• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Analiza/ Situata dhe prirjet në Ballkan sipas Freedom House

by A R
12/04/2016 09:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Raporti i Freedom House për Vendet në Tranzicion, arrin në përfundimin se Ballkani, që dikur ishte një rajon që ngjallte shumë shpresa për reforma në Evropë, ka rënë në nivelin e vitit 2004. Dilema për këtë rajon është sesi të nxiten reformat dhe njëkohësisht të mbahet gjallë shpresa për integrim në BE.

Sipas raportit që merr në shqyrtim 29 vende të Ballkanit, Euroazisë dhe Azisë Qendrore, tema e përgjithshme është stanjacioni dhe kjo falë prirjeve autoritare të udhëheqësve, rivalitetit politik, korrupsionit dhe strukturave jo-funksionale institucionale, raporton VOA.

Sipas Freedom House, gjendja në vendet individuale është pjesë e kontekstit më të gjerë të Ballkanit. Rajoni ka në një kthim në nivelin ku ishte në vitin 2004. Drejtori i projektit Vendet në Tranzicion, Schenkkan thotë se ka dy dinamika që ndërthuren

“Një lloj ngecjeje në përparimin politik, pavarësisht nga fakti se janë hapur proceset për anëtarësim në Bashkimin Evropian për një numër vendesh, dhe këto vende po diskutojnë kapituj të ndryshëm. Megjithatë ka një numërim në vend përsa i takon zhvillimin institucional dhe veçanërisht në luftën kundër korrupsionit”.

Dhe nga ana tjetër, thotë ai, ka një lodhje në Bashkimin Evropian përsa i takon zgjerimit.

“Si pjesa e fundit e kontinentit që nuk është integruar, Ballkani Perëndimor është veçanërisht i ekspozuar ndaj kësaj prirjeje. Pyetja se cilat janë ambiciet nga ana e Bashkimit Evropian dhe cili do të jetë niveli i mbështetjes për integrimin në Evropë, është një shqetësim real për vitet e ardhshme”.

Ngecja në shkallë rajoni u atribuohet faktorëve të ndryshëm në vende të ndryshme. Përsa i takon Serbisë dhe Malit të Zi për shembull, si edhe Maqedonisë deri këtë vit, Shankken thotë se udhëheqës autoritarë kanë marrë një kontroll pothuajse të pasfiduar të institucioneve shtetërore, gjë që është shumë pranë monopolizimit të shtetit.

“Në Kosovë dhe Bosnje kemi ende në thelb struktura shtetërore jofunksionale që u ngritën pas luftës në ato vende dhe këto struktura nuk janë zgjidhur, struktura e dalë nga Dejtoni në Bosnje dhe në Kosovë ka një hendek mes preferencave të publikut dhe asaj që qeveria do të bëjë me politikat e saj”.

Sipas Freedom House këto zhvillime të brendshme tani rrezikojnë të ndërlikohen nga mbyllja e kufijve evropianë për të mos lejuar eimgrantët që të arrijnë në vendet e BE-së përmes rrugës së Ballkanit.

Por Schenkkan thotë se kriza e imigracionit nuk duhet të bëhet një justifikim për të izoluar Ballkanin nga pjesa tjetër e Evropës.

“Me një papunësi mes të rinjve mbi 50 për qind në pjesën më të madhe të rajonit, kthimi i Ballkanit në një ishull brenda Evropës do të ishte katastrofik për zhvillimin e rajonit. BE-ja nuk duhet të favorizojë stabilitetin e përkohshëm përballë reformave afatgjata në Ballkan”, shprehet ai në raport.

Next Post

Planet A, B dhe C të republikanëve kundër Donaldit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dënuar në Itali me 5 vite e 6 muaj burg për prostitucion, arrestohet Lazër Vladaj

Siguroi kushtet për vrasjen e tre personave, ekstradohet nga Italia 49-vjeçari

April 9, 2026
Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” në Durrës: Përfundon në qershor

Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” në Durrës: Përfundon në qershor

April 9, 2026
Në arrest shtëpie, por vijonte aktivitetin kriminal, 52-vjeçari kapet me drogë dhe armë

Në arrest shtëpie, por vijonte aktivitetin kriminal, 52-vjeçari kapet me drogë dhe armë

April 9, 2026
Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

April 9, 2026
“Ligjet e anëtarësimit”, Bardhi përplaset me Ballën: Na jepni listën e akteve!

“Ligjet e anëtarësimit”, Bardhi përplaset me Ballën: Na jepni listën e akteve!

April 9, 2026
“Keni gjobë ose pako”, eksperti flet mbi SMS-të e rreme që tentojnë t’ju vjedhin të dhënat

“Keni gjobë ose pako”, eksperti flet mbi SMS-të e rreme që tentojnë t’ju vjedhin të dhënat

April 9, 2026
KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

“Të bëhet në seancën e 14 majit”. Kuvendi miraton propozimin e PS për mocionin me debat për raportin e KE

April 9, 2026
LIVE! “S’keni dhënë një votë për…”, Balla e Tabaku, debate në Kuvend: O dashnorët e rinj të Shqipërisë në BE…

LIVE! “S’keni dhënë një votë për…”, Balla e Tabaku, debate në Kuvend: O dashnorët e rinj të Shqipërisë në BE…

April 9, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“Bindja e publikut” si provë?! Kur drejtësia i dorëzohet perceptimit…

April 9, 2026
Letra nga burgu kundër Kodit Penal, të dënuarit: Duam ulje nga 35 në 25 vite për lirimin me kusht, rivlerësim të paraburgimit

Burgjet britanike “pushtohen” nga shqiptarët? Avokati: Shifrat, të ekzagjeruara!

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In