• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Analiza e Vasjarit: Po shkojmë drejt demokracisë pa popull

by A R
26/12/2019 22:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Arian Vasjari deklaroi se plaga më e madhe e shoqërisë tonë është fakti se shqiptarët nuk e ndjejnë më atraksionin për vendin e tyre.

Teksa bëri një parashikim pesimist të situatës në vend, Vasjari ngriti alarmin për dëshirën e të rinjve për t’u larguar nga vendi, ndërsa theksoi se ky është tmerr për një demokraci.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ ku u analizua 2010-ta me të gjitha ndodhitë e saj, ai tha se vendi po shkon drejt një demokracie pa popull.

“Marr shkas nga ajo që u tha pak më parë lidhur me këtë model ekonomik, i cili mund ta ndajë pjesërisht, është problem i problemeve tona. Nuk kam kënaqësi që të jem konsekuent në pesimizmin tim, por një analizë e thjesht e fakteve përçon në konkluzionin se strukturat dhe supërstrukturat ekonomike që ndërtohen, është e vështirë të shkallmohen. Janë këto struktura ekonomike që ndërtojnë strukturat politike. Madje shkojnë dhe ndërtojnë dhe super-strukturat morale.

Nëse sot në shoqërinë shqiptare gjithmonë e më shumë ka hedhur rrënje ideja e rrufjanit për karrierë, kjo në fakt është një reminishencë e atij model moral që na është imponuar. Që vetëm duke korruptuar sistemi, politikën, bën paranë dhe avancon. Ne jemi mendon unë një hap larg, për mos të thënë, jemi brenda faktit që superstrukturat e korruptuara, nuk flas për të gjithë biznesmen, se ka dhe të ndershme, janë futur deri aty sa do të na kondicionojnë për të ardhmen tonë. Ne kemi kaluar nga faza e demokracisë pa institucione, në fazën e demokracisë pa popull. Plaga më e madhe e jona si shoqëri është se shqiptarët nuk ndjejnë më atraksion për Shqipërinë. Të rinjtë shqiptar nuk ndërtojnë dot më një projekt në Shqipëri dhe kjo është tmerri i një demokracia, i një kombi.

Kam të bëjë çdo ditë me student, dhe e kam të pamundur që të gjejë dike që të projektojë të ardhmen e tij. Të gjithë duan që të ndërtojnë habitatin e tij diku jashtë kësaj gjeografie. Tashmë Shqipëria është vetëm një gjeografi dhe jo afeksion. Ne po shkojmë tek demokracia pa popull. Do kemi dhe ne politikën tonë, partitë tona, parlamentin tonë, por në funksion të kujt? Por ama nga ana tjetër, kjo arrati e shqiptarëve, kjo nevojë e tyre për të ikur, na heq çdo lloj argumenti dhe sensi të diskutimeve tona.

Ky është një vend që për popullin e tij nuk vlen më. Diku jashtë mund të ndërtojnë jashtë jetën. Kjo më shqetëson. Ajo çka ne nuk mund të bëjmë dot kurrë është a mund ta ndalim dot këtë arrati, të shmangin zbrazjen e vendit.”, -pohoi ai.

/a.r

Next Post
30 qershori/ Data edhe mund të preket për Paskal Milon: Por të ruajmë standartet

"Ja pse qeveria e re e Kosovës nuk do të ketë jetëgjatësi"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon të dhëna për protestuesit e dhunshëm: U paguan nga krimi i organizuar! Janë me precedentë kriminalë

I plagosuri në protestë dërgohet në Itali, Rama: Nuk gënjej edhe pse nuk i them të gjitha… (VIDEO)

October 25, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“Prindërit do të paguajnë gjobat për fëmijët”/ Leka: Masat ndëshkuese nuk e ndalin dhunën, duhet dialog

October 25, 2026
Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës

Bilanci i të lënduarve në protestë, Ministria e Shëndetësisë: 4 persona marrin ndihmë mjekësore

October 25, 2026
Mjeku i njohur shqiptar: Koronavirusi, 10 here më vdekjeprurës sesa gripi sezonal

Protesta dhe qeveria me telekomandë

October 25, 2026
VIDEO / Përplasjet te Kryeministria: Protestuesit i marrin policit mburojën dhe spërkatësin me piper

VIDEO / Përplasjet te Kryeministria: Protestuesit i marrin policit mburojën dhe spërkatësin me piper

October 25, 2026
Maria Corina Machado kthehet në Venezuelë pas 10 muajsh në mërgim

Maria Corina Machado kthehet në Venezuelë pas 10 muajsh në mërgim

October 25, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Më keq se krim, është gabim

October 25, 2026
13 vite pas aksidentit, Mirjani në kërkim të autorit dhe dëmshpërblimit! Gishtin ia vë tezes…

13 vite pas aksidentit, Mirjani në kërkim të autorit dhe dëmshpërblimit! Gishtin ia vë tezes…

October 25, 2026
Vëllai i 28-vjeçarit që u plagos në sy: Çdo shpenzim është kryer nga shteti, gjendja e Erjonit është e stabilizuar

Vëllai i 28-vjeçarit që u plagos në sy: Çdo shpenzim është kryer nga shteti, gjendja e Erjonit është e stabilizuar

October 25, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Etja për një viktimë

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In