• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

ANALIZA/ “2034”, viti kur mund të shpërthejë Lufta e Tretë Botërore

by Java News
30/10/2021 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Federico Giuliani “Il Giornale”

Një përplasje fatale midis dy anijeve të shteteve rivale, rrëzim i një avioni që hyn në zonën ajrore të kundërshtarit, dhe një pushtim i mundshëm ushtarak kinez kundër “krahinës rebele” të Tajvanit. Dhe sërish akoma:rritje e tensioneve midis vendeve të ndryshme të ndodhura pranë rajonit më tensionet më të mëdha, një trashëgimi e mosmarrëveshjeve të vjetra historike mbi kufijtë detarë.

”Kutia e Pandorës” në Detin e Kinës Jugore, rrezikon që të hapet në çdo moment. Sidomos tani që Kina dhe Shtetet e Bashkuara, lojtarët kryesorë aktivë në këtë arenë të zjarrtë, mund të jenë thuajse në të njëjtin nivel. Natyrisht, aftësitë ushtarake të Uashingtonit, janë ende superiore në krahasim me ato të Kinës.

Megjithatë Pekini ka arritur ta ngushtojë hendekun falë modernizimit të ushtrisë së tij. Dhe pastaj, nëse deri disa dekada më parë durimi strategjik amerikan, i shfaqur në mbështetjen e kërkesave demokratike të Tajvanit, dhe në të njëjtën kohë, në arritjen e marrëveshjeve tregtare me kinezët, mund të kishte qenë një zgjidhje e vlefshme për të ruajtur statuskuonë në një zonë shumë të nxehtë, sot skenari është krejtësisht ndryshe.

Kina nuk është më e gatshme që t’i shohë aeroplanmbajtëset amerikane të patrullojnë përgjatë ngushticës së Tajvanit, ujërat e të cilit konsiderohen si “kineze” nga Dragoi, dhe “ujëra ndërkombëtare” nga Shtëpia e Bardhë dhe shumë fuqi perëndimore. Kina nuk është më  gati që të pranojë as diktatet e huaja për çështjen e Tajvanit, ribashkimi i së cilës me atdheun kinez – siç premtoi presidenti Xi Jinping – duket se është vetëm çështje kohe.

Viti X

Casus belli, shkaku që mund të sjellë një luftë lokale, që shumë shpejt do të rikthehet në një konflikt në shkallë të plotë (për disa madje edhe në Luftën e Tretë Botërore ), është një paralajmërim ogurzi që duhet trajtuar me shumë kujdes.

Më shumë sesa të shmangin rënien në Kurthin e Tukididit, duke analizuar zhvillimet e muajve të fundit, rezulton se mundësia që Kina dhe Shtetet e Bashkuara mund të përplasen me armë midis tyre, duket gjithnjë e më shumë si një fakt konkret.

Në këtë aspekt, ka pak rëndësi fakti nëse Pekini dhe Uashingtoni do të preferonin që ta shmangnin një përballjeje të tillë. Realiteti është se çështjet që duhen zgjidhur, përfaqësojnë disa tema kyçe që janë të pamundura të anashkalohen, si për palën kineze ashtu edhe atë amerikane.

Ashtu siç Dejvid Kuamen kishte “parashikuar” pandeminë e Covid-19 në librin e tij “Spillover”, ka nga ata që mund të bëjnë të njëjtën gjë me shpërthimin e luftës midis

Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. Fjala është për Eliot Akerman dhe Xhejms Stavridhis , përkatësisht njëri admiral, me 8 vite shërbim në Forcat Detare dhe Speciale, dhe tjetri këshilltar në Shtëpinë e Bardhë.

Të dy janë autorët e librit “2034, në të cilin hipotetizohen disa skenarë të tmerrshëm. Akerman dhe Stavridhis, rindërtojnë atë që mund të jetë përballja midis Shqiponjës dhe Dragoit. E ku mund të ndodhë tjetër një përballje e tillë, nëse jo në ujërat e trazuara të Detit të Kinës Jugore?

Gjasat e një Lufte të Tretë Botërore

Komploti i këtij libri, një thriller gjeopolitik, është sa i thjeshtë aq edhe bindës për lidhjen e tij me realitetin. Më 12 mars 2034, admiralja e marinës amerikane, Sarah Hunt, është duke  ushtruar “lirinë e lundrimit” në Detin e Kinës Jugore, 12 milje detare nga Ishujt Spratli, në bordin e anijes së tij “John Paul Jones”, së bashku me disa anije të tjera.

Në fakt “liria e lundrimit”, është një term që “si shumë aspekte të tjera të jetës ushtarake, ishte krijuar për ta fshehur natyrën e vërtetë të operacionit:asgjë më shumë se sa një provokim i pastër dhe i thjeshtë”.

Në një moment, anija amerikane pikas një anije peshkimi kineze të dëmtuar me emrin “Uen Rui”. Kjo e fundit duket e përfshirë nga flakët. Pasi vendosin që ta shuajnë zjarrin, amerikanët hipin në anijen kineze për të kuptuar se çfarë ka ndodhur.

Në atë moment, Hunt dhe njerëzit e saj zbulojnë se ajo varkë peshkimi bart në bord pajisje të avancuara teknologjike, që meritojnë të analizohet më nga afër. Sa keq që ai është në fakt një kurth, pasi ndërkohë aeroplanmbajtësja bërthamore e ushtrisë kineze, Zheng He, dhe luftanijet e tjera që mbajnë flamurin e Pekinit, janë drejtuar drejt flotiljes amerikane.

Në atë moment, një sulm kibernetik kinez prish komunikimin midis anijeve luftarake amerikane dhe midis tyre dhe Uashingtonit. Ndërkohë një krizë tjetër shpërthen pranë ngushticës së Hormuzit.

Iranianët, aleatë besnikë të Kinës, kapin një avion luftarak amerikan F-35. Ndërkohë në Azi, një avion luftarak kinez fundos 2 destrojerët amerikanë. Është fillimi i katastrofës amerikane.

Kur Uashingtoni dërgon përforcime në vendngjarje, 37 anije amerikane tashmë janë shkatërruar, ndërsa mijëra njerëz kanë vdekur. Kina sapo e fitoi “Betejën e Detit të Kinës Jugore ”. Kështu nis viti 2034, dhe po kështu mund të fillojë edhe Lufta e Tretë Botërore.(CNA.al)

Next Post
Kosova i shpalli dy diplomatë “non grata”/ Rusia: Provokim i qëllimshëm!

Vjosa Osmani: Serbia po bën fushatë kundër Kosovës me ndihmën e Rusisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In