• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

ANALIZA/ A rrezikohet Ballkani nga ekstremizmi islamik?

by A R
31/05/2017 11:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komunitetet myslimane në Ballkan po përballen me shtimin e radikalizmit islamik. SHBA dhe Gjermania janë të shqetësuara për këtë.

Në takimin e javës së kaluar në Vjenë deklaratat zyrtare nga përfaqësuesit boshnjakë dhe shqiptarë duket se konfirmuan se tendenca për xhihadistët e Ballkanit për t’u bashkuar me të ashtuquajturin “Shtetin Islamik” (IS) dhe rrjete të tjera radikale në Siri dhe Irak është shuar. Vlerësimet për numrin e xhihadëve nga Ballkani që u bashkuan me IS variojnë nga një mijë në disa mijëra militantë, por vështirë se ndonjë luftëtar nga Ballkani është larguar nga rajoni për në fushat e betejës në Lindjen e Mesme në dy vitet e fundit.

Pavarësisht nga ky sukses, një prani e vogël por e rëndësishme radikale vendore në vendet e Ballkanit, të ndihmuar nga luftëtarët e IS-it që kthehen, po u shkakton dhimbje koke edhe më të mëdha disa kryeqyteteve dhe ekspertëve perëndimorë.

“Nuk ka ekstremistë që janë nisur për në Siri dhe Irak në dy vitet e fundit,” tha për DW-në Vedran Dzihic, ekspert në Institutin Austriak për Çështjet Ndërkombëtare. “Por ajo që mbetet është një dukuri lokale.” “Salafistë, xhihadistë dhe ekstremistë islamikë janë këtu – infrastruktura e tyre është e paprekur, dhe tani ata janë të përqendruar në disa vende dhe në rajon si tërësi”.

Vedran Dzihic mendon se rreth 30 deri në 40 përqind e atyre që u larguan nga Kosova ose Bosnja për në Siri apo Irak, ose u vranë ose qëndruan atje. Rreth 150 mendohet se janë kthyer në Bosnjë dhe më pak se 120 në Kosovë. “Problemi i këtyre të kthyerve ekziston dhe ata përbëjnë patjetër një kërcënim për sigurinë”, thotë ai.

Qeveria e SHBA-së është gjithashtu e vetëdijshme për problemin. Zëvendësndihmës sekretari Hoyt Yee kohët e fundit tha në një seancë në Uashington se “duhet bërë më shumë.”

“Për shkak se të konvertuar në ekstremizëm janë kthyer në shtëpi nga fusha e betejës ose radikalizohen në vend, qeveritë e Ballkanit janë të  shqetësuara se do të ketë një rritje të dhunës, intolerancës dhe ekstremizmit në rajon – dhe ndoshta këto mund të eksportohen në veri dhe në perëndim”, tha Yee më 17 maj, para Nënkomitetit për Çështjet e Jashtme për Evropën, Euroazinë dhe Kërcënimet në Zhvillim.

Përhapja e salafizmit

Të njëjtën ditë, gjatë një sesioni parlamentar në Berlin, qeveria gjermane pranoi ekzistencën e një problemi tjetër që mund të përshpejtojë më tej radikalizimin e popullsisë myslimane në Ballkanin Perëndimor: ndikimin në rritje të Arabisë Saudite dhe të shteteve të tjera të Gjirit Persik. “Organizatat misionare nga Arabia Saudite janë gjithashtu aktive në Kosovë, ku përhapin interpretimin vehabist të Islamit duke dërguar predikues”, tha qeveria gjermane në një deklaratë me shkrim.

Salafizmi fundamentalist, së bashku me degë të ndryshme radikale të Islamit, hyri në Ballkan fillimisht përmes predikuesve dhe xhamive të sponsorizuara nga saudi-arabët gjatë luftrave në Bosnje dhe Kosovë në vitet 1990. Ndikimi i tij është përhapur në mënyrë dramatike në dekadën e fundit, ushqyer pjesërisht nga situata e tmerrshme ekonomike dhe sociale në rajon dhe mungesa e përgjithshme e mundësive, veçanërisht për të rinjtë. Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia, Bosnja dhe Mali i Zi) kanë një nivel papunësie mbi 50 përqind në radhët e popullsisë rinore dhe një pagë mesatare mujore prej rreth 300 euro.

Muslimanët e Ballkanit konsiderohen si ndër komunitetet më të moderuara islame në botë, që do të thotë se interpretimet radikale të Islamit mbeten të huaja për shumicën e popullsisë së rajonit.

Megjithatë, vendet e Ballkanit me popullsi me shumicë muslimane, si Kosova, Shqipëria dhe Bosnja dhe Hercegovina, shpesh përmenden si baza të mundshme të mbarështimit për fanatikët fetare dhe ekstremizmin e dhunshëm. Dhe edhe Maqedonia fqinje, Serbia dhe Mali i Zi nuk janë të imunizuar ndaj këtij problemi.

Në librin e botuar kohët e fundit “Ndërmjet Shpëtimit dhe Terrorit: Radikalizimi dhe Fenomeni i Luftëtarëve të Huaj në Ballkanin Perëndimor”, autori Vllado Azinoviç mendon se radikalizimi në rajon ka ndodhur kryesisht në kontekstin e salafizmit militant.

Problemi do të shtohet

Eksperti i Ballkanit nga SHBA-ja Gordon N. Bardos e ka krahasuar kohët e fundit situatën aktuale në vendet e Ballkanit “me atë të viteve të Republikës së Vajmarit në Gjermani në periudhën 1920 dhe 30”. Është e ngjashme me atë se “kemi të bëjmë me një grup vendesh me institucione demokratike të dobëta, ekonomi në depresion dhe nivele të larta të pakënaqësisë ndër radhët e popullsisë”, tha Bardos.

Një rënia e tillë socio-ekonomike e gjatë dhe korrupsioni i shfrenuar, i kombinuar me rreziqet e sigurisë dhe institucionet e dobëta shtetërore, mund t’i afrojnë edhe më shumë njerëz me lëvizjet radikale. Vedran Dzihic nuk mendon se situata aktuale në Ballkan duhet të jetë shkak për shqetësim të madh, por ai paralajmëroi se shenjat duhet të merren seriozisht.

“Është e qartë se ky fenomen ekziston,” thotë Dzihic. “Ky fenomen do të vazhdojë dhe do të ndjekë zhvillimin e vendeve të Ballkanit në vitet dhe dekadat e ardhshme. Është gjithashtu e qartë se Islami në Ballkanin Perëndimor nuk do të ketë kurrë përsëri të njëjtën formë” si para viteve 1990. Dzhic parashikon se radikalizimi i mundshëm i mëtejshëm do të vazhdojë krah për krah me zhvillimet në vendet e rajonit. “Nëse problemet e sigurisë, paqëndrueshmëria dhe vështirësitë ekonomike vazhdojnë të rriten, ky fenomen do të shtohet gjithashtu”.

DW

Next Post

Rama reagon pas shkarkimeve: Jashtë orarit zyrtar të punës të lirë të marrin pjesë në fushatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtori i Arsimit Parauniversitar Hazbi Lika shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Durrësit

Drejtori i Arsimit Parauniversitar Hazbi Lika shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Durrësit

January 24, 2026
“Vota është e shenjtë!”/ Albin Kurti i prerë: S’ka amnisti për komisionerë e individë të përfshirë në manipulime votash!

“Vota është e shenjtë!”/ Albin Kurti i prerë: S’ka amnisti për komisionerë e individë të përfshirë në manipulime votash!

January 24, 2026
“Kjo nismë e re do punojë paralelisht me OKB”/ Bordi i Paqes, Vjosa Osmani: Besoj te presidenti Trump për të sjellë paqe….

“Kjo nismë e re do punojë paralelisht me OKB”/ Bordi i Paqes, Vjosa Osmani: Besoj te presidenti Trump për të sjellë paqe….

January 24, 2026
U arrestua në Meksikë për llogari të SHBA/ Dikur kampion olimpik, sot boss droge i nivelit të El Chapo dhe Escobar

U arrestua në Meksikë për llogari të SHBA/ Dikur kampion olimpik, sot boss droge i nivelit të El Chapo dhe Escobar

January 24, 2026
Samiti trepalësh në Abu Dhabi-Rusia këmbëngul në kontrollin e Donbasit/ Ukraina: Çështja territoriale thelbësore për paqen

Analiza: A do të sjellin bisedimet Ukrainë-Rusi fundin e luftës?

January 24, 2026
“Emri i kandidatit për Tiranën, çështje ditësh”, Noka takon Tedi Blushin: Përjashtojmë nga bashkëpunimi Arlind Qorin

Sot opozita në Bulevard/ Paralajmëron valë protestash, Noka zbulon skenarët: Betejë kundër kthetrave të ‘kuçedrës’ që..

January 24, 2026
VIDEO/ Shpërthim në një fabrikë kokaine në Kolumbi, 9 të vdekur dhe 10 të plagosur

VIDEO/ Shpërthim në një fabrikë kokaine në Kolumbi, 9 të vdekur dhe 10 të plagosur

January 24, 2026
Nikoll Lesi: PD-ja gati me “grupin e Mamurrasit” dhe “grupi i bjeshkëve tropojane”

Nikoll Lesi: PD-ja gati me “grupin e Mamurrasit” dhe “grupi i bjeshkëve tropojane”

January 24, 2026
Trashëgimia e Anagnosti mbartet përtej “Trenit ADN”

Treni ADN prej Anagnostit – poetika e kujtesës dhe kamera e ndërgjegjes

January 24, 2026
Plumbi që del nga goja

Shqipëria 2026, sipas Fishtës

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In