2 përqind, por duke përjashtuar mundësinë e rënies në recesion./VOA/

/e.d

Next Post
Sondazhi: Shqiptarët qytetarë europianë, 80% e tyre janë me pasaportë të BE

Sondazhi: Shqiptarët qytetarë europianë, 80% e tyre janë me pasaportë të BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjendet kokainë në burgun 313, ishte fshehur në ushqime

Gjendet kokainë në burgun 313, ishte fshehur në ushqime

August 25, 2026
Keqkuptimi i mikrofonit

“Dëgjo se unë jam profesionist…”

August 25, 2026
Rama ndan pamjet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria 2030, hapa të rinj dhe ndërveprim më i madh me qytetarët

Rama ndan pamjet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria 2030, hapa të rinj dhe ndërveprim më i madh me qytetarët

August 25, 2026
FOTO / Eventi i automobilave ofron një perspektivë kyçe të tregut

FOTO / Eventi i automobilave ofron një perspektivë kyçe të tregut

August 25, 2026
Babë e bir u ekzekutuan në pritë, flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak

Babë e bir u ekzekutuan në pritë, flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak

August 25, 2026
Alimehmeti: Votat e mia janë bio, koha për analizë dhe vendime në PD

Alimehmeti kandidat për bashkinë e Tiranës? Ja përgjigja e Berishës

August 25, 2026
Vrau nënën dhe plagosi babanë, Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar

Pas arrestimit, Florian Dalladaku mbahet në qeli me skafandër në kokë, nuk reagoi për mbi 4 orë

August 25, 2026
Furtunë gjobash në jug të vendit: Dronë, radarë dhe makina inteligjente, ndëshkohen 1383 shoferë

Furtunë gjobash në jug të vendit: Dronë, radarë dhe makina inteligjente, ndëshkohen 1383 shoferë

August 25, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Pse duhej Dio Guardi bash tash në skenë?

August 25, 2026

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com