• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Analisti pranë PD, kritika Bardhit: Po bën veprime absurde, kërkon të legjitimojë Foltoren

by A R
03/09/2023 19:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pasi Kuvendi Kombëtar i PD-së i thirrur nga kryetari Lulzim Basha, shkarkoi Gazment Bardhi, ky i fundit nisi përpjekjet në formën e tij për të bashkuar demokratët, duke thirrur në një takim të gjithë deputetët e opozitës. Por kjo e lëvizje e Gazment Bardhit, sipas anëtarit të kryesisë së PD-së, Fitim Zekthit, është në funksion të Foltores.

I ftuar në Report Tv, Zekthi u shpreh se Gazment Bardhi po bën veprime absurde e se lëvizjet e tij kërkojnë që të legjitimojnë Foltoren. Sipas Zekthit, Bardhi nuk u shkarkua, por dje nga Kuvendi Kombëtar u kryen ndryshime, dhe fakti që kryetari do të jetë edhe kryetar i grupit parlamentar është një korrigjim që duhej berë.

Nuk është shkarkuar asnjë dje nga Kuvendi. Dje Kuvendi ka miratuar ndryshime statutore. Janë procedura normal e politike. Sa i takon faktit që kryetari do të jetë edhe kryetar i grupit parlamentar është një korrigjim një rregullim që duhej. Është ndjekur një logjikë e saktë. Kryetari i partisë në opozitë drejton grupin parlamentar. Bardhi ka hyrë në një rrugë të palogjikshme politike. Kur dikush nuk bie dakord me diçka Ai po sajon mbledhje dhe bën mbledhje. Bardhi duhet të respektojnë isntitucionet dhe jo të bëjë si ti teket. Është një strukturë ekzekutive nuk ka asnjë të drejtë. Është një gjë absurde e palogjikshme. Si e thërriska kryetari i grupit parlamentar mbledhjen e grupeve të tjera. Po bën veprime të palogjikshme dhe absurde por s’mund të jenë veprime që kanë të bëjnë me opozitën. Bëhet të legjitimojë lëvizjen politike të Foltores.’- tha Zekthi.

Zekthi e konsideroi si të jashtëzakonshëm Kuvendin Kombëtar të PD-së një ditë më parë, e shtoi se ndryshimet në statut kanë formësuar një parti të djathtë konservatore. Duke u ndalur tek fakti se kryetari duhet të japë dorëheqjen nëse largohet, Zekthi tha se një gjë e tillë nuk parashikohet në asnjë statut.

‘Ishte një përpjekje gjatë gushtit për të formësuar një statut të ri të PD-së dhe një partie më të vërtetë demokratike dhe të qendrës së djathtë konservatore që këto vlera të mëshirohen. Besoj se to jemi në pikë që mund të themi se kemi për herë të parë në Shqipëri një parti me piketa ideologjike të dukshme të prekshme për gjithë kënd. Mbrojta e vlerave qendrës konservatore, për herë të parë në Shqipëri kemi një parti të djathtë konservatore. Pjesëmarrja në kuvend ishte e jashtëzakonshme. Statuti i mëparshëm i përfshinte në mënyrë të paqartë. Statuti i ri ka kufizuar kompetencat e kryetarit të PD. Ka marrë më shumë kompetenca kryesia dhe Këshilli Kombëtar. Po ashtu edhe degët e partisë kanë marrë më shumë kompetenca. Kemi një ndarje të qartë të pushteteve. Në asnjë statut të partive politike, nuk e kanë në statut që kryetari ikën kur humb zgjedhjet. Dorëheqja është çështje kulture politike dhe ne këtë duam të imponojmë. Nuk duhet ta sanksionojmë.’- tha Zekthi.

Lulzim Basha mblodhi dje (2 shtator) Kuvendin Kombëtar të PD, në mbledhje u miratuan të gjitha ndryshimet në statutin e Partisë Demokratike, ku ndër të tjera kryetari i Partisë Demokratike do të jetë Lulzim Basha, njëherazi edhe kreu i grupit parlamentar.

/a.r

Next Post
Fredi Beleri kërkon lirinë, del sot para GJKKO për ndryshimin e masës së sigurisë

Beleri flet për "Kathimerini", mban versionin e Berishës: Më ndoqën si Sigurimi dikur! Rasti im, si i Haklajt dhe Frrokut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Begaj uron Pashkët nga Shëngjini: Harmonia fetare në Shqipëri është gurthemeli i shoqërisë tonë

Begaj uron Pashkët nga Shëngjini: Harmonia fetare në Shqipëri është gurthemeli i shoqërisë tonë

April 5, 2026
Shqipja në rrezik? UGSH ngre alarmin për shkeljet në RMV, mbështet protestën e studentëve

Shqipja në rrezik? UGSH ngre alarmin për shkeljet në RMV, mbështet protestën e studentëve

April 5, 2026
Analiza e REL: A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

Analiza e REL: A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

April 5, 2026
Rrëmbyen dhe vranë Ridvan Lamajn pas prishjes së pazareve për drogën: Kush është 40-vjeçari i arrestuar sot në Spanjë

Rrëmbyen dhe vranë Ridvan Lamajn pas prishjes së pazareve për drogën: Kush është 40-vjeçari i arrestuar sot në Spanjë

April 5, 2026
Serbia gjen lëndë eksplozive pranë tubacionit të gazit, Vuçiç sinjalizon Orbán

Serbia gjen lëndë eksplozive pranë tubacionit të gazit, Vuçiç sinjalizon Orbán

April 5, 2026
Dyshohet se tentoi të parakalonte makinën, ndërron jetë drejtuesi i motoçikletës

Dyshohet se tentoi të parakalonte makinën, ndërron jetë drejtuesi i motoçikletës

April 5, 2026
Shpëtohet piloti amerikan i zhdukur në Iran, Trump jep detaje nga operacioni i shpëtimit: Amerika nuk lë asnjë ushtar pas

Shpëtohet piloti amerikan i zhdukur në Iran, Trump jep detaje nga operacioni i shpëtimit: Amerika nuk lë asnjë ushtar pas

April 5, 2026
Autor i 4 vjedhjeve të tjera në Tiranë, kamerat nxjerrin zbuluar 26-vjeçarin duke vjedhur biçikletën

Autor i 4 vjedhjeve të tjera në Tiranë, kamerat nxjerrin zbuluar 26-vjeçarin duke vjedhur biçikletën

April 5, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 6 prill 2026

April 5, 2026
Granit Xhaka promovon ushqimet tradicionale shqiptare në mediat botërore: Këtë e hamë çdo mëngjes!

Granit Xhaka promovon ushqimet tradicionale shqiptare në mediat botërore: Këtë e hamë çdo mëngjes!

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In