• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ana e fshehur e votës!

by Artan Fuga
05/09/2018 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artan Fuga

Jam ulur në një tarracë hoteli buzë detit. Dëgjoj një nonë që pyet një gocë të re pas një muhabeti për dike që nuk iu paguan qiranë e shtëpisë. Kur bëhen zgjedhjet?

Heq sytë nga libri dhe e shoh. Ç’ne kjo me zgjedhjet?

E nejse.

Pas pak: Kur bëhen zgjedhjet?

E çfarë më gjeti? Nuk më le të punoj.

Njerëzit mezi i presin zgjedhjet lokale ose të përgjithshme.

Mos i nënvleftësoni.

Popull i zgjuar.

As i ha barku për partitë, politikën, idetë, reformat absurde, e budalliqe të këtilla. Nuk gënjehet shqiptari me libra, me ide, me përralla. Të gjitha i duken njësoj pasi është zhgënjyer disa herë.

Duhet shumë punë t’i mbushësh mendjen se je ndryshe. E përse duhet të të besojë? Mos ke yll në ballë?

Jo ore jo.

Mezi i pret sepse atëherë i rregullon hallet e veta mesa mundet. Tund votën për të zgjidh hallin e ndonjë çatie të prishur, të ndonjë punësimi, të ndonjë rruge me pak asfalt, të ndonjë ndihme sociale e kështu me radhë. Hallet e vogla të mëdha të jetës të përditshme.

Kjo ka edhe të keqen e vet. Të pushtetshmit i degjojne hallet vetem ne fushata elektorale. Me keq, shume prej tyre nuk i zgjidhin me pare sepse pastaj si do ta shkembejne mallin: me jep voten te zgjidh hallin. Më keq, ca u krijojnë halle njerëzve që të kenë me çfarë t’u marrin votat.

Mezi pret ta shesë votën. Vota te ne per popullin eshte si leter me vlere me te cilen mund te “blesh” ca shërbime e ndonjë të drejtë të vogël që në fakt të takon, por nuk ta japin.

Vota është si indulgjencat e kishës në mesjete. Është i zgjuar populli. Budalla është ai që kujton se populli i zgjuar është budalla.

Next Post
Veliaj shërben drekë për njerëzit në nevojë: Energjinë ta kthejmë në punë konkrete

Veliaj shërben drekë për njerëzit në nevojë: Energjinë ta kthejmë në punë konkrete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com