• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Analiza/ Rivaliteti Britani-Francë po e vë në rrezik Perëndimin

by
04/11/2021 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Gideon Rachman “Financial Times”

Kjo është java kur Boris Johnson ka mbledhur gjithë liderët e botës, për të diskutuar marrjen e masave kundër ndryshimit të klimës. Por kryeministri britanik çeli samitin COP26 në Gllasgou i tronditur nga një mosmarrëveshje e ashpër me Francën rreth çështjes së peshkimit.

Rivaliteti midis Britanisë së Madhe dhe Francës, po shndërrohet një problem serioz ndërkombëtar. Samiti i G7 në qershor të këtij viti, u zhvillua në sfondin e një grindjeje tjetër franko-britanike, në atë kohë për procedurat kufitare për Irlandën e Veriut.

Çdo mosmarrëveshje sado e vogël midis 2 vendeve duket se përshkallëzohet shumë shpejt në një shkëmbim kërcënimesh dhe fyerjesh. Problemi themelor nuk është as çështja e peshkimit dhe as Irlanda e Veriut. Problemi kryesor është Brexit. E thënë më fjalë të thjeshta, Johnson-it i duhet që të ketë sukses, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron, kërkon që ai të dështojë.

Një letër e zbuluar së fundmi nga mediat e kryeministrit francez Jean Castex drejtuar Komisionit Evropian, tregonte se është e rëndësishme t’i tregohet opinionit publik evropian, se kostot e largimit nga Bashkimit Evropian, janë më të mëdha sesa ato të qëndrimit në union.

Britanikët e kanë shfrytëzuar këtë zbulim, si një provë se Parisi po kërkon që ta ndëshkojë Britaninë për Brexit-in, daljen nga unioni. Francezët pretendojnë se ky është një keq-interpretim i qëllimshëm, dhe se gjithçka është produkt i vullnetit të qeverisë britanike për t’i bërë letrës keq-interpretimin më të keq të mundshëm.

Edhe pse Johnson ndihet shumë mirë pas një konference të suksesshme të Partisë Konservatore, sondazhet tregojnë se publiku britanik po pajtohet gradualisht me pikëpamjen se Brexit ishte një gabim. Në përgjigje të pyetjes “Në këndvështrim tuaj, a mendoni se Britania pati të drejtë apo gabim që u largua nga Bashkimi Evropian”, 49 për qind u përgjigjën gabim dhe vetëm 38 për qind e quajtën të drejtë këtë lëvizje.

Një tjetër sondazh i fundit, tregoi se 53 për qind besojnë se Brexit ka sjellë rritjen e ndjeshme të çmimeve në vend. Këto ndryshime në opinionin publik, mund të sjellin telashe serioze për Johnson, sidomos nëse inflacioni dhe mungesat e produkteve në tregje përkeqësohen gjatë dimrit.

Kjo e bën shumë joshëse një përplasje me Emmanuel Macron. Nëse francezët kërcënojnë të ngadalësojnë trafikun e mallrave britanike përmes porteve të Kanalit të La Manshit, çdo mungesë e mëvonshme në tregje mund të shpjegohet me hakmarrjen e Francës dhe jo me defektet e natyrshme të Brexit.

Ndërkaq, duket se qeveria britanike po përgatitet të bëjë ndryshime të njëanshme në protokollin e Irlandës së Veriut, që ishte pjesë e marrëveshjes mbi Brexit. Një përplasje me Francën, mund t’i japë mundësi Johnson-it të pretendojë se këto ndryshime janë më shumë një kundërpërgjigje ndaj sjelljet armiqësore të Francës, sesa një akt dashakeq nga Britania.

Ashtu si Johnson, edhe Macron gjendet nën një presion të fortë politik. Ai përballet prillin e vitit të ardhshëm me zgjedhjet presidenciale. Eric Zemmour, ylli në rritje i së djathtës ekstreme, ka këmbëngulur vazhdimisht se “anglezët e fituan betejën e Brexit”. Macron duhet që ta rrëzojë këtë ide.

Nënshkrimi i AUKUS – një pakt sigurie i negociuar fshehtazi midis Australisë, Britanisë së Madhe dhe SHBA- ishte një goditje e rëndë për Francën. Një zyrtar amerikan shprehet: “Franca besonte se Brexit e kishte bërë Britaninë të parëndësishme, se ne do ta anashkalonim Londrën. Pastaj ata zbuluan se ne kishim arritur një marrëveshje të fshehtë me britanikët, pas shpinës së tyre”.

Zemërimi i Francës u bë dhe më i madh nga humbja e një kontrate të majme me Australinë në fushën e mbrojtjes. Presioni nën të cilin ndodhet qeveria Macron reflektohet në tonet paksa histerike të komunikimeve të fundit. Clément Beaune, Ministri francez për Evropën, deklaroi se forca është e vetmja gjuhë që kuptojnë britanikët.

Është e qartë se duhet bërë diçka për të ulur këto tensione, në një mënyrë të tillë që ato të mos zgjasin më shumë sesa disa javë. Ben Judah i think-tankut “Atlantic Council”, që ka shtetësi të dyfishtë francezo-britanike, sugjeron që të dyja vendet të krijojnë një komitet të përbashkët me personalitetet më të njohura për të punuar mbi një plan për pajtimin midis palëve.

Në një botë ideale, një nismë e tillë mund t‘i hapë rrugën një “Entente Cordiale”, si marrëveshja e vitit 1904, që i dha fund një raundi të mëparshëm të rivalitetit britaniko-francez. Por as Londra dhe as Parisi, nuk duken të gatshme për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet midis tyre.

Peter Ricketts, ish-ambasador i Britanisë në Paris, parashikon se do të duhen edhe disa vite të tjera, përpara se marrëdhëniet të përmirësohen ndjeshëm. Por aleanca perëndimore nuk ka luksin të presë. “Helmi” aktual midis Britanisë së Madhe dhe Francës, mund të përhapet dhe të infektojë NATO-n, G7 dhe negociatat ndërkombëtare për gjithçka, nga ndryshimi i klimës deri tek tregtia.

Po ashtu fërkimet Britani-Francë, do ta vështirësojnë arritjen e pozicioneve të përbashkëta perëndimore në mosmarrëveshjet me Kinën dhe Rusinë. Thomas Ëright i Institutit Brookings, shpreh shqetësimin e tij se Britania dhe Franca rrezikojnë që të shndërrohen në “Japoninë dhe Korenë e Jugut të Evropës”- dy aleatë të ngushtë të Amerikës në Azi, por që janë rivalë të hidhur midis tyre.

Në Azi, SHBA-të janë përpjekur jo pak që të ndërtojnë ura bashkëpunimi midis Tokios dhe Seulit. Tani mund të ketë ardhur koha që Uashingtoni të luajë të njëjtin rol edhe midis Londrës dhe Parisit. Amerikanët duhet që t’u japin fund iluzioneve të gabuara nga të dyja palët.

Britanikët duhet të kuptojnë se SHBA-ja e sheh BE-në si një partnere vendimtare, dhe nuk do ta nënçmojnë Brukselin në favor të “Anglosferës”. Nga ana e tyre francezët duhet ta pranojnë se SHBA-së i duhet që të ketë sukses Britania pas-Brexit, dhe nuk do ta trajtojë asnjëherë atë si një shtet mashtrues.

Aftësia e Amerikës për të luajtur rolin e ndërmjetësit të ndershëm, ndërlikohet jo pak nga AUKUS. Por Biden duket vërtet i penduar për shpërfilljen e Francës, dhe ka lëvizur shpejt për t’i rregulluar gjërat. Fakti që Macron dhe Johnson e vlerësojnë shumë marrëdhënien e tyre të ngushtë me Biden, i jep SHBA-së një mundësi për të manovruar në këtë fushë.

Amerikanët duhet të përpiqen të bindin britanikët dhe francezët, që të heqin dorë nga kërcënimet e tyre më të çuditshme, dhe të punojnë së bashku për interesat e tyre dhe të Perëndimit në përgjithësi. /abcnews.al

/b.h

Next Post
I dënuar me burg në Greqi/ Kush është ‘Mili’, ‘koka’ e grupit të grabitësve të noterit në Sarandë

I dënuar me burg në Greqi/ Kush është ‘Mili’, 'koka' e grupit të grabitësve të noterit në Sarandë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dash Sula: Sa të jetë Berisha në krye të PD-së, Rama ta bëjë gjumin e qetë  

“Edi Rama më riktheu dinjitetin”, Dash Sula: Jam kërcënuar, por nuk kam frikë!

September 17, 2026
Protesta para kuvendit, 11 të shoqëruar/ Tensione dhe përplasje me policinë në disa zona të Tiranës

Protesta para kuvendit, 11 të shoqëruar/ Tensione dhe përplasje me policinë në disa zona të Tiranës

September 17, 2026
Eurodeputetja greke sulmon ashpër Von der Leyen: Nuk ka raciste më të madhe kundër evropianëve se ju

Eurodeputetja greke sulmon ashpër Von der Leyen: Nuk ka raciste më të madhe kundër evropianëve se ju

September 17, 2026

Nga 446 mijë në 511 mijë lekë/ Sa paguhen sot magjistratët dhe çfarë kërkojnë KLGJ e KLP

September 17, 2026
Kuvendi LIVE/ PD dhe Bardhi kërkuan heqjen nga rendi i ditës të draftit për formulën e pagave të magjistratëve, mazhoranca e rrëzon! Votohen dhe dekretet e Presidentit

“Lufta e tyre ishte për çlirim”, Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë të përbashkët, dënon vendimin për ish-krerët e UÇK

September 17, 2026
Kryeministri kanadez flet në PE: Së bashku jemi më të fortë! Tarifat, instrument presioni

Kryeministri kanadez flet në PE: Së bashku jemi më të fortë! Tarifat, instrument presioni

September 17, 2026
Dyshohet se është larguar drejt Shqipërisë: Autoritetet greke në kërkim të Alket Rizait pas thyerjes së lejes nga burgu

Dyshohet se është larguar drejt Shqipërisë: Autoritetet greke në kërkim të Alket Rizait pas thyerjes së lejes nga burgu

September 17, 2026
Irlanda tërhiqet nga Eurovision 2027 për shkak të luftës në Gaza

Irlanda tërhiqet nga Eurovision 2027 për shkak të luftës në Gaza

September 17, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Në emër të popullit të Kosovës

September 17, 2026
By Pass-i i Elbasanit, Himçi: Dy lotet nuk mjaftojnë; Karakaçi: Faza e tretë buxhetohet në 2027

By Pass-i i Elbasanit, Himçi: Dy lotet nuk mjaftojnë; Karakaçi: Faza e tretë buxhetohet në 2027

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com