• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Amnistia për taksat e prapambetura, si të shmangni online bllokimin e automjetit

by A R
28/02/2017 18:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor llogarit se nga skema e faljes së taksave dhe gjobave të papaguara, sipas ligjit të miratuar nga qeveria, do të përfitojnë 140 mijë pronarë mjetesh. Zv.drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Gani Çupi, në intervistën dhënë gazetës “Panorama” tha se është gati udhëzimi me procedurat që duhet të ndjekin qytetarët, të cilët nuk kanë paguar taksat dhe kërkojnë të mbajnë makinat në qarkullim.

Zv.drejtori i Shërbimit të Transportit Rrugor, Gani Çupi
Zv.drejtori i Shërbimit të Transportit Rrugor, Gani Çupi

Çupi tha se nga falja e taksave deri në dhjetor të 2010, efekti financiar llogaritet 5.3 miliardë lekë. Sipas tij, për makinat që kërkojnë të mbahen aktive, ligji parashikon që pronari duhet të paguajë taksat për periudhën 2011 deri në 2014 pa kamatëvonesë. Afatet e procedurave parashikohet të zgjasin 6 muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit. Çupi tha se pranë drejtorive rajonale do të publikohen targat e mjeteve që do të përfitojnë nga amnistia.

Çfarë parashikon ligji i miratuar nga qeveria për fshirjen e detyrimeve dhe faljen e gjobave për drejtuesit e makinave?

Ligji sjell një risi në punën e përditshme të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor, për të luftuar informalitetin dhe zbatimin e ligjit për mjetet që janë në përdorim nga qytetarët. Në pikën e parë të ligjit parashikohet që të gjitha mjetet që nuk kanë kryer asnjë veprim deri më 31 dhjetor 2010 do t’u falen të gjitha detyrimet që kanë papaguar, duke përfshirë taksat, gjobat, kamatëvonesat, të cilat janë të regjistruara në regjistrat tanë.

Kjo është një risi për faktin se shumë qytetarë këto mjete i kanë hequr nga qarkullimi dhe nuk i kanë pasur asnjëherë në përdorim. Referuar të dhënave të regjistrave që ne disponojnë, kemi konstatuar që këto mjete nuk janë në përdorim dhe pronari rezulton debitor. Ligji u jep këtyre qytetarëve një mundësi të dytë, nëse këto mjete do t’i nxjerrin njëherë e përgjithmonë nga përdorimi, duke mos qenë problem jo vetëm për qytetarët, por edhe nuk do të jenë në regjistër si mjete aktive.

Ligji parashikon gjithashtu që për ata qytetarë, të cilët nuk kërkojnë ta nxjerrin mjetin nga qarkullimi të paguajnë vetëm taksat për periudhën 2011 deri në vitin 2014 pa kamatëvonesën për mospagimin e taksës në kohë. Për rastet kur taksa paguhet me vonesë, kamatëvonesa është deri në 25 për qind të vlerës së principalit ose të taksës. Nëse një qytetar kërkon ta mbajë mjetin aktiv duhet të paguajë taksat për 4 vitet me lehtësi, duke iu falur gjoba dhe në këtë rast mjeti quhet aktiv, është i rregullt dhe mund të dalë në qarkullim. Kjo është një lehtësi për pronarin e makinave, sepse i falen kamatëvonesat të cilat janë një taksë më pak.

Cilat janë afatet që parashikon ligji për qytetarët, të cilët kërkojnë të mbajnë mjetet në qarkullim dhe ato që do të çregjistrohen?

Ligji parashikon dy opsione. Në rastin e parë, kur qytetari paraqitet në zyrat rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor dhe kërkon që ta mbajë mjetin aktiv, pra të mos e çregjistrojë, i falen të gjitha taksat deri më 31 dhjetor të 2010, ndërsa nga 1 janari 2011 deri në dhjetor 2014 duhet të paguajë taksën pa kamatëvonesë. Në këtë rast, mjeti është aktiv dhe mund të përdoret nga qytetari.

Në rast se qytetari nuk dëshiron të paraqitet pranë sporteleve të drejtorive rajonale për kërkuar që mjeti të mos jetë aktiv, sipas parashikimeve të ligjit, pas 6 muajsh të hyrjes në fuqi, të gjitha mjetet që janë të listuara debitore do të çregjistrohen. Më përpara qytetari do të marrë informacion që mjeti i tij përfiton nga falja nëpërmjet listave me shpalljen e targave që do të bëhen publike si online, por në edhe media.

Si do të informohen drejtuesit e mjeteve që përfitojnë faljen e taksave? A do të paguhet tarifë për mosçregjistrimin e mjetit?

Procedura është shumë e thjeshtë dhe për përfitimet e ligjit qytetari do të informohet paraprakisht. Në kemi marrë masa paraprake për zbatimin e ligjit, ku do të nxirret dhe një urdhër i brendshëm për publikimin e listave. Drejtoria e Informatikës do të listojë të gjitha targat e mjeteve që do të përfitojnë nga skema. Gjithashtu, jemi drejt përfundimit të listave të vjetra që kemi trashëguar nga Policia e Shtetit. Pra, lista përfundimtare do të jetë e detajuar, e ndarë në grupe sipas përfitimit të ligjit.

Përdoruesi i mjetit që përfiton nga falja e taksave do të lajmërohet nëpërmjet listave që do të përmbajnë targat e të gjitha mjeteve debitore, pa bërë publike identitetin e përdoruesit të mjetit. Këto lista do të bëhen publike pranë çdo drejtorie rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor, në mediat e shkruara me tirazhin më të lartë, por edhe ne faqen e internetit të Drejtorisë së Përgjithshme. Pra, do të jetë një fushatë mirinformuese, por edhe ndërgjegjësuese për drejtuesit e mjeteve. Pas 6 muajsh, siç e parashikon edhe ligji, për ata qytetarë që nuk paraqiten për të mbajtur mjetin aktiv duke paguar taksat pas 2011, ku i falen kamatëvonesat, mjeti i tij do të çregjistrohet.

Të gjitha procedurat që do të kryejë qytetari që kërkon të mbajë mjetin aktiv apo ta çregjistrojë do të jenë falas. Më pas, për ata qytetarë që nuk janë paraqitur, do t’u çregjistrohet mjeti dhe targa do t’i dërgohet Policisë së Shtetit, pasi këto mjete nuk ekzistojnë më për ne, por as për qytetarin i cili duhet të ishte paraqitur për të kërkuar mbajtjen e tij aktiv, ose çregjistrimin. Në rast se mjeti do të vazhdojë të jetë akoma në qarkullim do të sekuestrohet nga Policia e Shtetit, pasi targa e mjetit nuk do të jetë më në qarkullim.

Sa është numri i mjeteve që përfitojnë nga skema e faljes së detyrimeve dhe efekti financiar?

Sipas kalkulimeve paraprake, mendojmë se përfitues të skemës së faljes do të jenë rreth 140 mijë mjete. Në kategorinë e parë janë të gjitha mjetet e mbartura, të cilat para vitit 1991 kanë qenë të regjistruara nga Policia e Shtetit. Për këto mjete ne disponojmë vetëm targën dhe jo të dhëna të plota, por këto mjete nuk mund të fshihen nga regjistri pa miratimin e ligjit.

Nga këto 140 mijë mjete që do të përfitojnë nga ligji, 80 për qind e tyre u përkasin qytetarëve dhe një numër i vogël u përkasin institucioneve. Efekti financiar sipas pikës së parë të ligjit është 5.3 miliardë lekë, e cila është e paarkëtueshme. Ndërsa për pjesën e dytë të ligjit që falen vetëm kamatëvonesat, kalkulimet janë ende teorike, pasi ende nuk dimë vlerën e principalit që do të arkëtohet.

Po për rastet kur qytetarit i është djegur mjeti apo aksidentuar, si do të veprohet?

Për qytetarin që i është djegur mjeti dhe futet në grupin e parë përfiton faljen e taksave para 2011 dhe nuk ka asnjë detyrim për të paguar. Në rast se qytetarit makina i është djegur ose i është aksidentuar në vitin 2012 apo në vitin 2013, nuk futet në pikën e parë të ligjit, por në të dytën, atëherë do të paguajë taksat dhe falen gjobat. Mjeti hiqet nga qarkullimi, pasi ky mjet nuk përdoret dhe qytetari nuk ka pse të jetë debitor. Pra, ligji e zgjidh më së miri çështjen e makinave debitore dhe nuk do të jetë e nevojshme të hartohen ligje të tjera.

Next Post
VIDEO/ Sot aleatë, por ja si e kanë akuzuar njëri-tjetrin Berisha dhe Spahiu

VIDEO/ Sot aleatë, por ja si e kanë akuzuar njëri-tjetrin Berisha dhe Spahiu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po ngadalësoni hapin drejt BE-së”, Gogu për protestën e PD: Flakët e molotovët, një gjuhë e varfër politike!

“Po ngadalësoni hapin drejt BE-së”, Gogu për protestën e PD: Flakët e molotovët, një gjuhë e varfër politike!

March 23, 2026
Kërcënon Teherani: Nëse brigjet tona sulmohen, do të minojmë të gjithë Gjirin Persik

Kërcënon Teherani: Nëse brigjet tona sulmohen, do të minojmë të gjithë Gjirin Persik

March 23, 2026
Pas vendimit të bujshëm për Netanyahu-n, gjyqtari francez në telashe të mëdha

Pas vendimit të bujshëm për Netanyahu-n, gjyqtari francez në telashe të mëdha

March 23, 2026
Protesta e PD/ Avokati i Popullit: Ankesa nga protestues se janë dhunuar nga policia, raport të plotë pas përfundimit të hetimeve

Protesta e PD/ Avokati i Popullit: Ankesa nga protestues se janë dhunuar nga policia, raport të plotë pas përfundimit të hetimeve

March 23, 2026
Aksident me vdekje në Divjakë

Aksident me vdekje në Divjakë

March 23, 2026
“Ndiqni flamujt”/ Tym dhe gaz lotsjellës para Kryeministrisë, marshimi zhvendoset drejt Bashkisë së Tiranës dhe ministrive

DW: Protesta e 22 marsit e paqartë në retorikë dhe me të njëjtin skenar

March 23, 2026
VIDEO/ Xhelal Mziu shkel flamurin shqiptar gjatë protestës, Policia ndërhyn dhe e merr nga toka

VIDEO/ Xhelal Mziu shkel flamurin shqiptar gjatë protestës, Policia ndërhyn dhe e merr nga toka

March 23, 2026
Nis sezoni i “Rafting” në Kanionet e Osumit, Rama: Me energjinë e aventurave në Osum, ju uroj një javë të mbarë

Nis sezoni i “Rafting” në Kanionet e Osumit, Rama: Me energjinë e aventurave në Osum, ju uroj një javë të mbarë

March 23, 2026
Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

March 23, 2026
VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In