Vjosa Osmani: Serbia po bën fushatë kundër Kosovës me ndihmën e Rusisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet në ditën e dytë të vizitës së saj në Portugali, ku ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë shtetëror të vendit.

Osmani gjithashtu në një intervistë për mediat ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo është shprehur se Serbia po vazhdon me qëllimin e saj destabilizues në raport me Kosovës.

“Serbia vazhdon të zhvillojë një fushatë agresive kundër Kosovës, ndërkombëtarisht. Vazhdon të abuzojë me dialogun duke u përcjellë informacione të gabuara disa vendeve, veçanërisht atyre që janë gjeografikisht më larg, duke thënë se dialogu ka në qendër statusin e Kosovës – gjë që padyshim nuk është – dhe ka kryer një sërë nismash destabilizuese, me ndihmën e Rusisë, duke mbajtur gjallë tensionet dhe konfliktet dhe duke e lënë rajonin tërësisht jashtë integrimit evropian, duke shkuar kundër asaj që duam dhe mbrojmë”.

Më tej Osmani ka theksuar se Kosova vijon të jetë në komunikim me Bashkimin Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tjerë.

“Ne jemi shumë të sigurt në synimet tona, komunikojmë me miqtë tanë në BE, SHBA dhe më gjerë. Marrëdhëniet me të gjithë fqinjët janë të shkëlqyera dhe ne po hedhim hapa drejt marrëdhënieve të mira me Serbinë, por për fat të keq Serbia nuk po bën të njëjtën gjë”, ka thënë më tej Osmani.

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com