• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Analiza satirike e Gjekmarkajt: Babua dhe Besën, tani Shqipëria do dalë në selamet! Braçja ‘derdhi gotën’, dreq o punë, rënkoi Tao

by Agron Gjekmarkaj
25/07/2026 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Lajme të mira, ndonëse atmosfera e përgjithshme ishte e kobshme, të enjten u përhapën! Haberi se të premten Babua do shtronte një ziafet të madh pajtimi e beslidhjeje në Pallatin e Brigadave i vuri në lëvizje të madh e të vogël! Në hyrje, me germa floriri, do të shkruhej: “Besa e shqiptarit si purteka e arit”! Në ftesë ishte shënuar që, para fjalës së Babos, do jepej një koncert i madh, një drekë e bollshme, lojëra popullore, recitime dhe tema të lira diskutimi për poezinë, guzhinën, peshkimin, notin, numërimin e parave e të tjera zeje!

Tao, me një barrë mend, tashmë njeriu më i besuar i Babos, u mor me hartimin e komisionit të festës! Mejtoi dhe ju drejtua Erjon Malajt, që e ka veqil e bir për shpirt: “Shënoje dhe këtë, gjithçka sipas aftësisë dhe jo hatërit! Grupin e valles ta drejtojnë ata që kanë dhënë prova virtuoziteti: Tezja (të veshë rrobat libohovite si në Berlin), Antoneta, Zeniqeja dhe Klodi Spaqia. Pas tyre, si dyrdyl, të hidhet e përdridhet Pirro Dengu, por Tezja duhet ta ndezë xhanë me nja dy gota raki, që të japë maksimumin! Nja dy teveqele dyzeni po i lëmë rezerve!

Po këtë Mamicën nuk do e shënojmë, se edhe ajo, çoku, ja merr me rroba arbërore e zbusim pak edhe tensionet. Mbase i thyhet zemra Babos tek e sheh duke kënduar, si dikur: ‘Moj e bukura More, si të lashë e më s’të pashë’, i kujtohet Skenderbeu, me ndrojë verejti Erjoni.
“Jo, more firaun, do na bësh gjëmën!”, ju hakërrye Tao. “Naiv mbete gjithë jetën! Madje, Mamica duhet këshilluar që të mos vijë, se Babua ndizet si demat pas copës së kuqe. Ajo i thotë ‘marrëveshje për Shqipërinë’, ky shkruan dramën ‘Besa’, si Sami Frashëri, dhe do na marrë përpara të gjithëve me yrrnek.

Do mendojë: u ngritën këmbët t’i bien kokës, e hataja më pas, se është qejfprishur qamet këto kohë!”

“Në vegla muzikore shëno: Ulësinë në tupan, se ai e kap ritmin shpejt e hedh vallen sipas rastit; Tonin në firzamonikë me nje fes mbi krye, Festimin në violinë me tanuz, Shalsi t’ja terezisë defit, Loer Kume zumares dhe Dilua gërnetës.
Mos kemi harruar ndonjë?”, plot dilema foli me vete Erjoni. Nën zë tha: “Po këtë Ervin Hoxhën?!”

“Pu, pu, pu!”, tha Tao. “Edhe këtë e kemi mangut, se ke vënë re që kohët e fundit e ka marrë zët. Një dy e qorton sa e sheh dhe ai, në vend që të ulë kokën, bën gratë të qeshin në kuvend, u tregon qyfyre sikur do të konkurrojë “Kroniken”!
Ja, për shembull, Ogi rri zymtë e rëndë në lartësinë e kësaj situate të përzhitur, por i shkoi tek vendi dhe atë e bëri me qeshë, si për të thënë: ‘Kaq e pat kjo puna jonë, hajt ta marrim me gallatë tani!’ Atë shënoje në guzhinë të qërojë patate e qepë, si ndihmës i Ekonomit në bërje byreçkash, po të duash! E qeshura është disidencë kur Babua ka derte.

Po lule a duhet t’i dhurojë ndokush?”
“Patjetër! Brunilda, Bakërri, Sara dhe Kidi, pasi t’i kenë mbledhur në fusha të çertifikuara Bio!
Ndërsa një fjalim mikpritjeje, me llafe zemre, ta mbajë Romina Kuko, e cila, kohët e fundit, edhe ‘Kronikës’ i ka rënë në sy për mirë!
Po sikur të lëmë këtë Bidon si dollibash?”
“Jo, jo”, tha Tao. “Ai duket si i pirë pa shishe. Jepi makinën që pastron barishte, boll e ka për aq na duhet!
Ç’rol t’i japim këtij Klosit, se ka kohë që përpiqet të bjerë në sy?”
“Më mirë ta lëmë të vërtitet si gjynah, se ashtu e prek më shumë atë. Ai, kohët e fundit, e çmon shumë kotësinë e budallallëkun; prej tyre nuk të vjen asnjë e keqe! E rëndësishme në partinë tonë është që askush nuk duhet të mendojë në kokë të vet, por të gjithë ta tundin atë sipas midesë së Babos!
Po këtij Erjo Miles, se e kam shok banke?”

“Hëëm… atij jepi një zorrë të freskojë ambientin!
Po me Belën ç’të bëjmë?”
“Dreq o punë, dreq o punë!”, renkoi Tao. “S’di njeriu si të sillet. Atë pyete ç’t’i ketë lerë në zemër, se na bën gjëmën!

E ka thënë ai kodosh Napoleoni: ‘Më mirë të të kenë frikë se sa të të duan!’
Po këta ministrat që do shkarkohen, si Lameqyqja, Koçia, Tezja, Sala, Demo, Gonxhe, Pirdeni, Sypetrit Malaj, Nufi, ç’të bëj?”
“Harrove Karakaçin. Megjithëse këtë e duam për kandidat për kryetar bashkie në Shkodër, lëre të vërtitet sa andej-këtej!
Po Tezen e vumë te valltarët? Kërcen tashmë edhe gratis ajo, se ka bërë boll prokopi!
Ndërsa këta të tjerët të konsiderohen besëprerë: të bëjnë punë pastrimi, larje, shpëlarje, arnime, shkundje qilymash, pastrim banjosh!
Na ka mbetur ferliku e kukureci?”
“Atë në lëndinë Fatmir Xhafa me Vullnet Sinën, si dy labë që e kanë traditë! Yndyrën per ta lyer e sjell Termeja nga Progonati!
Kemi harruar këtë Niko Peleshin, more, se e kemi të parë në Tabir Saraj, ku ta vëmë?”

Tao u mendua e tha: “Po të jetë për mua, e shkarkoj në shtator e bëhem vetë, se i di mirë këto punët e Dovletit. Ndaj lëre pa karrige; po gjeti ndonjë bosh, le të ulet!”
Erdhi Babo hundë e buzë. Ende nuk i ishte tharë mjekrra nga uji që i hodhi Gaz Bardhi i nëmuri me Klevis Balliun, që ju shoftë ymri të dyve! Madje dhe Jorushi i Tabakeve e ka leshuar gojen si te qe perroi i Zaranikes në dimer !
Babua, me zë të rënduar e klimë anthi, filloi pretencën, ju kam dhjere në dreke u tha, nuk hani më me mua ju, une do ju ha ju!
Qortoi Damon e Ulësinë për çapkënllëqe. Pastaj i hoqi një vërejtje Çuçit. Zemra i squllej kur shihte Mamicën. “U bë dhe kjo lanetë të më bëjë karshillëk”, i thoshte vetes, “të më tregojë mua arat bashkë me atë Ditëzinë e Bushatlinjve!”
Gotën e mbushur e derdhi Braçe, që do të kantidojë për Bashkinë e Tiranes pa bekimin e Babos, pasi lëshoi një hingëllimë kumbuese: “Ç’i ke, mi, këto emërime? As na pyet, as na bën! Pastaj ankohesh. Mirë, mi, të të bëhet! Na ke thirrë këtu për drekë, as bira, mi, s’na ke qitë! Na tregon ne besën!”
Babua zgurdulloi sytë, këputi mikrofonin me dhëmbë, përmbysi tavolinën, mori një broke dhe gjuajti Braçen. Të gjithë u bënë meit, u strukën, u fshehën, teksa bërtiste e ulërinte:

“Diiil jashtë, dil jashtë… jashtëëë!”
Braçja sokëllinte: “He, mi, lojte nga fiqiri! S’du, mi, s’du! Nuk është pronë e jotja PS dhe qeveria!”
Babua ndiqte me vrap e gulçonte “si more nuk qenka prone e imja??!!”

Braçja hypi mbi tavolinë, Babua në fund, Braçja në krye, si Tomi me Xherrin!
I fshehur pas bustit të Skënderbeut, Tao, me zë të mbytur, duke u gugatur, thirri:
“5 minuta pushim, 5 min pushim!”

Pas kësaj s’u mblodhën më. Ca morën rrugën për Sauk Kodër, ca u nisën drejt Elbasanit, disa u futën nëpër bodrume!
Vetëm Kostaqi u pa t’i jepte një shami Etildës, që dëneste për pusinë që i zunë Babos si Musolinit në Gran consiglio naten e 25 Korrikut 1943 !!

“Këto lot”, i tha ai me solemnitet, “e meritojnë në shtator një ministerllëk! Së paku një gjest kalorësie në këto kohë virane!”! Ajo u pergjigj “Babua dhe Besen, tani Shqiperia do dalë në selamet, kaq ishte karrierat personale janë pesë me hiç”! Kostaqi u step nga ky idealizem!

Next Post
Spanja e Franca vijojnë betejën me flakët, shkon në 270 mijë numri i personave të evakuuar

Spanja e Franca vijojnë betejën me flakët, shkon në 270 mijë numri i personave të evakuuar

Comments 1

  1. Vasil Treska says:
    16 minutes ago

    Mascara pedagog.Ju lepive dhe vazhdon ti lepihesh atij qe ureje.Te fala L.B

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

“Jetë e dyfishtë” dhe shumë sekrete, ja cila është shenja më misterioze e horoskopit

July 25, 2026
Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

July 25, 2026
Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Shqipëria fillon përgatitjet ligjore për adoptimin e euros, eksperti: Do krijojë mundësi të reja për ekonominë

July 25, 2026
“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë në ditën e 56-ë të protestës

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë në ditën e 56-ë të protestës

July 25, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

July 25, 2026
Sonte shkruhet historia, Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar

Sonte shkruhet historia, Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar

July 25, 2026
Digjet mali i Çipinit, era e fortë përkeqëson situatën e zjarreve, autoritetet thirrje banorëve të zonës: Tregoni kujdes

Digjet mali i Çipinit, era e fortë përkeqëson situatën e zjarreve, autoritetet thirrje banorëve të zonës: Tregoni kujdes

July 25, 2026
“Paraja fizike nuk do duhet më në vitin 2036”, deklarata e Elon Musk ndez debat për të ardhmen e ekonomisë

“Paraja fizike nuk do duhet më në vitin 2036”, deklarata e Elon Musk ndez debat për të ardhmen e ekonomisë

July 25, 2026
Ka hyrë protesta në rutinën e saj?

Ka hyrë protesta në rutinën e saj?

July 25, 2026
“Kosova është pjesë e Serbisë”, mesazhi i Vuçiç për ushtrinë! Sulmon edhe aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

“Kosova është pjesë e Serbisë”, mesazhi i Vuçiç për ushtrinë! Sulmon edhe aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

July 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In