• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këto janë tarifat për segmentet Rinas-Thumanë, Kashar-Rinas dhe Kashar-Thumanë

by A R
11/01/2025 17:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej 4 janarit në autostradën Thumanë-Kashar ka nisur aplikimi i tarifës së kalimit. Kompania koncesionare që ka ndërtuar dhe mirëmban të vetmin aks rrugor të kategorisë “A”, njoftoi që në dhjetor nisjen e aplikimit të tarifës, pas 6 muajsh kalim pa pagesë.

Për të udhëtuar në veprën e re infrastrukturore 21 kilometër e gjatë, motoçikletat me cilindratë mbi 250 centimetër kub do të paguajnë 170 lekë, ndërsa automjetet 250 lekë ose 2.5 euro. Për kamionët, autobusët dhe mjetet me 2 apo tre kate e lartësi mbi 2.2 metër është aplikuar tarifa 620 lekë. Ndërkohë mjetet me 4 ose më shumë akse do të paguajnë 870 lekë ose me kursin e këmbimit, 8.8 euro.

Kompania koncesionare ka publikuar gjithashtu edhe tarifat për segmente të veçanta të kësaj autostrade, si Rinas-Thumanë, Kashar-Thumanë dhe Kashar-Rinas.

Kështu, për aksin Kashar-Rinas, çmimi nis nga 50 lekë për triciklat, ose 0,6 euro, deri në 270 lekë (0,6 euro) për kamionët ose automjetet e tjerë me katër ose më shumë akse.

Autostrada Thumanë-Kashar, këto janë tarifat për segmentet

Tarifat e segmentit Kashar-Rinas

Për aksin Kashar-Thumanë, tarifat nisin nga 170 lekë për triciklat, ose 1,8 euro, deri në 870 lekë (8,8 euro), për kamionët ose automjetet e tjerë me katër ose më shumë akse.

Autostrada Thumanë-Kashar, këto janë tarifat për segmentet

Tarifat e segmentit Kashar-Thumanë

Sa i përket aksit Rinas-Thumanë, çmimet në toll nisin nga 120 lekë (1,2 euro) për triciklat, deri te 600 lekë (6,1 euro) për kamionët ose automjetet e tjerë me katër ose më shumë akse.

Autostrada Thumanë-Kashar, këto janë tarifat për segmentet

Tarifat e segmentit Rinas-Thumanë

Autostrada Thumanë-Kashar u hap për qarkullim të automjeteve në fund të qershorit të vitit të shkuar. Vepra infrastrukturore pjesë e “Korridorit Blu” është e para e kategorisë “A” në Shqipëri, duke hedhur kështu një “gur themeli” drejt një standardi të ri. Autostrada përmbush të gjitha kriteret e Bashkimit Europian, ku shpejtësia e lëvizjes është 130 kilometër në orë.

Vepra infrastruktuore që nis nga Thumana e që lidhet me Autostradën Tiranë-Durrës është një investim tërësisht privat, i kompanisë “Gener 2”, e cila pas 35 vitesh do i dorëzohet shtetit.  Me nga tre korsi për secilin kah lëvizje, njëra e dedikuar për emergjencat, 14 nënkalime e 12 ura, Thumanë-Kashar i shërben sa qytetarëve shqiptarë aq edhe turistëve të huaj.

Autostrada Thumanë-Kashar është segmenti i parë i ndërtuar nga pesë të tillë që përbëjnë “Korridorin Blu”, ndryshe Adriatiko Jonian.

Next Post
Një vdekje misterioze në Kinë ngjall zemërimin popullor, shpërthejnë protestat e dhunshme

Një vdekje misterioze në Kinë ngjall zemërimin popullor, shpërthejnë protestat e dhunshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com