• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

ANALIZA/ “Fake News”, më i madh shqetësimi se efekti real?!

by A R
28/10/2017 18:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lajme të rreme të qëllimshme mund t’i influencojnë zgjedhjet e Bundestagut 2017 – për këtë paralajmëronte madje edhe mbrojtja kushtetuese. Por kjo bombë nuk plasi. Megjithatë histeria ka lënë gjurmë.

Gati një në tre vetë, beson, se fake news kanë pasur influencë të madhe në zgjedhjet për Bundestagun më 24 shtator. Në këtë konkluzion arrin fondacioni me seli në Berlin SNV (Fondacioni Përgjegjësia e Re). Me mandatin e këtij fondacioni Instituti për Politikën dhe Studimet Sociale “Kantar Public” javën pas zgjedhjeve realizoi një pyetësor reprezentativ përmes telefonatave. Ndër temat e pyetësorit ishte edhe përdorimi si dhe kredibiliteti i mediave të ndryshme duke përfshirë edhe rrjetet sociale si dhe preferencat e partive politike.

Rezultati i anketimit është suprizues, sepse qysh në javët e fundit para zgjedhjeve autoritetet e sigurisë dhe studiuesit e mediave paralajmëronin. Konstatimi është: Se as ka pasur “fake news” masiv dhe as ndonjë teprim me influencë të madhe ndaj luftës elektorale.

Që frika nga lajmet e qëllimshme të rreme në popullsi është më e madhe se efekti faktik i tyre, kjo në vështrim të parë duket se është një imazh i gabuar. Kështu vlerëson Alexander Sängerlaub, i cili drejton projektin e SNV “Measuring Fake News”.

Ai vëren një lidhje mes drojës për disinformim të mundshëm në fushatën elektorale dhe raportimin shoqërues. Në këtë drejtim kanë luajtur rol të madh edhe përshtypjet nga lufta elektorale më 2016 në SHBA. Megjithatë rrallëherë është bërë diferencimi mes domethënies së dukurisë së “Fake News” në SHBA dhe këtu në Gjermani.  “Në debatin e zhvilluar – pjesërisht mjaft të dramatizuar – asnjëherë nuk është arritur të diferencohen si duhet dukuritë për Europën dhe SHBA-në”, thotë për DW Sängerlaub. Madje edhe vet në SHBA ende nuk i është dhënë përgjigje përfundimtare çështjes, se sa e madhe ka qenë influenca e Fake News ndaj zgjedhjeve. Koncepti “Fake News” për shumë vazhdon të jetë si një sfungjer, që “thith ç’të mundet”.

Hija e gjatë e Donald Trumpit

Presidenti Donald Trump dhe populistët e tjerë do ta përdornin atë si një koncept lufte kundër medieve kritike ndaj tyre. Ndër to bën pjesë televizioni “CNN” apo gazeta “Neë York Times”. Në debatin gjerman në të kundërt koncepti ndërkohë ngatërrohet me “Hate Speech” në rrjetet sociale. Ky konfuzion termash pasaqyrohet në mënyrat e ndryshme se si kuptohet ky term nga grupe të ndryshme të zgjedhësve.

Kush i konsideron mediet jo kredibël dhe ka votuar për AfD, i kupton Fake News më shumë  – si Donald Trump – si “raportim i shtypit të sistemit”, mendon Sängerlaub. Ndaj për të nuk është habi, që zgjedhësit e AfD-së e kanë më të fortë përshtypjen, se “ka veçanërisht shumë Fake News në opnion”. Mesatarisht ata që mendojnë kështu janë 61 përqind, ndërsa tek populistët e djathtë kjo kuotë arrin në 72 përqind.

Në vatrat e AfD-së ka një ritëm tjetër

“Çfarë mësojmë prej kësaj për influencën e Fakë News?”, është një nga pyetjet e analizës së institutit berlinez. Përgjigja është: “Ato kanë efekt kryesisht atje, ku ato duhet të besohen dhe të kontribuojnë, që të konturohet një realitet i deformuar, ashtu siç synohet politikisht.” Në këtë “realitet suplementar” të konstruktuar shkojnë përshtat tema të tilla si refugjatët, “që janë të paarsimuar, imigrojnë këtu në masë, kryejnë vepra penale e për me tepër mbahen nga shteti.”. Në këtë logjikë argumenton kryesisht AfD dhe ajo i ka arritur zgjedhësit e vet në vatrat e saj përmes rrjeteve sociale, blogjeve populiste të djathta dhe portaleve të lajmeve.

Se sa i madh është dallimi mes zgjedhësve të AfD-së dhe të gjithë të tjerëve, këtë e tregon qartazi sondazhi mbi Fake News në një krahasim me partinë ekologjiste sipas grafikut. Kjo diskrepancë e madhe shpjegohet jo vetëm me përdorimin në forma të ndryshme të mediave. Sepse përdorimi i rrjeteve sociale me sa duket luan një rol shumë më të vogël tek zgjedhësit e AfD-së krahasuar me preferencat e atyre të partive të tjera. Bie në sy, që 17 përqind e zgjedhësve të AfD-së nuk i kanë shfrytëzuar informacionet mediale të ofruara në fushatën elektorale.

Pika e vazhdueshme e ujit gërryen edhe gurin – kështu edhe me Fake News

Se nga buron besimi i tyre për influencën e Fake News ndaj zgjedhjeve të Bundestagut, për këtë nuk ka të dhëna në analizën e fondacionit Përgjegjësia e Re. Por ekipi studimor i drejtuar nga Alexandër Sängerlaub ka një shpjegim sa i përket rëndësisë së madhe që u është kushtuar Fake News. Sipas tij prania e vazhdueshme mediatike e temës me fokus në SHBA ka luajtur një rol të madh. Nëse temat shfaqen vazhdimisht në media, atyre detyrimisht u kushtohet rëndësi.  Ky është një konstatim klasik i së ashtuquajturës “Agenda Settings”, pra i pozicionimit të qëllimshëm të temave.

Kërkimi me fjalët “Fake News” në “Google Trends” gjatë fushatës elektorale ka pasur një frekuencë më të lartë se sa kërkimi me terma të tilla si “drejtësi sociale” ose “frenimi i rritjes së qirave”. Pra mund ta formulosh edhe kështu: çështjet që i kanë më për zemër  partitë e zgjedhësit, me sa duket janë lënë pasdore në media. Ndonëse ky hamendësim bazohet tani për tani vetëm sa i përket sasisë. Lidhur me cilësinë, kjo mbetet të analizohet.

Për politikën, sipas ekspertit të Fake News Alexander Sängerlaub shtrohet në radhë të parë një çështje: Si mund t’i arrijë ajo njerëzit, të cilët nuk i tërheqin më ofertat klasike mediatike, sepse ato nuk u besojnë më atyre? “Kjo do të jetë një nga sfidat kryesore në kohën e ‘fakteve alternativë’ si dhe të ‘mediave alternativë'”. Por ai rekomandon një recetë të thjeshtë: Sy hapur ndaj përdorimit të medias! “Vijnë informacionet nga një burim serioz? A mundem t’i besoj një mediumi?” E me sa duket, druan Sängerlaub, në kohën e të jetuarit shpejt shpesh mungon pikërisht koha e duhur për këtë./DW/a.m.

Next Post
‘Greqia shkeli hapësirën tonë ajrore’, Rama-komentuesit: Fli gjumë se…

FOTO/ Një pyetje e vështirë për kryeministrin...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

April 7, 2026
BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

April 7, 2026
FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

April 7, 2026
“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

PD funksionon si “klub”! Gazetari: Berisha e ka shuar opozitën. Sulmon këdo që e konsideron armik

April 7, 2026
Drejtori i Policisë nis nga puna/ Takim me shefat e komisariateve, porositë që la

Drejtori i Policisë nis nga puna/ Takim me shefat e komisariateve, porositë që la

April 7, 2026
Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

“Punët e Shqipërisë”, Rama mbledh grupin parlamentar, udhëzime për ligjet dhe turin në rrethe

April 7, 2026
Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Skandali me subvencionet bujqësore në Greqi, Mitsotakis vihet me ‘shpatulla pas murit’

April 7, 2026
Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

April 7, 2026
Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

April 7, 2026
Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In