• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

ANALIZA/ “Brexit”, fundi i martesës 40-vjeçare pa dashuri…

by A R
20/03/2017 19:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Londra do të nisë më 29 mars procedurën e divorcit me Bashkimin Evropian, pas 40 viteve të një martese me marrëveshje më shumë se me dashuri, ku çështjet ekonomike kanë dominuar gjithmonë projektin politik.

“Që prej vitit 1973, kjo ka qenë një marrëdhënie e domosdoshme, kryesisht me një dimension ekonomik”, nënvizon Pauline Schnapper, profesore e Civilizimit Bashkëkohor Britanik në Universitetin e Sorbonës, në Paris.

“Dimensioni sentimental është pothuajse joekzistent”, theksoi ajo.

“Ka qenë një marrëdhënie transaksionale”, thekson Anand Menon, profesor i politikës evropiane në “King’s College de Londres”.

“Divorci është mjaf logjik”, shton ai.

Fillimisht, Britania e Madhe nuk dëshironte të anëtarësohej në projektin evropian, i perceptuar pas Luftës së Dytë Botërore si një shpresë për paqe.

“Ne nuk ndiheshim aq të dobët për t’iu bashkuar atij projekti”, thekson Menon.

”Britania e Madhe a nuk doli fituese nga lufta?”, pyet ai.

Përveç kësaj, vendi mbeti i orientuar në marrëdhënien e tij speciale me SHBA-në.

“Megjithatë, Londra e shikonte me sy të mirë projektin dhe mbështetjen”, kujton John Springford, drejtori i kërkimeve në Qendrën për Reforma Evropiane.

Si dëshmi është fjalimi në Zyrih i Winston Churchill, në vitin 1946, i cili kërkoi krijimin e Shteteve të Bashkuara të Evropës.

 “Klubi i të tjerëve”

Në fillim të viteve 1960, situata ndryshon: rritja ekonomike britanike ishte pas asaj të fqinjëve francez dhe gjerman.

Tregu i përbashkët u bë që prej asaj kohe më tërheqës. Por, anëtarësimi i Britanisë së Madhe nuk do të ishte pa dhimbje.

Një kandidaturë e parë në vitin 1961 përballet me veton e gjeneralit, Charles de Gaulle, i cili i perceptonte britanikët si “Kali i Trojës” të amerikanëve dhe vë në dyshim ndjenjën e tyre evropiane.

Pas një veto tjetër të presidentit francez në vitin 1967, Britania e Madhe hyn më në fund në CEE (Komuniteti Ekonomik Evropian) në vitin 1973.

Por, kjo datë përkon me tronditjen e parë të naftës dhe rritja ekonomike që pritej nuk ndodhi.

Në vitin 1975, nëpërmjet referendumit për qëndrimin e tyre në CEE, britanikët ishin më shumë se 67 për qind që dëshironin të qëndronin.

Megjithatë, ky rezultat nuk largon rezervat e tyres, sepse politikanët, si laburistët ashtu dhe konservatorët nuk janë të përgatitur për të mbrojtur përfitimet e anëtarësimit.

“Fakti i hyrjes me vonesë ka rritur ndjenjën e parehatisë (…) ndjenjën që ne i jemi bashkuar një grupi të formuar nga të tjerët”, thekson Menon.

Kriza e parë nuk vonon.

Në vitin 1979, Londra refuzon të marrë pjesë në sistemin monetar evropian në emër të sovranitetit kombëtar dhe monetar.

Më pas kundërshton çdo përpjekje për riforcimin e integrimit politik duke riforcuar ndjenjën që ka, “një këmbë brenda dhe një këmbë jashtë”.

Në vitin 1985, vjen refuzimi për të marrë pjesë në marrëveshjet e Shengenit dhe euros në vitin 1993.

“Më ktheni paratë” 

Një politikë abstrakte nga Margaret Thatcher gjatë një fjalimi në Kolegjin e Bruges në vitin 1988 ku ajo hodhi poshtë idenë për një supershtet evropian duke përdorur dominimin e saj nga Brukseli.

Katër vjet më herët, drejtuesja konservatore kishte fituar më në fund reduktimin e kontributit britanik në buxhetin evropian të cilin e kërkonte me thirrjen e njohur “I want my money back” (“Më ktheni paratë e mia”).

Mosbesimi kundrejt Brukselit rritet në mes të viteve 1990, me krijimin e partisë UKIP, që kërkon daljen nga BE.

SukSeset e saj zgjedhore, veçanërisht në zgjedhjet evropiane 2014, e shtyjnë partinë konservatore, një pjesë e madhe e të cilës është tashmë euroskeptikle, të ashpërsojë tonet.

Kriza e zonës euro dhe imigracioni në shkallë të gjërë me prejardhje nga Bashkimi Evropian, edhe pse ka kontribuar në rritjen ekonomike britanike, nënvizon Schnapper, favorizuan radikalizimin e debatit duke shtyrë ish-kryeministrin, David Cameron të organizonte më 23 qershor 2016 referendumin që do të vendoste Brexit-in.

“Nëse nënshkruhet fundi i një marrëdhëniejeje të komplikuar, kjo nuk do të ndihmonte as Britaninë e Madhe as Bashkimin Evropia”, theksoi Springford./ (Nga Ouerdya Ait Abdelmalek)

Next Post
Alex Ferguson sërish në pankinë, do menaxhojë Mançesterin!

Alex Ferguson sërish në pankinë, do menaxhojë Mançesterin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

“Basti” i Salianjit për zgjedhjet në PD: Nuk do të votojnë as 10 mijë anëtarë, Berisha do të lexojë 54 mijë vota

May 13, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Kurti mendoi se i duhej divorci me Osmanin”, Albatros Rexhaj: Lufta është mes LVV dhe PDK!

May 13, 2026
Senati amerikan rrëzon rezolutën për tërheqjen e trupave nga konflikti me Iranin

Senati amerikan rrëzon rezolutën për tërheqjen e trupave nga konflikti me Iranin

May 13, 2026
Kush është opozita iraniane? Nga dëshira për kthimin e monarkisë te lëvizjet e të rinjve “Gen Z”

Reza Pahlavi nën akuza të rënda: Vrasja në Kanada zbulon të pathënat e tij

May 13, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Ndrenika në gjyqin e Veliajt, Vangjeli: Akt njerëzor! Neveri e pafundme për reagimin në rrjet

May 13, 2026
Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

Salianji: Tre deputetë të PD më mbështesin mua

May 13, 2026
“Ka njerëz që vetëm burgun njohin”, juristët debat për drejtësinë: Të ndërhyhet për procedimet penale

“Ka njerëz që vetëm burgun njohin”, juristët debat për drejtësinë: Të ndërhyhet për procedimet penale

May 13, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Gogu: Reforma në Drejtësi nuk ka përfunduar. I duhen ndërhyrje plotësuese deri kur të jemi anëtarë të BE

May 13, 2026
Deputeti i PD entuziast: SHBA-të po i heqin “non gratën” Berishës, shumë shpejt japim lajmin!

Deputeti i PD entuziast: SHBA-të po i heqin “non gratën” Berishës, shumë shpejt japim lajmin!

May 13, 2026
”Lëre të vdesë”, Rama kujton dhunimin në 97: Mjeku më tha se ishte tentativë vrasjeje! Në Francë…

”Lëre të vdesë”, Rama kujton dhunimin në 97: Mjeku më tha se ishte tentativë vrasjeje! Në Francë…

May 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In