• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Amnistia/ PS ndryshime në ligj nëse s’ka konsensus, seanca në 29 dhjetor

by Java News
19/12/2016 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Ligji i amnistisë i propozuar nga Ministria e Drejtësisë do të pësojë ndryshime. Deputetët e Partisë Socialiste pritet të paraqesin amendamente që zgjerojnë gamën e përfituesve.
Sipas variantit të Ministrisë së Drejtësisë, nga fundi i janarit pritet të lejnë burgjet rreth 670 të burgosur, ndër to 15 gra mbi 55 vjeç, 7 burra mbi 65 vjeç, 8 të mitur dhe 15 të burgosur në prag të vdekjes. Por prej amnistisë nuk do të përfitojë asnjë zyrtar i lartë nën hetim apo i dënuar.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë lirohen nga burgu të gjithë ata që janë dënuar deri në 10 dhjetor 2016, me burgim deri në 2 vjet, pavarësisht sesa kohë u ka mbetur për të shlyer, të burgosurit e sëmurë me sëmundje të pashërueshme dhe dëmtime të rënda të përhershme fizike. Si dhe pushohen ndjekjet penale për krimet e dënueshme deri në 2 vjet të kryera brenda datës 30 nëntor. Në amendamentet që de[utet socialiste po përgatisin specifikohet qartësisht se cilat janë dëmtimet e përhershme fizike, pasi dhe Dritan Dajti është një rast i tillë, pavarësisht se vrasja nuk përfshihet tek krimet që amnistohen.

Gjithashtu socialistët do të zgjerojnë gamën e përfituesve duke future në amnisti të gjithë ata që kanë bërë krime të dënueshme deri në 3 vjet. Nëse nuk arrihet dakordësia me LSI-në deri këtë të enjte, deputetët në mbledhjen e grupit parlamentar socialist janë paralajmëruar se do ët duhet të përgatiten në një seancë jashtë radhe plenare 2 ditë para vitit të ri.

ma.me

Next Post
Ushtarakja plagoset pas një shpërthimi në laboratorin kimik të FA? Ja e vërteta

Ushtarakja plagoset pas një shpërthimi në laboratorin kimik të FA? Ja e vërteta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com