• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ana e errët e Vitit të Ri, Evropa feston mes frikës nga terrorizmi

by A R
31/12/2017 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qytetet në të gjithë Evropën janë në gatishmëri në prag të natës së ndërrimit të viteve, ndërsa kërcënimi për sulme terroriste vazhdon të rëndojë mbi kontinent.

 Në kryeqytetin spanjoll, Madrid, policia ka marrë masa shtesë sigurie, përfshirë ndalimin e kamionëve dhe furgonëve në qendër të qytetit gjatë festimeve. Numri i personave që do të mbushin emblematiken Plaza del Sol në qendër të Madridit për të pritur Vitin e Ri, do të reduktohet nga 25 në 20 mijë vetë.

Ministria e Brendshme italiane ka urdhëruar që masat e sigurisë të forcohen që para Krishtlindjeve e përgjatë të gjithë periudhës festive, përfshirë festën e fundvitit.

Autoritetet lokale kanë rritur masat e sigurisë në zonat që pritet të mbushen me njerëz dhe atraksionet që zakonisht tërheqin vizitorë.

Kufizime trafiku dhe përdorim i metal detektorëve janë pjesë e planit të sigurisë përgjatë festës së ndërrimit të viteve në Romë, me masa të shtuara përreth shesheve kryesore të qytetit.

Policë të armatosur do të patrullojnë rrugët e Londrës, ndërsa qyteti përgatitet të shënojë Vitin e Ri me spektaklin e tij tradicional të fishekzjarreve.

Policia tha se një sërë masash sigurie janë marrë pas një serie sulmesh terroriste në qytet gjatë këtij viti. Qindra e mijëra njerëz pritet të mblidhen përgjatë brigjeve të lumit Tamiz për të mirëpritur 2018 me një spektakël fishekzjarresh që ka në qendër Syrin e Londrës. Gjatë 2017, ka pasur katër sulme terroriste në Londër.

Gjermania është në alarm një vit pas sulmit vdekjeprurës me një furgon mbi një treg Krishtlindjesh në Berlin. Barrikada përreth portave të Brandenburgut do të shërbejnë për të qetësuar të gjithë ata që do të dalin në festë.

Do të ketë edhe një zonë të sigurt për gratë, pasi qindra prej tyre u molestuan dhe u grabitën në Këln natën e Vitit të Ri dy vjet më parë. Lëvizja është pritur me polemika, pasi, sipas shumëkujt, një zonë e sigurt për gratë dërgon një mesazh katastrofik.

Në Këln, policia tha se 1400 oficerë do të dislokohen në qendër të qytetit. Fishekzjarret do të ndalohen, ndërsa ka plane për më shumë kamera survejimi dhe ndriçim të përmirësuar. Ngjarjet në Këln zunë faqet e para të gazetave dy vjet më parë, kur grupe të rinjsh, në dukje afrikano-veriorë, molestuan qindra gra në qendër të qytetit.

Next Post
Candreva i Interit pështyn, por edhe fyen tifozët

Candreva i Interit pështyn, por edhe fyen tifozët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In