• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Analiza / Kontrolli afatgjatë i pandemisë kërkon sigurimin e vazhdueshëm të vaksinave

by A R
01/03/2022 11:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pavarësisht se në një pjesë të mirë të shteteve të botës, numrat e infektimeve me covid kanë ardhur në rënie dhe vaksinimet me dozat e para covid kanë dhënë një efekt pozitiv, shumica e vendeve vijojnë gjithsesi të furnizohen me doza të reja vaksinash kundër koronavirusit. Madje një pjesë e mirë e tyre kanë krijuar rezerva të mëdha vaksinash, ndonëse kanë vaksinuar pjesën më të madhe të popullsisë së tyre.

Sipas një vlerësimi të “Airfinity”, kompanisë së inteligjencës mbi të dhënat shkencore mjekësore, vendet e G7 dhe BE të kombinuara së bashku, pritet të arrijnë në 1.39 miliardë vaksina rezervë deri në fund të tremujorit të parë të vitit 2022, edhe nëse 80% e të gjithë të rriturve të tyre do të kenë marrë vaksina dhe doza përforcuese.

Organizata “Airfinity” vlerëson se edhe nëse donacionet e tyre të vaksinave për vendet e treta vazhdojnë me ritmin e tyre aktual, vetëm 500 milionë prej dozave rezervë do të shkonin për dhurime në vendet më pak të zhvillizhuara duke lënë sërish, plot 890 milionë doza rezervë në shtetet e pasura.

Kjo zgjedhje vjen për disa arsye. Ndonëse rastet e Covid në SHBA po vazhdojnë të bien, zyrtarët shëndetësorë po diskutojnë aplikimin e vaksinës së përvitshme anticovid, *si një strategji për të mbajtur virusin nën kontroll në terma afatgjatë.* Kreu i Phizer ka thënë se një vaksinë vjetore për Covid-19 do të ishte më e preferueshme sesa vaksinat më të shpeshta përforcuese në luftën kundër pandemisë.

*Ekspertët dhe zyrtarët shëndetësorë tani po përgatiten për një fazë ‘post-pandemike’ të Covid-it, ku njerëzit mund të jetojnë së bashku me virusin ashtu siç bëjnë me gripin. Por mbajtja nën kontroll e virusit mund të kërkojë vaksina të rregullta, vjetore.*

Në anë tjetër, revista prestigjoze “Wall Street Journal” ka raportuar së fundmi se FDA-ja amerikane po shqyrton të dhënat shkencore për një autorizim të mundshëm të dozës së katër të vaksinave anticovid. Sipas Wall Street Journal, FDA po shqyrton marrjen e një vaksine të dytë përforcuese Phizer ose Moderna, e cila do të ishte një injeksion i katërt në përgjithësi për shumicën dërrmuese të amerikanëve të vaksinuar. Vende si Izraeli kanë nisur të aplikojnë dozën e katërt.

Sigurimi i vaksinave anticovid për të mbuluar nevojat e vazhdueshme të vaksinimit është shndërruar gjatë dy viteve të fundit në sfidë për çdo shtet të botës. Sot, teksa pandemia ende nuk ka marrë fund, pavarësisht reduktimit të infektimeve, nuk duhet harruar sipas studiuesve, se sa i paparashikueshëm është ky virus.

Covid 19 mund të bëhet lehtësisht i pakontrollueshëm në mungesë të vigjilencës, prandaj duhet menduar se si ai të mbahet nën kontroll në terma aftagjatë. Aksesi i vazhdueshëm në vaksina është mjeti më i mirë për të qënë të përgatitur sot dhe nesër.

Next Post
Pushtimi i Ukrainës/ Meta mbledh me urgjencë Këshillin e Sigurisë Kombëtare!

Meta dekreton dy ligje/ Stacion policor mes Shqipërisë e Greqisë dhe ekstradimet me Spanjën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet, Demo: Do ndihmojmë bashkitë. Territorialja të bazohet në të dhëna konkrete

Përmbytjet, Demo: Do ndihmojmë bashkitë. Territorialja të bazohet në të dhëna konkrete

January 28, 2026
Misteri i fshatit të paemërt

Misteri i fshatit të paemërt

January 28, 2026
Transferimi i Kadastrës së Vlorës, ASHK sqaron vendimin: Procesi ka nisur 5 vite më parë, qytetarët nuk penalizohen

Transferimi i Kadastrës së Vlorës, ASHK sqaron vendimin: Procesi ka nisur 5 vite më parë, qytetarët nuk penalizohen

January 28, 2026
Po transportonin 34 kg kanabis, arrestohen 2 persona në Gjirokastër

Po transportonin 34 kg kanabis, arrestohen 2 persona në Gjirokastër

January 28, 2026
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

“Minjtë e nuhasin të parët tërmetin”, Noka për Salianjin: Agjenda e tij dirigjohet nga të tjerë!

January 28, 2026
Një sërë apartamentesh, SPAK kërkon konfiskimin e 82 mln lekë pasuri të Moisi dhe Florian Habilajt

Rikthehet “në skenë” Moisi Habilaj, dënohet me 10 vite burg nga Gjykata e Posaçme

January 28, 2026
Ambasadori shqiptar në Pekin, takime për bashkëpunimin ekonomik Shqipëri-Kinë

Ambasadori shqiptar në Pekin, takime për bashkëpunimin ekonomik Shqipëri-Kinë

January 28, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Jemi në ekstremin tjetër kushtetues!

January 28, 2026
DETAJE / Plagosja në Shijak për një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletën në kokë

DETAJE / Plagosja në Shijak për një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletën në kokë

January 28, 2026
Meta kërkon të lirohet nga qelia, ankimon në Apelin e GJKKO masën “arrest me burg”

Meta kërkon të lirohet nga qelia, ankimon në Apelin e GJKKO masën “arrest me burg”

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In