• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Analiza e REL: Kosova 18 vjeçe! E rritur në moshë, edhe në përgjegjësi

by E S
14/02/2026 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në moshën 18-vjeçare, pritet të kesh përgjegjësi, të marrësh vendime dhe të kuptosh pasojat.

Kosovën, përvjetori jubilar e gjen me pasiguri e dilema, që e sfidojnë çdo “të rritur”, por edhe me arritje e fitore, që i japin të drejtën të mburret.

Hija që druhej se do ta ndiqte, u zhduk vetëm gjashtë ditë para përvjetorit: më 11 shkurt, pas gati një viti me institucione në detyrë, Kosova konstituoi përbërjen e re të tyre.

Periudha e bllokadës nuk ishte thjesht një vonesë procedurale, por një boshllëk që paralizoi vendimmarrjen, ngushtoi hapësirën për veprim dhe e la shtetin në pritje të vetvetes.

Zvarritja nuk ishte as e rastësishme.

Në 18 vjetët e kaluar, inatet politike, përplasjet e brendshme dhe interpretimet selektive të rregullave – të krijuara nga vetë klasa politike – i shndërruan shpesh proceset e rëndësishme në mundësi të humbura.

Nga dështimi për t’u anëtarësuar në Këshill të Evropës deri te pezullimi i Dialogut Strategjik me SHBA-në, Kosova pagoi çmimin e konfliktit të brendshëm më shumë sesa të kundërshtimit të jashtëm.

Por, jo për mungesë aftësie.

Po në këta 18 vjet, vendi dëshmoi se di të ndërtojë institucione dhe të arrijë rezultate – nga rritja ekonomike deri tek ulja e papunësisë – kur ka koordinim dhe vullnet për të vepruar në kohë.

Njihet nga mbi 120 shtete, është pjesë e organizatave të ndryshme ndërkombëtare, ka hapësirë në sport, kulturë e art – dëshmi se mund të konkurrojë dhe të afirmohet edhe jashtë kufijve.

Me fjalët e ish-ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, qytetarët e Kosovës “e meritojnë të përgëzohen dhe vlerësohen për përparimin e jashtëzakonshëm që kanë bërë në themelimin dhe konsolidimin e shtetit të tyre sovran e të pavarur”.

“Kosova nuk është më një shtet në tranzicion; përkundrazi, është një shtet i pavarur dhe i suksesshëm demokratik”, thotë Hovenier për Radion Evropa e Lirë.

Por tani, si një 18-vjeçare në një botë ku rrethanat gjeopolitike ndryshojnë shpejt dhe aleatët nuk janë gjithmonë të durueshëm, Kosova përballet me pritje të qarta dhe duhet t’i rendisë me kujdes hapat e saj të ardhshëm.

Integrimi, ekonomia, qeverisja…

Hovenier thotë se prioritetet e vendit për vitet që vijnë, mund të ndahen në tri kategori, duke filluar nga integrimi në strukturat evropiane dhe euroatlantike.

Ai vlerëson se Kosova ka bërë përparim të vërtetë në këtë drejtim, por se ka ende punë për t’u bërë.

“Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës dhe progresi në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s varen nga partnerët kryesorë, të cilët duhet të shohin përpjekje të besueshme dhe të përgjegjshme, për t’iu përgjigjur pozitivisht kërkesave për përparim në fusha të caktuara”, thotë Hovenier.

Në këtë kontekst, ai nënvizon rëndësinë e përmbushjes së obligimeve që Kosova ka marrë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbisë, të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Së dyti, Hovenier përmend rritjen ekonomike dhe zhvillimin.

Ai e lidh drejtpërdrejt stabilitetin dhe suksesin afatgjatë të Kosovës me aftësinë e saj për të ndërtuar një ekonomi që gjeneron mirëqenie dhe mundësi reale për qytetarët.

Pranon se është arritur progres i dukshëm, por nënvizon se kjo nuk mjafton.

Sipas tij, vendi duhet të bëjë më shumë për tërheqjen e investimeve të huaja dhe për krijimin e kushteve që sektori privat të mund të konkurrojë me sukses në tregun global.

“Një fokus i shtuar në rritjen dhe zhvillimin ekonomik rajonal, si dhe politika qeveritare që u përgjigjen kërkesave legjitime të komunitetit të biznesit, do të kontribuonin në këtë progres të nevojshëm”, thotë ish-ambasadori amerikan.

Si prioritet të tretë, ai përmend konsolidimin e institucioneve demokratike dhe qeverisjen efektive, duke vënë në dukje se “Kosova nuk ka përfituar nga periudha gati njëvjeçare e qeverisjes së përkohshme”.

“Kanë humbur disa mundësi”, thotë Hovenier.

Mesazhet e tij i plotëson edhe Wolfgang Petritsch, ish – i dërguar special i Bashkimit Evropian për Kosovën.

Ai i vlerëson arritjet në planin socio-ekonomik, por thotë se janë ende larg nivelit që do të garantonte stabilitet afatgjatë.

Sipas tij, sfidë reale është krijimi i kushteve që brezi i ri ta shohë të ardhmen brenda vendit, e jo jashtë tij.

“Ende shumë kosovarë detyrohen ta kërkojnë mirëqenien e tyre jashtë vendit të tyre”, thotë Petritsch për Radion Evropa e Lirë.

Ai pret nga Qeveria e re e Kosovës një strategji ekonomike ambicioze, të harmonizuar me agjendën e Bashkimit Evropian, për autonomi sovrane.

Një nga paralajmërimet më të forta të Petritschit lidhet edhe me atë që ai e quan “fund i epokës transatlantike”.

Sipas tij, kjo ka pasoja të drejtpërdrejta për raportin e Kosovës me Shtetet e Bashkuara, të cilat ai i përshkruan si “çlirimtarin dhe mbrojtësin afatgjatë të vendit”.

“Pikërisht në kohën kur luftëtarët kurdë të lirisë janë braktisur nga SHBA-ja në Irak, apo kur palestinezët janë më larg se kurrë nga shteti i tyre, duhet t’ia kujtojmë vetes se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa shkuan në luftë për të siguruar mbijetesën e Kosovës – dhe pavarësinë e saj përfundimtare”, thotë Petritsch.

Kjo, sipas tij, përmban një mësim dhe një obligim për Kosovën: të bëhet anëtare e respektuar e komunitetit të shteteve demokratike evropiane.

Në vlerësimin e tij, Kosova duhet të angazhohet sinqerisht me pakicat, veçanërisht me komunitetin serb në veri, dhe pas një periudhe të gjatë të pasigurisë demokratike, të ketë një qeveri funksionale dhe efektive.

“Kjo do ta shndërronte Kosovën në një shtet evropian ‘të rritur’”, thotë Petritsch.

E, perspektiva ndërkombëtare për sfidat e Kosovës kompletohet nga ish-zyrtari i lartë i NATO-s, Jamie Shea.

Ai thotë se Qeveria e re në Prishtinë duhet ta rifitojë besimin e SHBA-së dhe partnerëve të saj evropianë, të cilët, në këmbim, duhet të punojnë më shumë për të siguruar njohjen e plotë të Kosovës dhe për të siguruar anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare.

“Nevojiten strategji të qarta dhe diplomaci publike ndërkombëtare më efektive, për të argumentuar anëtarësimin në NATO dhe BE”, thotë Shea për Radion Evropa e Lirë.

Brenda vendit, thotë Shea, Qeveria e re e Kosovës duhet t’i japë komunitetit serb një shkallë të qeverisjes lokale, në kuadër të Kushtetutës së Kosovës, duke ndaluar ta trajtojë atë si një “kolonë të pestë”.

“Joshja funksionon më mirë se shtrëngimi”, përfundon Shea.

Next Post
Policët jashtë shërbimit gjejnë dhe kthejnë çantën me 1000 euro, Proda i përgëzon

Policët jashtë shërbimit gjejnë dhe kthejnë çantën me 1000 euro, Proda i përgëzon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

February 15, 2026
Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

February 15, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Sara Mila: Rama nuk është penduar për Reformën në Drejtësi

February 15, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

February 15, 2026
Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

February 15, 2026
Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

February 15, 2026
Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

February 15, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

February 15, 2026
Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin

UÇK, “lufta” e fundit në Hagë/ Avokati: Mbrojtja e Thaçit ka thirrur dëshmitarë cilësorë

February 15, 2026
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In