• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Analiza e CNN/ Perëndimit po i mbarojnë mënyrat për të ndëshkuar Putinin! Pse nuk mund të ndërhyhet si në Kosovë apo Libi?

by
05/04/2022 14:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zemërimi i Perëndimit, sanksionet e reja dhe armët moderne të premtuara erdhën shumë vonë për të shpëtuar njeriun që u gjet i vrarë pranë biçikletës së tij jashtë një lokali në afërsi të Kievit. Fotoja e tij bëri xhiron e rrjetit gjatë fundjavës që lamë pas.

Ai ishte një nga shumë civilët e pafajshëm fati i të cilëve u has rastësisht me rusët. Skenat që zbulohen teksa trupat ruse tërhiqen nga Kievi po shkaktojnë rikthim të ashpër të mizorive të luftës së dytë botërore.

Ky është çmimi që po paguajnë civilët ukrainas për fiksimin e Vladimir Putin. Ndjenja e neverisë për atë që po ndodh në Ukrainë ka prodhuar një aksion për ta vënë Rusinë para përgjegjësisë.

BE dhe Ukraina kanë nisur një hetim të ri për krimet e luftës në periferi të Kievit, në Bucha ku u gjetën trupat të shpërndara në mes të rrugës.

Anëtarët e kongresit i bënë thirrje presidentit amerikan Joe Biden të përshpejtojë dërgimin e armëve në Ukrainë për të mposhtur pushtuesin. BE po përballet me një presion në rritje për të pranuar atë që do ishte goditje e dhimbshme ekonomike duke ndërprerë totalisht eksportet ruse të naftës dhe qymyrit.

Biden reagoi duke bërë thirrje për më shumë sanksione dhe për gjyq në lidhje me krimet e luftës të kryera nga Vladimir Putin.

“Ju mund të kujtoni që unë u kritikova për shkak se quajta Putin kriminel lufte. Ai është një kriminel lufte. Ai është brutal”, deklaroi Biden.

Por tragjedia e tmerrshme që po zbulohet në Ukrainë është se të gjitha masat që Perëndimi është i përgatitur të mendojë për të ndëshkuar Moskën dhe për të ndikuar në rrjedhën afatgjatë të luftës nuk mund të bëjnë shumë për të shpëtuar civilët që janë tani në shënjestër.

Por Perëndimi nuk ka gjasa të ndalojë fushatën e mizorive të Putinit në një afat të shkurtër, veçanërisht pasi udhëheqësi rus është treguar imun ndaj zemërimit moral. Dhe duke pasur parasysh shkallën e masakrës së kryer deri tani, duke përfshirë sulmet në blloqe apartamentesh, spitale dhe strehimore për bomba, ai gjithashtu duket se ka kaluar prej kohësh çdo kufi.

Putini i njeh kufijtë e Perëndimit

Sanksionet më të ashpra ndonjëherë, statusi i ri i Rusisë dhe izolimi i saj kulturor, diplomatik, ekonomik dhe sportiv nuk e kanë ndalur ende njeriun e fortë të Kremlinit. Duke pasur parasysh pozicionin politik në dukje të sigurt të Putinit, ai nuk tregon shqetësim për etiketimin si kriminel lufte dhe shanset që ai të dalë në gjyq janë të largëta duke përjashtuar ndryshimet tërësore politike në Rusi.

Putin e kupton se Perëndimi nuk është i gatshëm të ndërhyjë drejtpërdrejt në Ukrainë dhe të rrezikojë një përplasje katastrofike me Rusinë me masa të tilla si një zonë ndalim-fluturimi për të shpëtuar civilët.

Lloji i ndërhyrjeve perëndimore për të shpëtuar civilët në vende si Kosova apo Libia janë të ndaluara në Ukrainë, për shkak të fuqisë së arsenalit të liderit rus dhe goditjes së tij në fillim të luftës.

/b.h

Next Post
“S’pranojmë të bëhemi pis për…”/ Boçi: Hyjmë në negociata me kushtin që kandidatin për President ta caktojë opozita

"S’pranojmë të bëhemi pis për..."/ Boçi: Hyjmë në negociata me kushtin që kandidatin për President ta caktojë opozita

Comments 1

  1. Lili says:
    4 years ago

    Kriminelët e vërtetë përveç Putinit janë Bush, Bajden,Bill Klinton, NATO.Ju jeni gjaksorët e vërtetë.Mezi pres r,ju shoh në bankën e të akuzuarve Ju që hiqeni si engjëj.Akti i pare i Zelenskit- qan obobo.Akti i dytë – Akuzon Putin dhe Moskën.Akti tretë nxjerr montazhet e bëra në zyrat e CIA,FBI dhe NATO.Kaq e turpshme është kjo sa s,ka vepër që mund t’ua justifikojë.Kujtojnë ata se bota është budallaçkë.Janë filmime të prera dhe të bashkuara nga luftimet në Siri Afganistan Tunizi Marok Libi etj.Por nuk justifikoj Luftën e padrejtë ndaj Ukrainës Zelenski është lodra vulgare në duart e kriminelëve që e vunë në krye të Ukrainës

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri i Mbrojtjes flet për rrezikun nga Irani: Shqiptarët duhet të jenë të qetë! Siguria garantohet nga NATO dhe…

Ministri i Mbrojtjes flet për rrezikun nga Irani: Shqiptarët duhet të jenë të qetë! Siguria garantohet nga NATO dhe…

April 2, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

“Të mblidhet Këshilli i Sigurisë!”, Hoxha replikon me opozitën: S’ka vend për shqetësim! Njoftimi i SHBA është për..

April 2, 2026
Nafta rritet me rreth 7% pas fjalimit të Trump! Frikë për përshkallëzim të konfliktit…

Nafta rritet me rreth 7% pas fjalimit të Trump! Frikë për përshkallëzim të konfliktit…

April 2, 2026
“Po mbrojmë vendin tonë”, Presidenti iranian- amerikanëve: Nuk kemi armiqësi ndaj SHBA-ve

“Po mbrojmë vendin tonë”, Presidenti iranian- amerikanëve: Nuk kemi armiqësi ndaj SHBA-ve

April 2, 2026
Sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon sërish Ambasada e SHBA: Do t’ju ofrojmë më shumë informacion sapo të…

Sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon sërish Ambasada e SHBA: Do t’ju ofrojmë më shumë informacion sapo të…

April 2, 2026
KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

April 2, 2026
Bashkëshorti i ish-sekretares për Sigurinë Kombëtare në SHBA, në qendër të një skandali

Bashkëshorti i ish-sekretares për Sigurinë Kombëtare në SHBA, në qendër të një skandali

April 2, 2026
Tronditen tregjet e investimeve pas kërcënimeve të Trump për ta çuar Iranin “në epokën e gurit”

Tronditen tregjet e investimeve pas kërcënimeve të Trump për ta çuar Iranin “në epokën e gurit”

April 2, 2026
“Çojini fëmijët në fshat, ekranet dhe betoni i dëmton”, këshillat e logopedit për prindërit

“Çojini fëmijët në fshat, ekranet dhe betoni i dëmton”, këshillat e logopedit për prindërit

April 2, 2026
Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

“Korrupsioni më i madh në perceptim se sa në realitet”, Rama: Nuk çlirohemi prej tij vetëm duke dënuar të korruptuarit

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In