• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

ANALIZA/ Luftrat në Lindjen e Mesme, sulmet terroriste, Putin, Trump…2016-a vit i tmerrshëm

by A R
31/12/2016 09:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe 2016-a ishte një annus horribilis, një vit i tmerrshëm. Në botë është prishur rregulli: në Lindjen e Afërt kanë shpërthyer luftra të tmerrshme – në Siri, në Jemen, në Libi, fshehurazi në Irak. I ashtuquajturi “Shtet Islamik”, horrori i terrorit brutal, vrastar, fundamentalist, ende nuk është mundur. Filizat e brishtë të pranverës arabe janë shkelur me forcë me këmbë – nga autokratët, despotët, diktatorët. Dhe kjo ndodh me pasoja për vetë rajonin, i cili pa dyshim mund të jetë një epiqendër e shpërthimit politik dhe social që trondit botën – ndoshta edhe do të bëhet. Duket sikur Lindja e Afërt dhe e Mesme do të zhyten në një luftë 30 vjeçare, në të cilat klanet, fiset dhe komunitetet fetare do të luftojnë me egërsi kundër njëra-tjetrës.

BE i mbërthyer nga dyshimet në vetvete

Evropa nga ana tjetër, në brigjet e së cilës përfundojnë refugjatët e Lindjes së Afërt, është vetë e tronditur. Por që kriza e refugjatëve e ka bërë të qartë se “solidariteti evropian” është në rastin më të mirë një frazë që tingëllon bukur, por e cila nuk është në gjendje të mbajë politikisht.  Brexiti, lamtumira e shpallur e Britanisë së Madhe nga BE e ka zhytur bashkësinë në dyshime të thella. Vepra paqëtore e bashkimit është në lojë – dhe komuniteti lufton me veten për atë se ku do të vejë rruga. Kjo në një kohë kur që tani është e sigurtë se krahas rrugëve evropianolindore të kthimit në vetëvendosjen e shteteve nacionale dhe të identitetit, vitin e ardhshëm do të ndryshojnë edhe në Evropën Perëndimore raportet e pushtetit: në Holandë siç pritet prej Geert Wildersit, edhe Franca do të ketë me çdo kusht një president të ri – ndoshta një “theçerist” katolik, gjë që i përngjan një revolucioni.

Edhe në Gjermani, që aktualisht duket si atdhe i stabilitetit, në shtator do të mbahen zgjedhje. Askush nuk mund ta pëfytyrojë vërtet për momentin, që Angela Merkeli – në cilindo koalicion qoftë – të mos mbetet më kancelare. Ajo është një kështjellë e patundur në të përpjetat dhe të tatëpjetat e politikës botërore, që prej njëmbëdhjetë vjetësh. Edhe këtu partia populiste, egoiste nacionale “Alternativa për Gjermaninë” do të futet në Bundestag – me më shumë përqindje se do t’u pëlqente shumë vetëve. Edhe këtu, mendimi i djathtë, veprimi i djathtë po fiton popullaritet, edhe nëse kjo nuk do të mjaftojë për të marrë pushtetin. Gjermania do të mbetet e qeverisur me stabilitet. Dhe për këtë arsye ajo është një bovë mbajtëse në politikën e paqetë dhe të parehatshme botërore. Dhe kjo megjithëse atentati terrorist në Berlin pak para Krishtlindjeve e tronditi rrënjësisht vendin.

Trumpi dhe Putini – dy presidentë të paparashikueshëm

Pasiguria tjetër e ardhshme: në SHBA do të qeverisë Donald Trumpi. A do të jetë i parashikueshëm në veprimet e tij ky president? Si do t’i hapet biznesmeni politikës së jashtme? A do ta shikojë politikën e jashtme si “deal”, apo si art diplomatik? A do të radhitet ai si fuqi drejtuese në politikën globale apo jo? Dhe para së gjithash: a e sheh ai veten si pjesë të Perëndimit – apo do të mbështetet ai vetëm te “Make America great again”? Këtu 2017-a hedh përpara hijet e saj.

Por 2016-a pa rilindjen që të tërheq vëmendjen të Rusisë dhe të Vladimir Putinit në skenën e politikës botërore. Rusia nuk është fuqi rajonale, siç u shpreh njëherë Presidenti në largim, Obama. Rusia ndërhyn në Lindjen e Mesme dhe në Evropë. Dhe Moska mbështetet para së gjithash në zgjidhje ushtarake dhe jo në diplomaci. Ajo e përdor dhunën me ndërgjegje dhe në mënyrë cinike. Në Siri ose në konfliktet e ngrira në Ukrainën Lindore. Kthimi i Rusisë në politikën botërore është edhe kthimi i misioneve ushtarake në politikën botërore, për të siguruar ndikim dhe pushtet. Për këtë Perëndimit – nëse ai do të ekzistojë ende si njësi në “vitin një” të Trumpit – do t’i duhet të japë një përgjigje.Edhe Gjermania, e cila tradicionalisht ka vështirësitë e saj me ndërhyrjet ushtarake./ DW/a.m.

Next Post
Senati amerikan mbase që në janar do kërkojë Malin e Zi në NATO

Senati amerikan mbase që në janar do kërkojë Malin e Zi në NATO

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FBI “përzë” shtetin nga hetimi i vrasjes në Minneapolis, zbulohet e shkuara e oficerit

FBI “përzë” shtetin nga hetimi i vrasjes në Minneapolis, zbulohet e shkuara e oficerit

January 8, 2026
Bllokimi i anijes me flamurin rus, ekspertët: SHBA rrezikon përshkallëzimin me Moskën

Bllokimi i anijes me flamurin rus, ekspertët: SHBA rrezikon përshkallëzimin me Moskën

January 8, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“S’do t’ia dijë njeri për përmbytjet”, Manjani: Kemi që në 1945 që presim amerikanët…

January 8, 2026
“Do ta paguash për atë që ke bërë”/ Pas dyerve të gjykatës në Nju Jork, Maduro i përgjigjet protestuesit: Jam rob lufte

“Një batanije leshi dhe një dyshek i hollë”, ja kushtet në burgun ku po mbahen Maduro dhe gruaja e tij

January 8, 2026
“Shpallni gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore”, Gjunkshi thirrje Ramës: Banorët s’dinë ku kanë kokën

“Shpallni gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore”, Gjunkshi thirrje Ramës: Banorët s’dinë ku kanë kokën

January 8, 2026
“Kemi arritur ta izolojmë zjarrin te 5 Maji”, Cara: Në magazina ka bombola gazi që tregtohen

“Kemi arritur ta izolojmë zjarrin te 5 Maji”, Cara: Në magazina ka bombola gazi që tregtohen

January 8, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Shqipëria e Enver Hoxhës nuk u përmbyt kurrë, sepse kishte 700 hidrovore dhe sisteme bonifikimi

January 8, 2026
Vjosa në kuotën e 9 metrave: Nesër parashikohet stuhi, shpresa e vetme janë uljet e prurjeve

Vjosa në kuotën e 9 metrave: Nesër parashikohet stuhi, shpresa e vetme janë uljet e prurjeve

January 8, 2026
Zjarri te tregu “5 Maji”, Ristani: Është vënë në kontroll, asnjë rrezikshmëri për përhapjen në qendrat e banuara

Zjarri te tregu “5 Maji”, Ristani: Është vënë në kontroll, asnjë rrezikshmëri për përhapjen në qendrat e banuara

January 8, 2026
“Kemi vetëm 50 ekskavatorë të dhuruar”, eksperti: Kanalet kulluese mbledhin 5-6 milionë ton llum, nuk mund të pastrohen

“Kemi vetëm 50 ekskavatorë të dhuruar”, eksperti: Kanalet kulluese mbledhin 5-6 milionë ton llum, nuk mund të pastrohen

January 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In