• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pas raketave edhe mina anti-personel, SHBA ngre alarmin për një sulm të madh, mbyll ambasadën në Kiev

by A R
20/11/2024 15:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas raketave edhe mina anti-personnel SHBA ngre alarmin për një sulm të madh, mbyll ambasadën në Kiev, pasi i dha dritën jeshile Ukrainës për përdorimin e raketave ATACMS kundër territorit rus, Joe Biden aprovon gjithashtu dërgimin e minave tokësore anti-personel për Ukrainën. Ky hap që bëhet i ditur nga një zyrtar amerikan, mund të ngadalësojë përparimin e Rusisë në lindje, veçanërisht nëse përdoret bashkë me municionet e Shteteve të Bashkuara. Siç thuhet Uashingtoni pret që Kievi t’i përdorë minat në brendësi të territorit të vet, dhe jo në zona me dendësi të lartë popullsie.

Të martën Ukraina sulmoi për herë të parë Rusinë, saktësisht Rakonn e Briansk, me raketat amerikane ATACMS  teksa lufta shënoi 1 mijë ditë. Përmes ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov, Moska e cilësoi këtë një sinjal se Perëndimi donte përshkallëzimin e luftës.

Kundërpërgjigjja e menjëhershme e Rusisë ishte miratimi i ndryshimeve të doktrinës bërthamore, duke ulur pragun për përdorimin e këtyre armëve në përgjigje të një sulmi konvencional.

“Nuk jemi të befasuar nga ndryshimi I doktrinës bërthamore të Rusisë. Është e njëjta retorikë e rrezikshme që e kemi parë dhe më herët, përgjatë 2 viteve të fundit. Por nuk kemi parë ndonjë sinjal se Rusia mund të jetë u përgatitur për të përdorur këto lloj armësh”, tha Sabrina Singh, zëdhënëse e Pentagonit.

Vendimi për raketat dhe më pasi minat, erdhi teksa ushtria ruse e ka përshpejtuar ritmin e përparimit përgjatë frontit të luftës, dhe ka intensifikuar bombardimet rreth Ukrainës duke shënjestruar infrastrukturën energjetike në prag të dimrit.

Në një lëvizje të rrallë ambasada amerikane në Kiev është mbyllur përkohësisht, pas informacioneve për një sulm të madh ajror nga Moska më 20 nëntor. Uashingtoni udhëzoi qytetarët të përgatiten për t’u strehuar menjëherë në zona të sigurta nëse do të bien sirenat e alarmit.

/a.r

Next Post
E keni ditur gabim! Çfarë nënkupton përqindja e shiut në një aplikacion moti

E keni ditur gabim! Çfarë nënkupton përqindja e shiut në një aplikacion moti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

October 7, 2026
“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

October 7, 2026
Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

October 6, 2026
“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

October 6, 2026
Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

October 6, 2026
VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

October 6, 2026
Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

October 6, 2026
“Duam statusin e vendit kandidat, vetëm ne s’e kemi”- Vizita e Von der Leyen, Kurti: Kosova i plotëson kriteret, BE të hapë edhe negociatat!

Më pak se dy orë nga skadimi i afatit, Kurti bën tjetër lëvizje! Propozon Justina Pulën për Presidente, i bën thirrje PDK të votojë: Le të bindet Hamza

October 6, 2026
Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

October 6, 2026
“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com