• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Analiza / 5 pasojat e mundshme të referendumit turk

by A R
16/04/2017 12:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Turqia voton nesër gjatë një referendumi historik për një rishikim kushtetues që i jep më shumë kopetenca rolit të presidentit, një votim që është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit.

Rezultati i këtij konsultimi popullor do të influencojë të ardhmen e marrëdhënieve me Bashkimin Evropian, mbi problemin e çështjes kurde dhe evoluimin e dinamikave sociale.

Më poshtë janë pesë çështje kryesore që mund të ndryshojë ky referendum:

Më shumë apo më pak demokraci?

Nëse fiton të dielën, Erdogan do të ketë një pushtet të të përforcuar shumë dhe mundet, në teori, të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2029. Ekzekutivi do të përqëndrohet në duart e presidentit dhe posti i kryeministrit do të zhduket.

Përkrahësit e tij shprehen se një masë e tillë është e nevojshme për të stabilizuar ekzekutivin dhe për të vendosuar barriera të qarta me gjyqësorin dhe legjislativin.

Por theksojnë se nuk do të ekzistojë më një kundër pushtet në këtë sistem të ri, duke i hapur rrugën një regjimi autokratik.

Një fitore e jo-së në këtë referendum do të ishte një goditje për Erdoganin, që ka vendosur gjithë peshën e tij në këtë fushatë.

Çfarë e ardhme me Evropën?

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe BE-së janë përkeqësuar ndjeshëm gjatë fushatës për referendumin, ku Erdogani akuzonte disa vende evropiane për praktika naziste.

Erdogani është shprehur se kandidatura e Turqisë në BE, që ndodhet në një pikë të vdekur prej vitesh, do të diskutohet sërish pas referendumit.

Në rast fitoreje të referendumit, Erdogani mund të ketë mundësinë që t’i japë fund përgjithnjë projektit të aderimit, për të privilegjuar vetëm marrëdhëniet tregtare, në formën e një unioni doganor, për shembull.

Luftë apo paqe me kurdët?

Që prej thyerjes së paqes historike me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në verën e vitit 2015, juglindja e Turqisë ka hyrë në një spirale përplasjesh të përgjakshme mes forcave të sigurisë turke dhe separatistëve kurdë.

Ofensiva ushtarake e Ankarase u shoqërua me një shtypje të fortë kundër përkrahësve politikë dhe mediatikë prokurdë, të akuzuar për aktivitete terroriste në lidhje me PKK-në.

Madje media pranë pushtetit raporton se një ofensivë pritet të fillojë kundër PKK-së në veri të Irakut pas referendumit.

Bashkim apo polarizim?

Shoqëria turke është polarizuar fuqishëm vitet e fundit mbi figurën e Erdoganit. Gjatë fushatës për referendumin, presidenti turk ka shënjestruar kundërshtarët e tij duke i akuzuar për lidhje me terroristët dhe puëistët.

“Erdogan mund të fitojë, por në fund, gjysma e vendit e do dhe gjysma tjetër e urren. Kjo është origjina e krizës në Turqinë moderne”, shpjegon Soner Cagaptay, analist në “Washington Institute”.

Megjithatë, Erdogani në të kaluarën ka treguar një pragmatizëm të madh dhe shumë analistë mendojnë se pas referendumit ai do të përdorë diskure më zbutës dhe bashkues.

Rimëkëmbje ekonomike apo fundosje?

Tregjet shpresojnë me kujdes për një fitore të po-së në referendum, duke shpresuar për një rikthim të stabilitetit që i mungon Turqisë, të goditur prej një viti e gjysmë nga një valë atentatesh dhe e tronditur nga një përpjekje për grusht shteti në korrik.

Por në terma afatmesëm, pasiguria dominon. Dobësimi i besimit të investitorëve në institucione, një polarizim i theksuar i shoqërisë dhe një vonim i reformave strukturore mund të prekë rritjen ekonomike.

Një fitore e po-së mund të përshëndetet nga tregjet në terma afatshkurtër, por rritja mbetet e dobët dhe në terma afatgjatë influenca e sistemit të ri presidencial mbetet e panjohur./

Next Post
Rrahën për vdekje pronarin e marketit, Gjykata lë në burg vëllezërit

Rrahën për vdekje pronarin e marketit, Gjykata lë në burg vëllezërit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In