• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

ANALIZA/ Pesë lëvizjet e ardhshme të Rusisë në Siri

by A R
07/12/2015 18:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Moska dëshiron të rrisë ndërhyrjen e saj. Çfarë duhet të bëjnë rusët, në mënyrë që të kthejnë gjërat në favorin e tyre, dhe fitojnë këtë luftë?

Robert Farley, lektor në shkollën Parson për Diplomaci dhe Tregtinë Ndërkombëtare në Universitetin e Kentakit në SHBA në një analizë të publikuar pak ditë më parë në The National Interest analizon situatën Rusi-Siri, duke numëruar 5 lëvizjet e ardhshme që Putin pritet të bëjë mbi territorin sirian.

Farley numëron hapat, që nga përdorimi i avionëve më të fuqishëm, lëvizjet diplomatike, futja në lojë e shërbimeve inteligjente dhe instalimi i mirë i sistemit raketor tokë-ajër.

  1. Su-25 “Frogfoot”

Ndërsa rrëzimi i avionit Su-24 pranë territorit turk tregoi dobësinë e tij që fluturoi i pashoqëruar ndaj sulmeve të avionëve modernë luftarakë, rusët kanë ende nevojë të ndihmojnë ushtrinë siriane dhe milicinë shoqëruese për të bërë përparime në terren. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është që të përdorin një aeroplan të rëndë sulm si Su-25 Frogfoot, që mund të ketë një ndikim të menjëhershëm në fushën e betejës. I njohur si ekuivalenti sovjetik i A-10, Frogfoot mund të mbajë një sasi të madhe të municioneve dhe vlerësohet si rezistent ndaj armëve të vogla.

Duke pasur parasysh treguesit se Rusia është gati të rrisë fushatën e saj ajrore në Siri, mund të jemi të sigurt se avioni në fjalë, Frogfoot, së shpejti do të shfaqet në qiell mbi territoret e pushtuara nga rebelët. Këta avionë do të ketë një ndikim të madh në ofensivën në terren.

  1. S-400, sistemi i raketave tokë-ajër

Më herët, gjatë javës që shkoi, Rusia njoftoi dislokimin e suksesshëm të sistemit të raketave tokë-ajër S-400 në Siri. Artikuj që u publikuan lidhur me këtë u përqendruan në aftësitë teknike të këtij sistemi, ndërkohë që në aspektin politik S-400 ofron siguri për regjimin e Asadit kundër zonës së ndalim fluturimit, ose një fushate ajrore anti-Assad. Kjo do të thotë, në fakt, që ISIS dhe rebelët sirianë do të duhet që të mposhtin Assad (dhe Rusinë) me forcat e tyre, pa mbështetjen e drejtpërdrejtë kinetike të ndonjë prej aleatëve të tyre.

Forcat ajrore perëndimore ndoshta mund ta mposhtin S-400, edhe pse ata mund të pësojnë humbje gjatë rrugës. Megjithatë, sulmet e drejtpërdrejta ndaj rrjetit të mbrojtjes ajrore ruse do të jepnin një nivel shumë më të lartë të përshkallëzimit të situatës, S-400 i jep Rusisë një veto praktike mbi çdo veprim perëndimore kundër Asadit.

  1. Diplomacia

Arma më e rëndësishme që Rusia mund të përdorë për të ruajtur regjimin e Asadit është trupa e saj diplomatike. Edhe pse fuqia e butë ruse është përkeqësuar gjatë disa viteve të fundit, ajo ende e ka fuqinë dhe ndikimin për të bërë marrëveshje anësore me palët e interesuara në konfliktin sirian. Kjo përfshin fqinjët rajonalë të Sirisë, anëtarët e BE-së më pak se entuziast për të kontribuar në luftë, si dhe vende të fuqishme, që mund të jenë të interesuara për të dhënë kontribut. E gjithë kjo mund të ndihmojë për të ndryshuar kushtet e debatit në konfliktin në drejtim të mbijetesës së regjimit të Asadit.

Ndër pasuritë më të çmuara diplomatike të Rusisë është vetoja në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Rusia mund të përdorë këtë veto si një mburojë, duke parandaluar çdo veprim serioz të KS mbi konfliktin dhe duke shmangur një ndërhyrje të NATO-s, si ndodhi në Libi.

  1. Inteligjenca, Mbikëqyrja dhe Zbulimi

Rusia nuk ka tani dhe nuk ka pasur kurrë ato asete të inteligjencës apo zbulimit si kanë  Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, ajo mund të përmirësojë ndjeshëm aftësitë e ushtrisë siriane në këtë drejtim. Inteligjenca ruse mund të ndihmojë me saktësi për aftësitë e fraksioneve të ndryshme rebele dhe të analizojë reagimet e tyre për ofensivë. Kjo mund të ndihmojë rusët për një strategji efektive për të mposhtur rebelët.

Asetet ruse në këtë drejtim përfshijnë jo vetëm avionë Recon dhe dronet, por edhe njësi të Luftës Elektronike që mund të analizojnë komunikimet rebele.

  1. Spetsnaz*

Ushtria Siriane dhe milicitë e saj kanë nevojë të rimarrin territoret që i kanë tashmë rebelët. Deri tani, për fat të keq, këto forca kanë pasur probleme. Rusët duhet të sigurojnë një bazë të lidershipit që mund të ndihmojë për të fituar luftën në terren.

Përveç faktit që Rusia mund të vendosë për hedhjen e një force të konsiderueshme në terren në Siri, roli kryesor që luhet nga trupat ruse do të jetë kryesisht në udhëheqje, koordinim dhe mbështetje. Forcat speciale ruse duhet të marrin shembull nga përvoja e perëndimore në Afganistan, Libi dhe gjetkë. Në të njëjtën kohë, ata duhet të kenë kujdes për të shmangur viktimat, të cilat do të kishin ndikim në Rusi dhe në arenën ndërkombëtare.

Rusia ka ende shumë për të luftuar në Siri. Javët e para të ndërhyrjes amerikane në Afganistan, dhe të NATO-s ndërhyrjes në Libi, treguan shenja të dukshme progresi. Në të dyja rastet sulmet ajrore kishin dobësuar dhe fragmentuar rezistencën, megjithatë, ofensivat e kthyen vendin përmbys. Pas dy ose tre muajsh, komuniteti ndërkombëtar do të mund të festojë përpjekjet e suksesshme të ushtrisë ruse për të mposhtur ISIS, dhe regjimi i Asadit do të mund të brohorasë shkatërrimin e fraksioneve rebele në perëndim të vendit.

(Spetsnaz është një term rus, përdorimi i të cilit zakonisht është i lidhur me njësitë e forcave speciale të Rusisë)

Panorama. al

Next Post

Stuhia në Sarajevë anullon ministerialin, avioni i Ylli Manjanit ulje të detyruar në Vjenë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA/ Zgjedhjet e mesmandatit nën tension, hetim në Alaskë dhe përplasje për 20 mijë vota në Kaliforni

SHBA/ Zgjedhjet e mesmandatit nën tension, hetim në Alaskë dhe përplasje për 20 mijë vota në Kaliforni

November 1, 2026
Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

I vendoset tritoli një dyqani lulesh në Tufinë, policia identifikon autorin

November 1, 2026
Trump: Bolsonaro mund të qëndrojë në SHBA për aq kohë sa të dëshirojë

Trump: Bolsonaro mund të qëndrojë në SHBA për aq kohë sa të dëshirojë

November 1, 2026
Europarlamentari holandez: Paraburgimi i Veliajt për qëllime politike

Europarlamentari holandez: Paraburgimi i Veliajt për qëllime politike

November 1, 2026
Rubio dyshon në arritjen e paqes së negociuar në Ukrainë, mbron kontaktet me Rusinë

Rubio dyshon në arritjen e paqes së negociuar në Ukrainë, mbron kontaktet me Rusinë

November 1, 2026
Sulm masiv me mbi 100 dronë në Rusi, në shënjestër një nga rafineritë më të mëdha të naftës

Sulm masiv me mbi 100 dronë në Rusi, në shënjestër një nga rafineritë më të mëdha të naftës

November 1, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

(pa)Rëndësia e fjalës “SHPREHIMISHT”!

November 1, 2026
FOTO / Kina shpall planin e detajuar për uljen e astronautëve në Hënë

FOTO / Kina shpall planin e detajuar për uljen e astronautëve në Hënë

November 1, 2026
Kriza politike në Poloni, Komisioni Europian bën thirrje për respektimin e Kushtetutës

Kriza politike në Poloni, Komisioni Europian bën thirrje për respektimin e Kushtetutës

November 1, 2026
Protesta në Tiranë, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim, Policia: Qëlluan me sfera e vida metalike efektivët

Protesta në Tiranë, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim, Policia: Qëlluan me sfera e vida metalike efektivët

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In