• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Analisti: Protesta e Berishës shërben për konsolidimin e kontrollit në PD, jo për ndryshim politik

by E B
08/05/2026 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Protesta e sotme e thirrur nga Sali Berisha, lidhet më shumë me nevojën e tij për të mbajtur të mobilizuar Partinë Demokratike dhe për të konsoliduar autoritetin brenda saj, sidomos para zgjedhjeve të 23 majit, sesa me krijimin e një momenti të ri politik përballë Edi Ramës.

Ky ishte konkluzioni i analistit Aleksandër Çipa në emisionin “Studio Live” në Report TV ku ishte i ftuar për të analizuar protestën e opozitës dhe situatën brenda Partisë Demokratike.

“Nuk ndryshon asgjë. Kryen vetëm funksionin e aksionit politik, që i bie protesta e 9-të. Ndodh në pragun e zgjedhjes formale të kryetarit të partisë. Është e parathënë që kryetar do të jetë Berisha. Ai është investuar që regjinë e kësaj zgjedhjeje të parathënë ta ndërtojë në një mënyrë të tllë ku përfshihet dhe protesta e sotme. Unë nuk e përmend termin garë, sepse nuk ekziston asnjë premisë për ta lexuar si të tillë. Falë motit, pjesëmarrja besoj nuk do të jetë në nivelet e dëshirueshme. Duhet ta themi ashiqare që vetëm sot pjesëmarrja në protestë nuk ka shumë rëndësi. Është e njëjta regji, imazhi i patundshëm që do të ketë Beirsha për një opozitë në gjendje pune. Nëse ka episode të ngjashme me ato të protestave të mëparshme, me molotovë e fishekzjarrë,  ato do të bëhen lajm dhe kjo do t’i mjaftonte Berishës për procesin dhe zgjedhjet e 23 majit” tha Çipa.

Sipas Çipës, objektivi real i Berishës mbetet “hipotekimi” i Partisë Demokratike dhe ruajtja e kontrollit politik mbi të.

“Berisha është i investuar maksimalisht që në këtë proces të zgjedhjes të garantojë hipotekimin e PD-së. Gjithçka është shumë e qartë. Kjo dëshmon që klasa politike në Shqipëri e ka të vështirë të pranojë ndryshime, një realitet të ri të udhëheqjes dhe aktivizimit politik, apo edhe zëvendësimin në breza njerëzorë. Aksioni i Berishës është i kufizuar brenda gardhit të partisë vetjake dhe mesa duket edhe koha që ka kaluar nuk ka pasur një strategji gjithëbashkuese për një koalicion që mund të tundte pushtetin e Ramës”, deklaroi ai.

Duke komentuar mundësinë e krijimit të një koalicioni të gjerë opozitar përballë mazhorancës, Aleksandër Çipa u shpreh skeptik, dhe argumentoi se pengesat janë si politike, ashtu edhe strukturore.

“Kjo do të jetë e vështirë për dy arsye. Partitë e vogla të spektrit opozitar kanë kërkesa strategjike: ndryshimin e sistemit zgjedhor, uljen e pragut të pjesëmarrjes dhe bërjen të mundshme të një qeverie që të mos përcaktohej nga vullnetet e aleatëve të tjerë”, deklaroi ai.

Sipas analistit, problemi lidhet edhe me mënyrën sesi është ndërtuar sistemi politik në Shqipëri, ku dy partitë e mëdha vijojnë të dominojnë skenën.

“Dihet që në pikëpamje strategjike, PD dhe PS po mbajnë marrëveshjen e 2008 që përcaktoi monopolin politik”, tha Çipa.

Next Post
Ish-truproja i Nanos: Tubimi i sotëm i PD-së mund të jetë më skandalozi, lidershipi nuk sjell ndryshim

Ish-truproja i Nanos: Tubimi i sotëm i PD-së mund të jetë më skandalozi, lidershipi nuk sjell ndryshim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

October 3, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Cinizmi ynë i performancës

October 3, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Letoni, votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

Zgjedhjet parlamentare në Letoni, votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

October 3, 2026
Analiza/ Afrohet fundi i afatit për mbrojtjen e përkohshme, ukrainasit në SHBA përballen me pasiguri

Analiza/ Afrohet fundi i afatit për mbrojtjen e përkohshme, ukrainasit në SHBA përballen me pasiguri

October 3, 2026
“Turpi dhe morali, shpikje patriarkale”, “Gratë e mira bëjnë…”/ Shkrime në mure pas publikimit të videove intime të artisteve

“Turpi dhe morali, shpikje patriarkale”, “Gratë e mira bëjnë…”/ Shkrime në mure pas publikimit të videove intime të artisteve

October 3, 2026
Zhduket nga radarët avioni me gjashtë persona në bord

Zhduket nga radarët avioni me gjashtë persona në bord

October 3, 2026
Trajneri Maran pas humbjes me Finlandën: Na penalizuan vendimet e arbitrit

Trajneri Maran pas humbjes me Finlandën: Na penalizuan vendimet e arbitrit

October 3, 2026
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Opozita e Taiwanit…

October 3, 2026
Rey Manaj optimist pas humbjes me Finlandën: Në fund do dalim të parët!

Rey Manaj optimist pas humbjes me Finlandën: Në fund do dalim të parët!

October 3, 2026
Kush duhet të turpërohet?

Kush duhet të turpërohet?

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com