• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Analiza/ Erdogan ndezi fitilin, çfarë ngjau dhe kush fiton nga “grushti i shtetit” në Turqi

by Aalison Pearse Stevens
17/07/2016 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çfarë fshihet pas një “puçi” që zgjati vetëm katër orë. Roli i krerëve ushtarakë, ai i kreut të ri të qeverisë dhe i Gulenit. Dhe kush fiton nga gjithçka ndodhi. Pyetjet dhe përgjigjet e dhëna nga editorialisti i Corriere della Sera.

Nga Antonio Ferrari

Çfarë ka ndodhur me të vërtetë në Turqi? Një grusht shteti?

E pra, grusht shteti është një fjalë e madhe. Maksimumi mund ta quajmë atë një mini grusht shteti të papërshtatshëm, që shpërtheu para kohe.

Pse nuk e besoni grushtin e shtetit?

Së pari, për shkak se në jetën time profesionale kam parë gjithçka dhe të kundërtën e gjithçkaje, por një grusht shteti që zgjat vetëm katër orë nuk do të kisha mundur ta imagjinoja as në shtetin e lirë të Bananas (shtet imagjinar sipas një filmi të Woody Allen). Së dyti, ka fakte pothuajse shqetësuese, aq sa edhe të pamundur.

A mund t’i përshkruani dhe shpjegoni ato?

Po nis nga lajmet e konfirmuara. Jam duke e lënë shkallën e informacionit të njohur. E kam njohur Turqinë 36 vjet më parë dhe e kam vizituar rregullisht që atëherë.

Kam intervistuar të gjithë liderët politikë, duke përfshirë edhe karizmatikun Recep Tayyip Erdogan, me të cilin edhe jam zënë dikur. Kjo njohje më ka lejuar të vendo raporte personale të rëndësishme. Me pak fjalë, kam burime të besueshme dhe të çmuara. Edhe natën e premte, me telefon, më kanë paralajmëruar.

Në çfarë kuptimi?

Më dhanë të kuptoj: kujdes, mund të jetë e sajuar. Erdogan nesër do të jetë më i fortë se sot.

Por, ka pasur rreth 200 të vdekur …

Po, por – më falni për cinizmin – numri i të vdekurve është i ngjashëm me atë të Ankarasë, të vrarët e demonstratës kundër luftës. A mendoni se kjo e shqetëson Erdoganin? “.

Pra, çfarë ka ndodhur?

“Ne gazetarët shpesh për kotësi ose për tërheqje fatale ndaj Republikës, priremi të preferojnë artikuj të shkruar me të dhënë apo shkarravinat e stilit të vjetër, duke nënvlerësuar faktet. Por janë faktet, kronika e shëndoshë, syri vigjilent, përulësia dhe një mendje e stërvitur për të menduar që bëjnë ndryshimin. Nuk më kanë ikur dhe nuk e kam kufizuar fushëveprimin nga informacionet e muajve të fundit nga Turqia. Emërimi i kryeministrit të ri, Binali Yildirim, besnik i Erdogan. Personalitete gri por i aftë. Papritmas presidenti ka rritur presionin ushtarak kundër kurdëve të PKK, duke intensifikuar represionin më të dhunshëm. Dhe Yildirim njoftoi, në faza të afëta: së pari, paqen me Izraelin pas prishjes që pasoi sulmi ndaj autokolonës turke pacifiste detare në brigjet e Gazës, të cilat kushtuan 9 jetë; së dyti, një letër e Erdogan për Putin, ku i kërkonte falje dhe paqja e bërë me Rusinë pas rrëzimit të avionit ushtarak rus në qiejt e Sirisë; së treti, dora e tij e shtrirë për regjimin sirian, pra dora e zgjatur për Bashar al Assad, të cilin, deri një ditë më parë presidenti turk do ta kishte vrarë: në atë masë që sulltani bëri biznes me të pamëshirshmit e Isis (naftë kontrabandë), dhe u dërgonte armë ekstremistëve islamikë në Siri, duke nisur nga ISIS; Së katërti, rivitalizimi i rolit të Turqisë në NATO dhe miqësia e përjetshme me Shtetet e Bashkuara.

Dakord, por grushti i shteti apo mini grushti i shtetit, ç’hyn këtu?

Në këtë pikë i lënë gjurmët e fakteve të dëshmuara dhe të hyjmë në një skenar hipotetik, megjithatë të mbështetur nga dëshmi të forta. Forcat e Armatosura turke ishin në agjitacion, në kuhdështi me Erdogan, i akuzuar për shumë mizori: represioni ndaj lirisë së shtypit, gënjeshtrat për refugjatët, refuzimi për të marrë pjesë në mënyrë aktive në koalicionin ndërkombëtar kundër terrorizmit. Por forca e ulët, shumë kolonelë dhe oficerë nuk e kishin kuptuar se komanda e lartë ishte afruar me sulltanin.

Kjo forcë e ulët ishte e gatshme për të vepruar më vete?

Jo, por ishte e ndikuar nga Fethullah Gulen (Gylen), një predikues sunit, i cili jeton në mërgim në SHBA. Një Islamic vizionar dhe i moderuar, mik i vërtetë e pothuajse vëlla i Erdogan – ose të paktën i Erdoganit të parë. Ishte Gulen ai që i hapi sulltanit të ardshëm dyert e fondacioneve më me peshë. Gulen është një miliarder, kontrollon shkollat, universitetet, i ka rrënjët në gjyqësor, shërbimet e inteligjencës, policisë, dhe është shumë popullor në mesin e ushtarëve. Ndoshta, kohët e mini grushteve të shtetit ishin ata të një prove force.

Të ndezur nga kush?

Nuk do të çuditesha nëse fitili do të ishte ndezur nga vetë Erdogan apo besnikët e tij.

Doni të thoni se mund të jetë një “grusht shteti fals”?

Pikërisht. Burimet e mia turke kanë pohuar këtë mundësi.

Po udhëtimi ajror i Erdoganit në qiellin e Europës?

Kam frikë se dikush, duke përfshirë edhe ndonjë koleg, ka ngatërruar Erdogan me Oçalan. Lideri PKK Abdullah Oçalan, që e kam intervistuar në luginën Bekaa, u përjashtua nga Siria dhe filloi të bredhë nëpër qiej në kërkim të azilit politik, para se kapej nga turqit dhe të dënohej me burg përjetë. Mendoni se është e mundur që Erdogan i bën thirrje popullit turi të dalin në rrugë për të mbrojtur vendin ndërsa fluturonte mbi Frankfurt, gati për të shkuar në Berlin për t’u gjunjëzuar përpara Merkel duke iu lutur për azil politik? Dhe ndoshta, pas JO-së së Merke, gati për të zbritur në Londër për të kuptuar qëllimet e të kryeministres së re, May? Ju lutem, vetëm duke e menduar, më vjen të qesh. Miq e kolegë, ky është rezultati i mosnjohjes së asaj për të cilën flitet.

Pra, sipas jush, ku ishte presidenti?

Për pushime, në Marmara. Ai mori një avion direkt për në Ankara, pastaj preferoi të drejtohej për në Stamboll, pasi mësoi se mijëra njerëz ishin gati ta prisnin, të përgjumur, por të ngazëllyer. Fundi i grushtit të shtetit, katër orë më vonë. Por ju lutem, të bëhemi seriozë.

Për ju, me pak fjalë, është pothuajse një farsë?

Po të mos kishte të vdekur, do të thoja po.

Po kujt I shërbeu ky mini grusht shteti, siç e quani ju?

Erdoganit. Është shumë më i fortë. Ndoshta ai shpreson që të ketë votat për të ndryshuar kushtetutën, dhe për të transformuar Turqinë në një republikë presidenciale.

Mendimi juaj?

Shpresoj që jo, veçanërisht për miqtë e mi turq. Dhe për kolegët e mi në atë vend, që çdo ditë rrezikojnë burgun . Në mos më keq.

Corriere Della Sera/d.i.

 

Next Post

Vritet biznesmeni hindus “me këmishën prej ari” në sy të djalit të tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: 63% e atyre që mbarojnë arsimin profesional, punësohen

June 9, 2026
SHBA-të i japin fund miqësisë me Iranin

Trump ka parashikuar 37 herë deri më sot marrëveshje me Iranin…

June 9, 2026
“Arsimi profesional, shtylla e ekonomisë”, ambasadori gjerman: Investojmë 14 mln euro për një sistem më modern

“Arsimi profesional, shtylla e ekonomisë”, ambasadori gjerman: Investojmë 14 mln euro për një sistem më modern

June 9, 2026
Publikoi tezën e Gjuhës dhe Letërsisë në TikTok, përjashtohet maturanti në Kukës

Publikoi tezën e Gjuhës dhe Letërsisë në TikTok, përjashtohet maturanti në Kukës

June 9, 2026
Donald Trump, “tullë” në gjumë gjatë finales së NBA. Video bën xhiron e rrjetit!

Donald Trump, “tullë” në gjumë gjatë finales së NBA. Video bën xhiron e rrjetit!

June 9, 2026
Konferenca e PPE, Berisha: Shqipëria në krizë, nevojitet qeveri kujdestare

Konferenca e PPE, Berisha: Shqipëria në krizë, nevojitet qeveri kujdestare

June 9, 2026
Aksioni policor në Vlorë, Lamallari: Lufta kundër krimit të organizuar, betejë pa kompromis

Aksioni policor në Vlorë, Lamallari: Lufta kundër krimit të organizuar, betejë pa kompromis

June 9, 2026
Zgjedhjet në Kosovë, vijon numërimi i votave për kandidatët, krerët e partive më të votuarit nga mbështetësit

Zgjedhjet në Kosovë, vijon numërimi i votave për kandidatët, krerët e partive më të votuarit nga mbështetësit

June 9, 2026
Makina gjendet në Bovillë, por jo i kërkuari! Policia në ndjekje të 39-vjeçarit që vrau të riun në Paskuqan

Makina gjendet në Bovillë, por jo i kërkuari! Policia në ndjekje të 39-vjeçarit që vrau të riun në Paskuqan

June 9, 2026
Sulme të dyshuara seksuale, kryeprokurori dhe armiki i Netanyahu-t pezullohet nga detyra

Sulme të dyshuara seksuale, kryeprokurori dhe armiki i Netanyahu-t pezullohet nga detyra

June 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In