• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Spanja e Franca vijojnë betejën me flakët, shkon në 270 mijë numri i personave të evakuuar

by E S
25/07/2026 18:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Flakët po shkaktojnë shkatërrime të përmasave të mëdha në Spanjë dhe Francë. Numri i të evakuuarve në të dy shtetet ka shkuar në 270 mijë.

Në Spanjë veçanërisht është prekur Madridi me zjarrin më të madh të regjistruar në historinë e rajonit. Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare, ndërsa dje zjarret detyruan evakuimin e një objekti të NASA-s, ku ndodhen disa antena gjigante të rrjetit Deep Space Netëork, i cili mundëson komunikimin me anijet kozmike që kryejnë misione në hapësirën e thellë.

Sipas gazetës El País, zjarret vazhdojnë të jenë aktive dhe jashtë kontrollit. Gjatë natës, ato u përhapën shumë pak dhe humbën disi intensitet, por rritja e erës gjatë ditës mbetet një shqetësim serioz.

Situata mbetet “komplekse”, deklaroi kryeministri Pedro Sánchez. “Prioriteti është të shpëtojmë jetë njerëzish.” Ai vizitoi këtë të shtunë zonën e përfshirë nga flakët, ku janë djegur tashmë 25.000 hektarë.

Sanchez bëri thirrje për një “pakt kombëtar kundër emergjencës klimatike’ dhe tha se qytetarët duhet të “pranojnë dhe të kuptojnë” se ndryshimet klimatike po shkaktojnë zjarre pyjore gjithnjë e më të rënda dhe më intensive, të cilat “po tejkalojnë edhe parashikimet shkencore”.

Franca gjithashtu po vuan emergjencën e zjarreve sidomos në jugperëndim të vendit, ku zjarri gjigant në bregdetin e Atlantikut po i afrohet qytetit të Bordeaux, si pasojë e erërave që janë drejtuar nga brendësia e vendit.

Gjatë natës, autoritetet u kërkuan banorëve të shtatë komunave në periferi të zonës metropolitane të Bordeaux të largoheshin nga shtëpitë e tyre pasi flakët ndodhen vetëm pak kilometra larg qytetit të madh, ku tymi dhe era e djegies kanë ndotur ajrin.

Gjatë natës, kryeministri Sébastien Lecornu njoftoi dërgimin e 1,5 milionë maskave FFP2 që u përdorën gjatë pandemisë COVID-19 “për të mbrojtur ekipet e shpëtimit dhe popullsinë nga tymi i dëmshëm për shëndetin”.

Ai njoftoi gjithashtu dërgimin e 500 ushtarëve shtesë, duke e çuar numrin e tyre në 1.000, si dhe angazhimin e avionit ushtarak A400M në rajonin e Gironde.

Autoritetet u bënë thirrje drejtuesve të automjeteve të shmangin rajonin dhe të lënë rrugët të lira për automjetet e emergjencës. Ndërkohë, Aeroporti Bordeaux-Mérignac mund të mbyllet në orët në vijim.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se situata mbetet jashtëzakonisht e tensionuar për shkak të zjarreve që po shkatërrojnë vendin, veçanërisht në rajonin e Gironde. Ai u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdesin maksimal pasi çdo veprim ka rëndësi për të mbrojtur jetën, shtëpitë, pyjet dhe peisazhet franceze.

Next Post
“Kosova është pjesë e Serbisë”, mesazhi i Vuçiç për ushtrinë! Sulmon edhe aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

“Kosova është pjesë e Serbisë”, mesazhi i Vuçiç për ushtrinë! Sulmon edhe aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In