• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Luanët Maqedonas” kërcënojnë me jetë politikanin shqiptar, Ziadin Sela

by Java News
27/08/2018 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas ngjarjes së shkurtit të këtij viti ku u kërcenua se do merrte një plumb ballit, një kërcënim i është bërë kreut të Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela.

Kjo ka ndodhur vetëm pak orë pas deklarimit të tij dje se përpara ndryshimeve kushtetuese, duhet bërë një marrëveshje përfundimtare mes maqedonasve dhe shqiptarëve në mënyrë që njëherë e përgjithmonë t’u jepet fund konflikteve të brendshme midis qytetarëve në Republikën e Maqedonisë.

Në një postim të grupit të deklaruar si “Luanët Maqedonas”, në mënyrë të hapur shprehet mllefi i tyre ndaj kërkesës së Ziadin Selës, duke deklaruar se gjatë 27 prillit të përgjakshëm, ai ka kaluar shumë lehtë dhe se është dashur “Kire­ja të ja këpusë kokën.”

Nga ASH, siç raporton agjencia e lajmeve INA, thonë se me këtë deklaratë, përveç që publikisht shprehet mllefi ndaj kërkesës natyrale të kryetarit të Aleancës, Ziadin Selës, publikisht pranohet se Kire Georgievski, i cili u fotografua duke qarë gjatë gjykimit të 27 prillit dhe në të cilën mbrohej se ka ndihmuar Ziadin Selën, e ka kryer pikërisht atë për të cilën edhe është dënuar.

“Si duket Ziadin Sela vazhdon të jetë target i huliganëve maqedonas, të cilëve nuk u pëlqen deklarimi i Ziadin Selës pro NATO­s dhe EU­së, por me ndryshime kushtetuese në të cilën shqiptarët do të jenë përfundimisht të barabartë me maqedonasit.”, janë komentet dhe kundërpërgjigjet e lexuesve shqiptarë në rrjetet sociale, duke komentuar këto kërcënime.

Po ashtu bëhet thirrje që organet e rendit menjëherë të ndërmarrin masa për zbulimin e autorve të këtij grupi që kërcënon me jete dhe nxit urrjetje.

ma.me

Next Post
Rusi 2018 ka surpriza, këngëtarja shqiptare do të këndojë himnin

Era Istrefi me urgjencë në spital, përfundon në sallën e operacionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com