• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

ANALIZA/ Si po e rrezikon, Donald Trump, sigurinë e SHBA dhe të botës

by Java News
07/01/2017 11:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trumpi deklaroi se do të hartojë një program kundër sulmeve kibernetike. Këtë e tha pas takimit me përfaqësues të shërbimeve të fshehta. Por deri tani qëndrimi i Trumpit ndaj tyre ka minuar besimin tek institucionet. Një president amerikan nuk duhet të jetë mik i shërbimeve të fshehta. Por megjithë mosbesimin e justifikuar përballë shërbimeve të fshehta, informacioneve të tyre dhe personelit të tyre drejtues është prepotente, naive dhe e rrezikshme që t’ua mohosh atyre kompetencat në tërësi, siç e bën prej kohësh presidenti i ardhshëm Trump.

Që të pohosh, siç bëri Trump në dhjetor, se ai nuk ka nevojë për takime informuese çdo ditë nga shërbimet e fshehta, por vetëm kur e do situata, se ai është “i zgjuar”, dëshmon jo vetëm për arrogancë dhe padije, por rrezikon ndoshta edhe sigurinë e SHBA dhe të botës.

Të eleminohen njollat e zgjedhjeve

Sulmi më i fundit i Trumpit kundër shërbimeve të fshehta duke iu referuar themeluesit të Wikileaks, Julian Assange i shërben natyrisht kryesisht objektivit të kuptueshëm për të eleminuar ose deligjitimuar njollën e një ndikimi të mundshëm të Rusisë ndaj zgjedhjes së tij. Njëkohësisht, manovra joelegante dhe si zakonisht e shpërndarë përmes twitterit e minon besimin e amerikanëve të tronditur gjithsesi rëndë tek institucionet e tyre.

Për ta thënë qartë: natyrisht që nuk ka një “smoking gun”, siç shprehen shërbimet sekrete amerikane në raportin e tyre, pra një dëshmi të qartë, se hakera rusë qëndrojnë pas sulmeve kundër demokratëve, me dijeni ose me porosi të politikanëve të lartë rusë. Por për këtë ekzistojnë jo vetëm dëshmi të shumta, që mund të ketë qenë kështu, por një mënyrë e tillë veprimi do të përshtatej edhe me mënyrat e zakonshme të sjelljes të Kremlinit.

Michael KniggeMichael Knigge

Këtë vlerësim të shërbimeve, të Shtëpisë së Bardhë si dhe të shumë ekspertëve të sigurisë nuk duhet ta mbështesësh patjetër. Por si president i zgjedhur duhet ta argumentosh më mirë mendimin tënd të ndryshëm për një temë kaq të rëndësishme për SHBA dhe për botën, në vend të publikimit të një sërë tweet-esh, burimi kryesor i të cilave me sa duket është një intervistë e Fox News me Julian Assange.

Jo surprizë

Që të besosh më shumë pohimin e tij, se informacionet për demokratët nuk e kishin burimin te pala ruse, dhe jo vlerësimin e përbashkët të shërbimeve të fshehta amerikane,  ky është një akt i pashembullt, i rrezikshëm dhe që duhet ta gëzojë Kremlinin. Megjithatë, sjellja e Trumpit nuk vjen vërtet papritur. Që në fushatën elektorale, ai pati mbjellë me aluzione të turbullta për gjoja sistemin e manipuluar dyshime në procesin demokratik në SHBA, për ta flakur larg vetes paraprakisht fajin për një dështim të mundshëm në zgjedhje.

Kështu po vepron ai tani edhe me kritikën për shërbimet e fshehta. Sepse nëse kemi mësuar gjë ndërkohë për presidentin e ardhshëm, atëherë ajo është pikërisht kjo. Në fund të fundit, megjithë deklaratën e diskutueshme të Trumpit “America First” gjithçka rrotullohet vetëm rreth një personi: Donald Trump-it.

DW

Next Post
Tom Doshi dëshmitar për Frrokun, por… mungojnë gjyqtarët

Procesi ndaj deputetit Tom Doshi, rikthehet në Gjykatën e Lartë më 6 shkurt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A do ta çlirosh opozitën?”, Berisha replikon me Spiropalin: O pëllumbesha në botën e çudirave…

“A do ta çlirosh opozitën?”, Berisha replikon me Spiropalin: O pëllumbesha në botën e çudirave…

July 23, 2026
Dhuna para Parlamentit, 11 protestues dhe 6 efektivë paraqiten në QSUT dhe te Trauma, ja gjendja e tyre

Dhuna para Parlamentit, 11 protestues dhe 6 efektivë paraqiten në QSUT dhe te Trauma, ja gjendja e tyre

July 23, 2026
11 mijë biznese të reja në 6 muaj, investitorët e huaj shtojnë interesin për Shqipërinë

11 mijë biznese të reja në 6 muaj, investitorët e huaj shtojnë interesin për Shqipërinë

July 23, 2026
KLP pranon kërkesën e ILD, masë disiplinore “vërejtje publike” për prokuroren e Korçës

KLP pranon kërkesën e ILD, masë disiplinore “vërejtje publike” për prokuroren e Korçës

July 23, 2026
Kryeministrja japoneze zbulon se fle maksimumi 3 orë në natë, neurologu: Rrezikon seriozisht shëndetin

Kryeministrja japoneze zbulon se fle maksimumi 3 orë në natë, neurologu: Rrezikon seriozisht shëndetin

July 23, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 24 Korrik 2026

July 23, 2026
Kishte shkuar për pushime në Orikum, humb jetën qytetari nga Tirana

Kishte shkuar për pushime në Orikum, humb jetën qytetari nga Tirana

July 23, 2026
“Hera e parë që një qeveri betohet pa u prezantuar programi”/ Tabaku-Peleshit: Nuk na e hiqni dot të drejtën për debat!

Tabaku harron “Berisha në burg” dhe mbron protestën: Qeveria të ndalë dhunën!

July 23, 2026
BE, marrëveshje politike për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë

BE, marrëveshje politike për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë

July 23, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

“Kam emra”, Balla: Ata që komandojnë dhunën në protestë, pjesë e listëpagesave të shërbimeve të huaja

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In