• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

ANALIZA: Sulm ndaj drejtësisë

by Java News
14/06/2020 11:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me sanksione personale kundër gjykatësve, SHBA duan ta bëjnë të heshtë Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Këtë nuk duhet ta pranojnë aleatët europianë, shkruan Bernd Riegert.

Sulmi frontal kundër Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nga administrata e Donald Trumpit nuk ishte i papritur. Kërcënimi i vendosjes së sanksioneve ndaj gjykatësve, punonjësve të tyre dhe anëtarëve të familjes është në diskutim që prej një viti. Tani ai me sa duket do të zbatohet.

Qeveria amerikane me këtë del edhe njëherë kundër institucioneve ndërkombëtare. Presidenti ndjek një model të njohur. Por tek Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë kjo rëndon më shumë se tek UNESCO, Organizata Botërore e Tregtisë apo Organizata Botërore e Shëndetësisë e G20-a, të cilave Trump përmes kërcënimit dhe kthimit të krahëve kërkon t’u verë vulën e tij “America first”.

Jo gjykatë „kangurësh”

Kjo gjykatë në Hagë është një institucion ndërshtetëror që mbështetet nga 123 vende. Ajo u krijua pas përvojës së hidhur të gjenocidit në Afrikë dhe ish-Jugosllavi në vitet 90-të. SHBA nuk bën pjesë tek vendet anëtare të gjykatës, as Rusia, Kina, Izraeli dhe Irani. Kjo gjykatë nuk ka juridiksion për SHBA. Por një gjykatë “kangurësh”, si e përçmoi ministri i Jashtëm amerikan, Mike Pompeo ajo nuk është. Kjo gjykatë është një institucion ndërkombëtar që meriton respekt edhe nga një ministër i jashtëm nacional-populist.

Frika e SHBA ndaj hetimeve të gjykatës është gati si paranojë. Jo vetëm Donald Trump e ka në shënjestër këtë gjykatë, para së cilës teorikisht mund të dalin edhe qytetarë amerikanë. Ishte presidenti Bill Clinton, ai që e tërhoqi anëtarësinë e planifikuar të SHBA-së nga gjykata. Presidenti George W. Bush bëri thirrje për rezistencë kundër saj.

Në rastin konkret që qeveria e Donald Trump kërcënon me sanksione ndaj personelit të gjykatës, bëhet fjalë për Afganistanin. Hetuesit duhet të trajtojnë veprime të trupave ndërkombëtare në misionin e Afganistanit që zgjat prej 19 vjetësh. Afganistani është anëtar dhe me këtë nën juridiksionin e gjykatës.

SHBA duhet të dalin kundër qytetarëve amerikanë në procese

Hetimet janë hetime paraprake pa të fajësuar konkretë. Duhet të vihen në lupë krime lufte nga të gjitha palët, si talibanët, ushtria afgane, ato të të ashtuquajturve lordë të luftës, të trupës ndërkombëtare të drejtuar nga NATO dhe misionit të veçantë të ushtrisë amerikane. Gjykata aktivizohet atëherë, kur sistemi i drejtësisë në vend nuk vepron. Edhe procese kundër qytetarëve amerikanë do të ishin të mundur, nëse SHBA bashkëpunojnë dhe i dorëzojnë të fajësuarit para gjyqit. Për shkak se SHBA nuk do ta bëjë këtë kurrë, pretendimi se ata kërcënohen nga ndjekje penale arbitrare është mjaft i ekzagjeruar.

Me vite Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë kritikohet për atë, që trajton vetëm rastet e Afrikës. Disa vende afrikane kërcënuan madje me largimin nga gjykata, kurse një sërë vendesh afrikane deri më sot nuk janë anëtarësuar. Rusia nuk është anëtare, se i trembet një hetimi për aneksimin e Krimesë. Izraeli kritikon hetimet paraprake për pushtimin e zonave palestineze. SHBA pra nuk është vetëm.

Metoda të pashembullta

Vetëm se metodat e presidentit amerikan, Donald Trump janë të pashembullta. Të kërcënosh gjykatës dhe prokurorë e familjet e tyre është e pashembullt për një demokraci perëndimore, e pajustifikueshme dhe e shëmtuar. Me këtë Trump nuk duhet të ketë sukses. Aleatët e NATO-s dhe BE nuk duhet të përkulen. Ndryshe shkon kot përpjekja e mundimshme për të krijuar një rend ndërkombëtar të së drejtës. Duhet të vlejë “sundimi i së drejtës” dhe jo e drejta e të menduarit si më i Forti në Shtëpinë e Bardhë.(dw)

Next Post
Gara për BKH/ Dalin rezultatet e verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme: 4 kandidatët të pastër

Gara për BKH/ Dalin rezultatet e verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme: 4 kandidatët të pastër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krisje totale me Rafael Leao! Milani tani kërkon 50 milionë euro, Turqia mbetet një hipotezë

Krisje totale me Rafael Leao! Milani tani kërkon 50 milionë euro, Turqia mbetet një hipotezë

August 20, 2026
Debate dhe konfrontime fizike në Këshillin Bashkiak të Maliqit, socialistët braktisin mbledhjen

Debate dhe konfrontime fizike në Këshillin Bashkiak të Maliqit, socialistët braktisin mbledhjen

August 20, 2026
“Nuk do të ndalemi”, Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

“Nuk do të ndalemi”, Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

August 20, 2026
Zgjedhja e Genta Bungos në krye të KMD përfundon në Kushtetuese, ish-kandidatja kërkon anulimin e vendimit të Kuvendit

Zgjedhja e Genta Bungos në krye të KMD përfundon në Kushtetuese, ish-kandidatja kërkon anulimin e vendimit të Kuvendit

August 20, 2026
Fundi i miliarderit kinez: Ndërtoi një perandori me borxhe, tani do ta kalojë gjithë jetën në burg

Fundi i miliarderit kinez: Ndërtoi një perandori me borxhe, tani do ta kalojë gjithë jetën në burg

August 20, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Dearborn nuk ishte rastësi, beteja e nëntorit po hyn në territorin e fesë

August 20, 2026
VIDEO / Vijon përçarja e ‘Flamingove’, Progni akuza Dalipit: Shiheni si pijnë hashash dhe kokainë

VIDEO / Vijon përçarja e ‘Flamingove’, Progni akuza Dalipit: Shiheni si pijnë hashash dhe kokainë

August 20, 2026
Euro po forcohet, bizneset me shpresa, FMN thirrje për kurs fleksibël të këmbimit

Rekord historik: 4.5 miliardë euro u këmbyen në treg, por Leku vijon të forcohet

August 20, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Vetë emërimi “figurë publike”

August 20, 2026
Zjarret, 35 vatra në 24 orë, 5 aktive. Dy helikopterë ndërhyjnë në Gjegjan dhe Gojan, evakuohet një familje

Zjarret, 35 vatra në 24 orë, 5 aktive. Dy helikopterë ndërhyjnë në Gjegjan dhe Gojan, evakuohet një familje

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com