• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Analiza: Shumë njerëz në Gjermani nuk mund të jetojnë nga rroga

by B K
10/07/2025 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur Kancelari gjermanFriedrich Merzdoli në sallën e Bundestagut  së fundmi për të paraqitur ai përdori stilin e tij tipik të drejtpërdrejtë, mbi atë që ai e quajti një nga prioritetet e ardhshme kryesore të qeverisë: reforma e “Bürgergeld” (ndihmat për qytetarët).

Ai theksoi edhe një frazë të njohur për punën që konservatorët shpesh e përdorin: Puna duhet të paguhet mirë. Merz dëshiron të sigurojë që qytetarët gjermanë të binden prapë se puna ia vlen dhe duhet të paguhet mirë.

“Bürgergeld” është miratuar nga qeveria e kaluar dhe që atëherë është kritikuar shpesh nga CDU/CSU. Në vitin 2024, rreth 826,000 punonjës vareshin nga përfitimet sociale ose “Bürgergeld”.

Kjo është rreth 30,000 punonjës më shumë se në vitin 2023 – hera e parë që numri i të punësuarve që marrin ndihmë shtesë është rritur që nga viti 2015, kur më shumë se një milion refugjatë nga Siria hynë në vend.

Ky ishte, ndoshta jo rastësisht, edhe viti kur Gjermania prezantoi pagën e saj të parë minimale bazë. Edhe atëherë, më shumë se një milion punëtorë vareshin nga ndihma shtetërore. Këto përfitime shtesë i kushtuan shtetit pothuajse shtatë miliardë euro në vitin 2024, dukshëm më shumë se 5.7 miliardë që shteti pagoi për këto qëllime në vitin 2022.

Qeveria publikoi të dhënat me kërkesë të deputetit të partisë e Majta Cem Ince, i cili i tha DW: “Është e papranueshme që qindra mijëra njerëz varen nga ndihmat, pavarësisht se janë të punësuar. Kjo do të thotë që ne po mbështesim pagat e ulëta me paratë e taksave.”

Rritja e pagës minimale

Ince thotë se paga minimale në Gjermani është thjesht shumë e ulët. Edhe pse qeveria e mëparshme e rriti pagesën minimale në 12,82 euro, ajo nuk mjafton.

Javën e kaluar, Komisioni Shtetëror për Përcaktimin e Pagës Minimale, i cili përbëhet nga përfaqësues të shoqatave të punëdhënësve dhe sindikatave, njoftoi se paga minimale do të rritet në dy faza: në 13.90 euro më 1 janar 2026, dhe pastaj në 14.60 euro një vit më vonë.  SPD kërkonte rritjen në 15 euro, por nuk u pranua.

Helena Steinhaus, themeluese e grupit të fushatës “Sanktionsfrei” (Pa Sanksione), i cili mbështet njerëzit që marrin ndihma, thotë se këto rritje të vogla të pagesës minimale nuk mjaftojnë, kur shihen çmimet dhe qiratë në vitet e fundit. Për shembull, qiraja mesatare për një apartament në Gjermani u rrit me 4.7 përqind vitin e kaluar, ndërsa në Berlin u rrit mesatarisht me 8.5 përqind.

Problemi i punës me orar të shkurtuar

Megjithatë, disa ekonomistë argumentojnë se niveli i pagës minimale ka pak të bëjë me numrin e të punësuarve  që kanë nevojë për ndihma. “Duhet theksuar se shumica e këtyre njerëzve nuk punojnë me kohë të plotë. Shumë prej tyre janë në trajnime ose punojnë me orar të shkurtuar”, thotë Holger Schäfer, ekonomist në Institutin Gjerman për Kërkime Ekonomike në Këln (IW).

“Pagesa minimale për një orë punë nuk ndihmon këtu. Arsyeja pse këta njerëz nuk mund të jetojnë me të ardhurat e tyre nuk është tarifa e ulët për orë pune, por numri i ulët i orëve të punës”.

Shifrat e konfirmojnë këtë: sipas të dhënave të fundit nga Agjencia Federale e Punësimit, nga 826,000 punëtorë që marrin ndihma, vetëm rreth 81,000 punojnë me orar të plotë.

Edhe ministrja e Punës, Bärbel Bass, paralajmëroi së fundmi për problemin e mashtrimit masiv që lidhet me punën me kohë të shkurtër dhe përfitimet nga shteti. Ndërmjetësit po sjellin punëtorë masivisht nga vendet më të varfra të BE-së, si Rumania dhe Bullgaria, duke i punësuar ata me kohë të pjesshme dhe pagë minimale. Më pas po mbledhin përfitime nga ndihmat e shtetit që paguhen nëse njerëzit nuk mund të mbulojnë minimumin jetik përmes rrogës.

Ky është një mashtrim, sepse qytetarët e BE-së nuk mund të vijnë thjesht në Gjermani dhe të kërkojnë ndihmë sociale, por në këtë rast ata janë të regjistruar si punonjës.

Megjithatë, kjo nuk është justifikim për pagat e ulëta, këmbëngul deputeti i opozitës Ince. “Fakti është: paga minimale aktuale është një pagë varfërie!”, thotë ai.

Varfëria në rritje

Sidoqoftë, siç thekson Steinhaus, arsyeja pse shumë njerëz punojnë vetëm me kohë të pjesshme është e thjeshtë: ata kanë fëmijë ose familjarë për të cilët duhet të kujdesen. Instituti IW llogariti vitin e kaluar se 306,000 fëmijë nën moshën tre vjeç në Gjermani nuk kanë vend në çerdhe ose kopsht, edhe pse ata kanë të drejtë ligjore për një të tillë.

Një studim i vitit 2021 nga Instituti për Kërkime në Punësim (IAB) tregoi se sa më shumë fëmijë të kenë punëtorët, aq më shumë ka gjasa që ata të kenë nevojë për ndihmë shtetërore. Ince, një deputet i së majtës, argumenton se investimi më i madh shtetëror në rritjen e numrit të vendeve në kopshte do t’u “mundësonte shumë njerëzve të shpëtojnë nga kurthi i punës me kohë të pjesshme”.

Kompanitë dhe fermerët kanë paralajmëruar për problemet që mund të sjellë paga e re minimale, duke thënë se nuk mund t’u paguajnë punëtorëve sezonalë pagën minimale.

Steinhaus nuk i beson këtyre argumenteve. “Shoqatat e punëdhënësve kanë folur për këtë argument për dhjetë vjet, por ai nuk është vërtetuar kurrë si i vërtetë”, tha ajo.

“Sigurisht, ka disa kompani që e kanë të vështirë kur rritet paga minimale, por shumë kompani përfitojnë nga fakti që mund të punësojnë njerëz me çmim të ulët.”Friedrich Merz flet para gazetarëve

Kancelari Friedrich MerzFotografi: Michael Kappeler/dpa/picture alliance

Kancelari dhe reforma e mirëqenies

Ekonomisti Schäfer po ashtu beson se rritja e fundit e numrit të qytetarëve që kanë nevojë për ndihmë për të mbijetuar është relativisht i vogël dhe se tendenca e përgjithshme është në rënie që nga viti 2015. Rritja  vitit të kaluar, argumenton ai, ndoshta ka më shumë të bëjë me kushtet e përgjithshme ekonomike në tregun e punës.

Ndërkohë, kancelari Merz  ka të ngjarë të vazhdojë me planet e tij për të reformuar sistemin e përfitimeve nga ndihmat në mënyrë që më shumë njerëz të hyjnë në tregun e punës me orar të plotë.

“Për fat të keq, argumentet e Merz në lidhje me punën janë të gabuara”, thotë Steinhaus. “Kur ai thotë, ‘puna duhet të paguhet’, ai nënkupton uljen e përfitimeve të ndihmave. Por paga minimale e jetesës nuk varet nga sa fitojnë punëtorët e varfër. Ata duhet të fitojnë më shumë, nuk ka dyshim për këtë. Por thjesht ulja e përfitimeve është kundërproduktive dhe krijon konkurrencë midis më të varfërve.”/dw

Next Post
Aksioni i qeverisë për lirimin e hapësirave publike, Tabaku: Përsëritje të skenarëve të vjetër

Aksioni i qeverisë për lirimin e hapësirave publike, Tabaku: Përsëritje të skenarëve të vjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
Paralajmërimi i frikshëm i Iranit për Evropën: Nëse përfshiheni në luftë, do të jeni objektiv për hakmarrje

Paralajmërimi i frikshëm i Iranit për Evropën: Nëse përfshiheni në luftë, do të jeni objektiv për hakmarrje

March 6, 2026
Ministri Hoxha mbledh shtabin e posaçëm, ja masat e para për sigurinë e shqiptarëve në Lindjen e Mesme

Ministri Hoxha mbledh shtabin e posaçëm, ja masat e para për sigurinë e shqiptarëve në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
SHBA: Na duhen vetëm 4-6 javë që të shkatërrojmë ushtarakisht Iranin

SHBA: Na duhen vetëm 4-6 javë që të shkatërrojmë ushtarakisht Iranin

March 6, 2026
“Shok” i madh për Amerikën, inteligjenca ruse në shërbim të Iranit?

“Shok” i madh për Amerikën, inteligjenca ruse në shërbim të Iranit?

March 6, 2026
“Shumë produkte do të mungojnë”, alarmi i Katarit: Do ndalojmë prodhimin e gazit, ekonomia po rrëzohet

“Shumë produkte do të mungojnë”, alarmi i Katarit: Do ndalojmë prodhimin e gazit, ekonomia po rrëzohet

March 6, 2026
Gazeta gjermane “Der Spiegel” analizon situatën në Kosovë: Kurti, politikan autoritar

Gazeta gjermane “Der Spiegel” analizon situatën në Kosovë: Kurti, politikan autoritar

March 6, 2026
Si erdhën muxhahedinët në Shqipëri? Mediu: Berisha pranoi vetëm disa, Rama i mori të gjithë

Si erdhën muxhahedinët në Shqipëri? Mediu: Berisha pranoi vetëm disa, Rama i mori të gjithë

March 6, 2026
Adriatik Lapaj paralajmëron ngritjen e çadrave para Kryeministrisë

Adriatik Lapaj paralajmëron ngritjen e çadrave para Kryeministrisë

March 6, 2026
Gati të plasë lufta në Europë, inteligjenca lituaneze ndez sirenat e alarmit: Putin do sulmojë

Gati të plasë lufta në Europë, inteligjenca lituaneze ndez sirenat e alarmit: Putin do sulmojë

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In