• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Analisti Bieber: Pozicioni i SHBA-së ende i pa konfirmuar

by Java News
27/08/2018 09:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Florian Bieber, profesori i Qendrës për studime juglindore në Universitetin e Grazit, ka analizuar zhvillimet e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.Duke komentuar ndryshimin e pozicioni të SHBA-së rreth idesë për korrigjimin e kufijve, Bieber thotë se mesazhet kontroverse nuk vijnë nga Departamenti i Shtetit, por nga njerëzit e afërt të presidentit Donald Trump, transmeton Koha.net.

“Është, në njëfarë mënyrë, logjikë e Trumpit: Gjëja më e rëndësishme është të arrihet një marrëveshje, përderisa përmbajtja nuk është e rëndësishme”, ka shpjeguar ai për televizionin N1.Sipas tij ajo që është më e rrezikshme është heshtja në Bashkimin Evropian. Vetëm Angela Merkel e shprehu mendimin e saj kundër ndryshimin potencial të kufijve.

“Duket se qëllimi i vetëm i BE-së është heqja e kësaj çështje nga rendi i ditës, ndaj dhe nuk po i kushton vëmendje rreziqeve të mundshme nga kjo lloj zgjidhje”, thotë ai.

Bieber pret që negociatat për marrëveshjen e mundshme do të zgjasin më tepër se mandati aktual i institucioneve të BE-së.“Ka shumë paqartësi – si të ndahen disa komuna, për shembull, ose si të zbuten efektet negative për vendet e tjera të rajonit. Gjithashtu do të ketë shumë kundërshtime ndaj kësaj zgjidhje”, thotë ai.

I pyetur për takimin e ardhshëm, të 7 shtatorit, ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit në Bruksel, Bieber ka shprehur shqetësimin e tij për aftësinë e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini për të ruajtur dialogun në këtë format zyrtar, pasi është qartë se ka negociata të drejtpërdrejta që po vazhdojnë paralelisht.

“Ajo që më shqetëson më së shumti është fakti se askush nuk flet për serbët që jetojnë në komunat me shumicë shqiptare në Luginën e Preshevës dhe ata në Kosovën jugore. Vuçiqi e Thaçi po flasin për marrëveshjen ndërmjet dy grupeve etnike, por nëse shikojmë se çfarë po ndodh në terren, kjo është krejtësisht ndryshe nga e vërteta”, shprehet Bieber, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
E gjithë Struga e ka pritur Selën pas daljes nga spitali

“Luanët Maqedonas” kërcënojnë me jetë politikanin shqiptar, Ziadin Sela

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

December 24, 2025
Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

December 24, 2025
Viti i Ri nis me mësim online për studentët/Filologjia nis më 5 janar

“Studentët me mesataren më të lartë zgjedhin privatët”/ Raporti i QSHA: Janë 10 mijë vende bosh në Universitet

December 24, 2025
Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

December 24, 2025
Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

December 24, 2025
Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

December 24, 2025
Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

December 24, 2025
Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

December 24, 2025
“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

December 24, 2025
Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com