• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Amnistia për taksat dhe gjobat, qeveria merr “dritën jeshile” nga FMN

by Java News
19/10/2016 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka konfirmuar dje se është gjetur tashmë gjuha e përbashkët me Fondin Monetar Ndërkombëtar për amnistinë fiskale. Zbatimi i saj parashikon faljen e detyrimeve të vjetra doganore dhe tatimore të biznesit, për periudhën deri në dhjetor 2010. Kurse për vitet 2011 deri në 2014, falja do të bëhet sipas një skeme, që parashikon faljen e penaliteteve apo interesave.

Deklaratat e Ahmetajt u bënë pas punimeve të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, ku u diskutua buxheti faktik 2015. Sipas Ministrisë së Financave, buxheti i këtij viti ka siguruar rritjen e qëndrueshme të ekonomisë, ndërsa opozita akuzoi se kjo rritje është vetëm në letër dhe se borxhi publik ka arritur në nivele shumë të larta.

FMN kishte deklaruar pak kohë më parë se po ndihmonte ministrinë e Financave për përmirësimin e draftit për faljen fiskale dhe pritej që të arrihej në një konsensus. Këtë e ka pohuar për ‘Monitor’ përfaqësuesi i zyrës së përhershme të FMN-së në Shqipëri, Jens Reinke.
Pasi prezantoi një projekt të faljes fiskale në korrik, ministria e Financave e la pezull atë, teksa Fondi shfaqi disa rezerva për draftin. FMN, sipas Reinkes, ka dhënë miratim për fshirjen e detyrimeve të pambledhshme. “Duhen procedura të qarta për fshirjen e detyrimeve që nuk mund të mblidhen më, të cilat u përkasin bizneseve që janë mbyllur, apo atyre që nuk kanë më aftësi paguese”. Ndërkohë që për kompanitë që janë në proces gjyqësor me administratën tatimore, FMN rekomandoi që duhen gjetur zgjidhje jashtë gjykatës.

Ministri Ahmetaj nuk dha hollësi dje lidhur me projektin e amnistisë. Më parë, Financat kishin përgatitur një draft, që parashikonte se gjobat dhe detyrimet para vitit 2011 do të fshiheshin pa kushte, ndërsa ato të periudhës nga viti 2011 e më pas do të faleshin 30% së bashku me gjobat, me kushtin që të paguhej pjesa tjetër e detyrimit.
Sipas statistikave fiskale, borxhi tatimor llogaritet në 1.4 miliardë dollarë, nga i cili rreth 350 milionë dollarë i përkasin periudhës deri më 31 dhjetor 2011.

Fondi Monetar është shprehur se procesi i faljes mund të ketë edhe efekt negativ në rendimentin e të ardhurave tatimore e doganore. “Një amnisti e zbatuar keq do të ndikojë negativisht në mbledhjen e taksave”, tha Reinke për Monitor. Sipas tij, administrata tatimore duhet të jetë eficiente në arkëtimin e taksave që mund të mblidhen. “Nuk duhet të flasim për amnisti, por për fshirje të borxheve të pambledhshme”, thotë ai.
Të njëjtën gjë e ka bërë edhe Kosova.

FMN është shprehur se procesi i faljes mund të ketë edhe efekt negativ në rendimentin e të ardhurave tatimore e doganore. “Një amnisti e zbatuar keq ndikon negativisht në mbledhjen e taksave”, tha Reinke

Drafti i parë parashikonte që gjobat e detyrimet para 2011 të fshiheshin pa kushte, ndërsa ato nga 2011 e më pas do faleshin 30% bashkë me gjobat, me kushtin që të paguhej pjesa tjetër e detyrimit

Qeveria parashikon faljen e detyrimeve të vjetra doganore dhe tatimore të biznesit deri në dhjetor 2010. Për vitet 2011-2014, falja do të bëhet sipas skemës që parashikon amnisti vetëm për penalitetet

Jakaj: Anëtarësimi i detyruar nuk është taksë, sjell shërbime
Dhoma e Tregtisë e Tiranës deklaroi dje se ligji i ri “Për dhomat e tregtisë dhe industrisë’ nuk takson biznesin, por u ofron sipërmarrjeve shërbime, të cilat e ndihmojnë atë të orientohet në treg dhe të bëhet i konkurrueshëm.  Kreu i Dhomës Nikolin Jakaj tha se anëtarësimi i detyrueshëm mundësohen disa shërbime, duke përfshirë ato falas pranë QKB. Sipas tij, tarifat janë simbolike.  Ai përmendi krijimin e sportelit të eksportit, i cili do të orientojë biznesin duke u bazuar tek statitikat dhe analizat e tregut që do të gjenerohen. Në anën tjetër do të krijohet qendra për ndërmjetësim dhe arbitrazh që do të asistojë bizneset për raste të ndryshme./a.k

Next Post
Vetting-u/ Amerikanët do merren me figurën e gjyqtarëve e prokurorëve, gjermanët me pasuritë

Vetting-u/ Amerikanët do merren me figurën e gjyqtarëve e prokurorëve, gjermanët me pasuritë

Comments 1

  1. lisi says:
    10 years ago

    vendim shume me vlere duke u bere nder shume familjeve qe skane mundesin e pagimit te detyrimeve financiare

    Reply

Leave a Reply to lisi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi i fundit i Trump: Zgjatet armëpushimi SHBA-Iran, bllokada në porte do të vazhdojë

Vendimi i fundit i Trump: Zgjatet armëpushimi SHBA-Iran, bllokada në porte do të vazhdojë

April 21, 2026
Macron: T’i jepet kohë negociatave! Nuk duhet ta lejojmë rifillimin e konfliktit SHBA-Iran

Macron: T’i jepet kohë negociatave! Nuk duhet ta lejojmë rifillimin e konfliktit SHBA-Iran

April 21, 2026
Incident në Firence/ Turistja dëmton statujën e “Biancone”, ngjitet për t’i prekur pjesët intime

Incident në Firence/ Turistja dëmton statujën e “Biancone”, ngjitet për t’i prekur pjesët intime

April 21, 2026
Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar letër të hapur ‘The Guardian’: Shqiptarët në Britani po ‘demonizohen’ e paragjykohen

Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar letër të hapur ‘The Guardian’: Shqiptarët në Britani po ‘demonizohen’ e paragjykohen

April 21, 2026
Vrasja e dy vëllezërve shqiptarë në Podgoricë, arrestohet pas disa orësh ndjekjeje autori i krimit

Vrasja e dy vëllezërve shqiptarë në Podgoricë, arrestohet pas disa orësh ndjekjeje autori i krimit

April 21, 2026
Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Sherri nisi mes dy grupeve, i plagosur edhe vëllai i autorit

Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Sherri nisi mes dy grupeve, i plagosur edhe vëllai i autorit

April 21, 2026
“Nuk vizitoi Kievin”/ Zelensky kritika për të dërguarin amerikan në Ukrainë: Mungesë respekti në kohë lufte

“Nuk vizitoi Kievin”/ Zelensky kritika për të dërguarin amerikan në Ukrainë: Mungesë respekti në kohë lufte

April 21, 2026
ANALIZA E REL/ Bllokadë totale në Prishtinë, kush po e mban peng zgjedhjen e presidentit?

ANALIZA E REL/ Bllokadë totale në Prishtinë, kush po e mban peng zgjedhjen e presidentit?

April 21, 2026
Bisedimet me Iranin mbeten pezull/ Shtyhet vizita e Vance në Islamabad, Teherani nuk dërgoi delegacion

Bisedimet me Iranin mbeten pezull/ Shtyhet vizita e Vance në Islamabad, Teherani nuk dërgoi delegacion

April 21, 2026
Zjarri në kompleksin “Arlis”/ 40 mijë lekë bonus qiraje për të prekurit, projektvendimi pritet të miratohet nesër

Zjarri në kompleksin “Arlis”/ 40 mijë lekë bonus qiraje për të prekurit, projektvendimi pritet të miratohet nesër

April 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In