• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Analiza e Starovës: Me Spanjën dhamë gjithçka, Berisha gaboi sepse…

by Aalison Pearse Stevens
11/10/2016 08:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Diferenca të mëdha, edhe pse sakrifica e skuadrës sonë ishte e jashtëzakonshme. Spanja është një ndër ekipet më të mira të botës dhe ndoshta ekipi më prepotent për zotërimin e topit. 72% dominim i lojës është stili i Barcelonës dhe vetëm ekipet e mëdha mund ta bëjnë këtë.

Ne nuk jemi ekip i madh, jemi një ekip punëtor, ekip që sakrifikon, ekip që duhet të japë 120% nga vetja, të mos bëjë asnjë gabim dhe të ketë edhe fatin me vete për të marrë pikë ndaj Spanjës. Shumë elementë që duhen bërë bashkë dhe ajo e djeshmja nuk ishte dita jonë…

Pjesa e parë

Skuadra ishte vendosur mirë në fushë. E shkurtër, agresive dhe qartazi me një dëshirë të madhe për t’i ndalur spanjollët. Të gjithë të vetëdijshëm se diferencat janë të mëdha, ndaj edhe presioni është më i madh se zakonisht. Nuk kam asnjë kritikë për skuadrën. Kaq ishin mundësitë tona. Mund të bënim diçka më shumë nëse do të kishim pasur pak më shumë cilësi në mesfushë, por ne këtë kontingjent kemi.

Gabimi i Berishës

Gabim njerëzor. Nëse shkuam aq gjatë pa pësuar, shkuam pikërisht prej Etritit. Dhe po ju them se gabimet e tilla i bëjnë vetëm lojtarët e mëdhenj. Pse? Sepse ata në një moment të caktuar bëjnë një veprim duke menduar për diçka tjetër. Teknikisht gabimi i portierit erdhi pasi ai këmbën mbështetëse, të djathtën pra, e vendosi shumë afër të majtës dhe nuk mundi që ta dërgonte topin aq lart dhe aq larg sa donte kur e gjuajti atë rrëmbimthi.

Intuita më thotë se fillimisht ishte nisur për të bërë veprim tjetër dhe jo për ta goditur direkt, por në fraksion sekonde ka ndërruar mendje dhe ka dashur ta luajë menjëherë… Gjëra që ndodhin, nuk mund ta kryqëzojmë, sepse në fund të fundit të gjithë njerëz jemi.

Aktivizimi i Alijit

Ndërrim i detyruar, por De Biazi e kuptoi menjëherë se me atë në fushë kishte praktikisht zero shanse që të kalonte gjysmëfushën nga krahu i majtë. Roshi ishte i vetmi që hynte në dribling personal. Asnjë tjetër. Dhe këtu tregohet se kemi pak cilë- si, ose më saktë: nuk kemi mjaftueshëm cilësi as për të shpresuar me Spanjën…

Sakrifica e Memushajt

Dikush mund të thotë se pse Memushaj ishte aq i tërhequr, ndërkohë që ndeshjen më të mirë e ka bërë me Rumaninë kur ka luajtur pas sulmuesit kryesor? Po, e vërtetë, por në fakt detyrat e gjithë skuadrës ishin që vetëm të mbronin dhe të mbronin…

Me sa kuptova unë, plani ishte që të kalonim deri te minuta e 65-të pa pësuar dhe kur Spanja të bëhej akoma më agresive dhe të afroheshin edhe mbrojtësit në gjysmëfushën tonë, do të mund të tentonim ndonjë goditje në kundërsulm, por lapsusi i Berishës nuk lejoi që të shkonim aq gjatë. Dhe, për fat të keq, pas atij goli nuk na doli frika ne, thjesht u çlirua Spanja dhe, më pas, nuk pati më histori.

Asnjë gjuajtje në portë? Deshëm, por nuk mundëm… Nuk ishte ky rivali për të bërë kritika dhe për të gjetur fajtorë.

panoramasport/d.i.

 

Next Post
Gramoz Ruçi: Si ma kërcënuan gruan me pistoletë te koka dhe pse ika në Greqi

Nuk ka akord për KLGJ, Ruçi deputetëve: Mbroni qeverinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

February 6, 2026
Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Vendimmarrja e çështjes Balluku, çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

February 6, 2026
Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

February 6, 2026
VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun, rrëzohet kërkesa e qeverisë

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In