• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Analiza/ Fyerjet e sponsorizuara ndaj Bregut që demaskuan ‘Republikën e re’

by A R
15/05/2017 21:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, ka rënë pre e sulmeve dhe fyerjeve të shumta në rrjetet sociale javët e fundit. Një ndër zërat më të fuqishëm në PD po sulmohet ashpër, kryesisht nga njerëz brenda partisë së saj, vetëm se është një zë ndryshe dhe kritik në Partinë Demokratike. Në fakt, ajo ka një ndikim jo të vogël tek lideri i demokratëve, Lulzim Basha.

Ka qenë pikërisht Majlinda Bregu, që futi opozitën dhe Bashën në sallën e Kuvendit, natën e 21 korrikut, kur u votua Reforma në Drejtësi.

Bregu ka kërkuar gjithmonë nga partia e saj që të dëgjohen e mbështeten më fort ndërkombëtarët, si një faktor i rëndësishëm në rrugën evropiane të Shqipërisë. Dhe kohët e fundit ishte deputetja Bregu që kritikoi kreun e opozitës, Lulzim Basha, për mospranimin e paketës së eurodeputetit David McAllister për zgjidhjen e krizës, një paketë që i jepte jo pak PD dhe Bashës. Si dhe bojkotin e quajti vetëvrasës.

Por, pavarësisht të gjitha përpjekjeve për të çuar përpara PD-në, që partia e dytë më e madhe në vend të mos zhytet drejt një rruge pa kthim, Majlinda Bregu po shihet sot si “armike e thekur” ndaj partisë dhe Bashës.

Janë njerëz të paguar nga Lulzim Basha, “sharësit me pagesë”, por edhe ata falas për të cilët CityNews iu ka sjellë pak kohë më parë një shkrim, të cilët janë hedhur në sulm kundër deputetes, kundër këtij zëri ndryshe, që nuk synon as më pak dhe as më shumë, mos shkatërrimin e PD-së.

Nga njëra anë, kreu demokrat del dhe flet çdo ditë në çadër për Republikën e re dhe parimet e saj demokratike, por nga ana tjetër, paguan dhe urdhëron njerëz që të sulmojnë deri në fyerje një zë kundër tij, kundër rrugës së zymtë ku po e zhyt partinë.

Të jetë vallë kjo Republika e Re?! Majlinda Bregu nuk ka bërë asnjë gabim, ajo është një deputete, ku para këtij posti ka mbajtur dhe të tjerë, mjaft të rëndësishme. Ajo ka mendim ndryshe nga Lulzim Basha dhe turma e tij.

Ajo është politikane, është një nënë, një femër dhe Republika e Re e Bashës duket se s’po kursen as femrat, e për më tepër zërat kritikë dhe ndryshe në PD, që po përpiqen të kritikojnë rrugën e tij. Sharje dhe fyerje, sulme dhe akuza me urdhër të Bashës dhe familjarëve të tij që drejtojnë dhe udhëzojnë sharrësit, me ose pa pagesë.

Bregu ishte në protestë më 13 maj, ajo i është bashkuar çadrës së opozitës dhe ka pranuar hapur se do të jetë pjesë e kësaj force politike, por prapë përballet çdo ditë me fyerje e sharje nga njerëzit e Bashës pse thotë mendimin e saj.

Në fakt, faji dhe problemi nuk është Majlinda Bregu, por Republika e Re, mentaliteti arkaik dhe frika e Lulzim Bashës, i cili duket se s’ka asnjë parim, futet në çdo qorrsokak kur dikush e kritikon dhe i flet hapur për gabimet dhe përgjegjësitë e tij.

Një kryetar partie që linçon një femër dhe një zë ndryshe, ky është themeluesi i Republikës së Re që me këtë mentalitet nuk i duhet as dreqit e jo më shqiptarëve./CityNews

Next Post
Denoncimi: “Një shkëndijë dhe u hodh lagja në erë…”

Denoncimi: "Një shkëndijë dhe u hodh lagja në erë..."

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Tarifat e reja të Trumpit hapin një betejë të re tregtare, përplasjet në SHBA dhe rreziku i rritjes së çmimeve

Analiza/ Tarifat e reja të Trumpit hapin një betejë të re tregtare, përplasjet në SHBA dhe rreziku i rritjes së çmimeve

July 24, 2026
E rëndë në Durrës! I kërkuari nga SPAK përfshihet në konflikt me armë, i përfshirë edhe një oficer policie

E rëndë në Durrës! I kërkuari nga SPAK përfshihet në konflikt me armë, i përfshirë edhe një oficer policie

July 24, 2026
SHBA kërkon zhvendosjen e samitit të OSBE-së nga Beogradi në Charleston, përplasje në Kongres për Serbinë

SHBA kërkon zhvendosjen e samitit të OSBE-së nga Beogradi në Charleston, përplasje në Kongres për Serbinë

July 24, 2026
Beqiri: Rama ka identifikuar hallet e qytetarëve, mandati i katërt kërkon korrigjime dhe përgjegjësi të reja

Beqiri: Rama ka identifikuar hallet e qytetarëve, mandati i katërt kërkon korrigjime dhe përgjegjësi të reja

July 24, 2026
Vizitë e papritur e të dërguarit të BE-së në Prishtinë, Sorensen takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

Vizitë e papritur e të dërguarit të BE-së në Prishtinë, Sorensen takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

July 24, 2026
Zbardhen ‘prapaskenat’ nga mbledhja e PS-së! Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

Zbardhen ‘prapaskenat’ nga mbledhja e PS-së! Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

July 24, 2026
82 shtete votuan për shkarkimin e Karim Khanit, ish-prokurori i GJPN-së akuzohet për sjellje të papërshtatshme

82 shtete votuan për shkarkimin e Karim Khanit, ish-prokurori i GJPN-së akuzohet për sjellje të papërshtatshme

July 24, 2026
Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

Gjobat ndaj Google, Apple dhe Meta, Trump: BE do të paguajë një çmim shumë të lartë

July 24, 2026
A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

Analisti: Rama e kuptoi më shpejt leximin e protestës se opozita

July 24, 2026
Krimi në Roskovec / Vetëvritet autori Nertil Buzi, refuzoi negociatat me Policinë për t’u dorëzuar

Tragjedia në Roskovec, gazetarja zbulon detajet: Prindërit e autorit e mësuan ngjarjen nga policia!

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In