• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Ana e errët e ish-presidentit marksist kilian Salvador Allende

by Java News
13/07/2019 16:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fundi tragjik i ish-presidenti marksist të Kilit, Salvador Allende, u përdor si një shembull frymëzues nga presidenti shqiptar Ilir Meta në mars të këtij viti, kur shprehu “gatishmërinë të vetësakrifikohej si Allende, vetëm që të zgjidhet kriza politike në vend”.

Por duket se krahasimi i kreut të shtetit çalon në shumë aspekte, ashtu siç çalojnë edhe krahasimet me figura të tjera historike, këtë herë nga Shqipëria. Dhe kjo për shkak të mungesës së dukshme të informacionit që Meta ka pasur mbi Allenden. Gati 46 vite vjet pas vdekjes së tij, Allende mbetet një figurë shumë e diskutueshme.

Që nga vetëvrasja e tij i rrethuar nga forcat ushtarake, që po kryenin një grusht shteti nën drejtimin e gjeneralit Augusto Pinochet, ka pasur shumë spekulime se si mund të ishte Kili sikur ai të ishte në gjendje të qëndronte edhe disa vite në pushtet. Allende shihet edhe sot si një hero nga e majta. Disa e shohin atë si një martir, që vdiq për kauzën e socializmit.

Fytyra e tij riprodhohet si një simbol i marksizmit, i ngjashëm me imazhet e famshme të Ernesto Che Guevaras. Shumë nostalgjikë e shohin atë si një viktimë të imperializmit amerikan. Për përkrahësit e tij, trashëgimia e tij më e madhe e Allendes, ishte bindja e tij se socializmi mund të arrihet përmes një rruge demokratike dhe pacifiste.

Ndërkohë, kritikët vënë në dukje aspektet më të errëta të kësaj figure. Ata argumentojnë se qeveria  e tij komuniste nuk ka qenë asnjëherë e zgjedhur me një shumicë demokratike, por vetëm me 36 për qind të votave. Kjo pasi ai fitoi në koalicion me një parti tjetër, e cila me vonë doli nga qeveria. Megjithatë edhe ai vetë thoshte se ishte president i proletariatit, i të varfërve dhe jo i të gjithë kilianëve.

“Sa i përket shtetit borgjez, në po përpiqemi ta përmbysim atë…Objektivi ynë është totalitarizmi, socializmi marksist shkencor”- do të shprehej ai në një intervistë. Allende besonte se kishte një mandat për të zbatuar një program marksist shpronësimesh, si ai i mentorit të tij, udhëheqësit të Kubës Fidel Castro.

Masat e tij represive ndaj biznesit, dhanë në fillim disa efekte pozitive. Por pas vitit të parë, ato e rrënuan ekonominë e Kilit. Ai kishte një stil autokratik në qeverisje, anashkalonte shpesh parlamentin dhe gjykatat, dhe kishte një qëndrim armiqësor ndaj mediave kritike.

Biografët e tij, që rrëmuan në të shkuarën e Allende, zbuluan disa aspekte të errëta të personalitetit të tij. Ai e mbrojti temën e doktoraturën me disertacionin e vitit 1931 “Higjena mendore dhe kriminaliteti”. Victor Farias pretendon në librin e tij “Salvador Allende: Nga anti-semitizmi tek eutanazia”, se ish-presidenti marksist kishte pikëpamje raciste, homofobike dhe anti-semitike.

Ai besonte se sëmundjet mendore, sjelljet kriminale dhe alkoolizmi ishin të trashëguara. “Allende shkruante se hebrenjtë karakterizohen nga lloje të caktuara të sjelljeve kriminale: mashtrimet, shpifja dhe mbi të gjitha dhënia e parave me fajde. Për të, arabët ishin disa fise të zellshme, por shumica janë aventurierë, dembelë, dhe me prirje për të vjedhur”- shkruan Faria në librin e tij.

Duke cituar pikëpamjet e antropologut italian Cezare Lombroso, Allende shkruan: “Këto të dhëna çojnë në dyshimin se raca ndikon tek krimi, edhe pse na mungojnë të dhëna të sakta, për të dëshmuar këtë ndikim në botën e qytetëruar”. Farías pretendon më tej se ka gjetur dëshmi se Allende ishte përpjekur të zbatonte idetë e tij gjatë kohës që mbante postin e ministrit të Shëndetësisë në vitet 1939-1941, dhe se ai u ndihmua nga nazistët gjermanë E.Brücher dhe Hans Betzhold, në hartimin e një projektligji të pasuksesshëm, që synonte sterilizimin e detyruar të alkoolistëve.

Ndonëse ishte komunist, Allende e pranonte se ishte një mason. Në një intervistë për gazetarin francez Regis Debray, deklaronte se këtu nuk ishte asnjë kontradiktë, pasi sipas tij shumë drejtues të partive komuniste në Evropë ishin masonë. “Nga pikëpamja personale, unë kam origjinë masonike. Gjyshi im, Padin Allende ishte një Mjeshtër i Madh i Urdhri Masonik në shekullin XIX.

Lëvizja masonike luftoi për parime themelore si Liria, Barazia dhe Vëllazëria. Unë mbetem pjesë e lëvizjes masonike, pasi në regjimin kapitalist nuk mund të ketë barazi, madje as barazi të mundësive. Unë i interpretoj parimet e masonerisë, sipas përmbajtjes së tyre të vërtetë”- u shpreh ai.

Për shkak të politikave që ndërmori dhe faktorëve të tjerë, marrëdhëniet e tij me pushtetin legjislativ dhe gjyqësor, u bënë gjithnjë e më të vështira. Një shumicë e qendrës së djathtë, duke përfshirë kristiandemokratët, përkrahja e të cilëve e solli 3 vite më parë në pushtet, e denoncoi sundimin e tij si antikushtetues, dhe bëri thirrje për përmbysjen e tij me forcë.

Më 11 shtator 1973, ushtria u aktivizua për të larguar Allenden, nëpërmjet një grushti shteti të sponsorizuar nga CIA amerikane. Në orët e pasdites, Allende i rrethuar qëlloi veten me kallashnikov, fakt që u konfirmua dhe në bazë të një hetimi në vitin 2011, të kryer nga një gjykatë kiliane me ndihmën e ekspertëve ndërkombëtarë.

Pas eliminimit të Allendes, ushtria e drejtuar nga gjenerali Augusto Pinochet, nuk pranoi t’i kthejë autoritetin qeverisë civile. Për pasojë, Kili u sundua nga një diktaturë ushtarake gjatë viteve 1973-1990. Junta ushtarake e shkriu Kongresin e Kilit, dhe filloi një përndjekje të organizuar të mijëra mbështetësve të Allendes, shumë prej të cilëve gjetën vdekjen. (TT News)/l.m

Next Post
Huton fansat me fotot me bikini, e dashura e Lautaros shkëlqen

Huton fansat me fotot me bikini, e dashura e Lautaros shkëlqen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In