• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Analistët: Letra e Metës na bën qesharakë në botë, por ai duhej konsultuar për votën

by A R
23/12/2017 20:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në letrën që Presidenti i Republikës Ilir Meta i dërgoi presidentit amerikan Donald Trump të premten, i shprehu keqardhje për votën e Shqipërisë pro rezolutës së OKB-së që e konsideron nul vendimin amerikan për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Shtetit të Izraelit.

Në këtë letër Presidenti Meta e siguron homologun e tij amerikan se do të kërkojë personalisht shpjegime për këtë votë që, sipas tij nuk shpreh qëndrimin shtetëror të Shqipërisë dhe për të cilën institucioni i presidentit të republikës nuk ishte pyetur.

Top Channel pyeti sot dy analistë, Skënder Minxhozin, ish-këshilltar i ministrit të jashtëm dhe Afrim Krasniqin, ish-këshilltar i dy presidentëve të Republikës, të cilët komentuan letrën e Presidentit Meta.

Skënder Minxhozi: Kjo është një histori shqiptare, një histori e shëmtuar shqiptare. Letrën e pamatur e shoh si një veprim të pamatur, foshnjarak dhe disi qesharak madje. Është një histori e vjetër ku shqiptarët spiunojnë shqiptarët te të huajt. Dyshoj që zoti Meta e ka bërë sado pak për të fituar simpatinë e amerikanëve se sa për t’i tërhequr veshin Ramës.

Afrim Krasniqi, ish-këshilltar i Presidentit: Nëse ne shohim praktikën e vendeve që operojnë në këtë mënyrë, me letër paralele dërguar, tradicionalisht kjo ndodh në vende ky ka dy etni ose konflikt të thellë fetar dhe ku përfaqësues të njërës palë ndjehet i papërfaqësuar. Është absurde që Shqipëria, një shtet me asnjë problem etnik dhe fetar, Presidenti të ketë një pikëpamje krejt të ndryshme nga Qeveria dhe me një letër direkte të kërkojë shfajësimin, duke thënë se unë jam përfaqësuesi i shtetit. Shteti shqiptar përfaqësohet si nga Parlamenti, si nga Presidenti, si nga Qeveria dhe do të duhet që letra e Presidentit duhet të reflektonte edhe mendimet e konsultuara të tre palëve. Fakti që Presidenti ka zgjedhur një metodë krejt tjetër, mendoj se nuk i bën nder Shqipërisë që të mendojnë se është një lëvizje diplomatike e gabuar. Mendoj se më shumë lidhet me kreditet e tij personale se sa me raportet e Shqipërisë dhe SHBA.

Skënder Minxhozi: Unë jam dakord që zoti Meta duhet të konsultohej paraprakisht për votën në OKB dhe këtu ai ka të drejtë, por që të bëjë letra në adresë të të huajve, qofshin këta edhe amerikanët kjo më duket e pamatur dhe e pamenduar, një agresivitet i kot që na bën qesharak në sytë e botës.

Afrim Krasniqi: Mendoj se duhet të ishte konsultuar. Ministri i Jashtëm ose Kryeministri duhet të konsultoheshin, madje jo vetëm me presidentin, por edhe me opozitën, në mënyrë që të gjitha palët të ishin në unison me këtë qëndrim. Nga ana tjetër, Presidenti i Republikës është një aktor shumë i rëndësishëm në politikën e Jashtme dhe kërkohet me insistim që ai të jetë pjesë e çdo vendimmarrje, qofte edhe e konsultimeve./TCH

Next Post
Gruevski, kryetar nderi i OBRM-PDUKM-së

Gruevski, kryetar nderi i OBRM-PDUKM-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Autokrati i mirë si burgu pa mure!

February 11, 2026
Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

February 11, 2026
Auto Draft

Protestat dështojnë sepse urrejtja e Sali Berishës nuk është ajo e shqiptarëve

February 11, 2026
Vendimi i Qeverisë, rriten pagat për zjarrfikësit, indeksim 2.5% dhe shtesë specifike për gradat e ulëta

Vendimi i Qeverisë, rriten pagat për zjarrfikësit, indeksim 2.5% dhe shtesë specifike për gradat e ulëta

February 11, 2026
Seanca konstituive, betohen 118 deputetët e rinj në Kosovë

Seanca konstituive, betohen 118 deputetët e rinj në Kosovë

February 11, 2026
“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ U zbulua si kontakt i Jeffrey Epstein, Këshilli i Europës i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ U zbulua si kontakt i Jeffrey Epstein, Këshilli i Europës i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

February 11, 2026
FOTO/ Aksidenti i rëndë në superstradën Lezhë-Milot, 2 persona në spital, si paraqitet gjendja e tyre

FOTO/ Aksidenti i rëndë në superstradën Lezhë-Milot, 2 persona në spital, si paraqitet gjendja e tyre

February 11, 2026
Kina ndalon procedurat kozmetike jokirurgjikale në sallone bukurie, kërkon vigjilencë publike

Kina ndalon procedurat kozmetike jokirurgjikale në sallone bukurie, kërkon vigjilencë publike

February 11, 2026
Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, pritet propozimi i Haxhiut si kryeparlamentare

Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, pritet propozimi i Haxhiut si kryeparlamentare

February 11, 2026

Mul Noka sulmon kritikët e PD: Të paburrë, ushtarë të një regjimi antidemokratik

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In