• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Amnistia fiskale, përfituesit e mëdhenj bizneset VIP

by Aalison Pearse Stevens
29/07/2016 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
50% të faljes tatimore e përfitojnë një grup i vogël biznesesh. Fjala është për detyrimin që kanë në tatime Bankers Petroleum, ARMO, “Belle Air” etj. Në total, vetëm këto kompani kanë afro 200 milionë dollarë detyrime ndaj administratës tatimore, ku vetëm 110 milionë dollarë janë të ARMO. Prej kohësh, kompania koncesionare e prodhimit të naftës në Shqipëri, Bankers Petroleum, është në luftë me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për një detyrim që pretendohet të ketë lindur në vitin 2011. Sipas auditit që ka bërë Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ka rezultuar se në atë kohë, kanadezët e Bankers kishin deklaruar miliona dollarë shpenzime të pajustifikuara dhe rrjedhimisht shteti shqiptar pretendoi 60 milionë dollarë taksë të pambledhur për efekt tatim mbi fitimin dhe 15 milionë të tjera gjobë për mosdeklarim. Çështja është ende në diskutim dhe një ekspert i pavarur Pricewater House do të bëjë vlerësimin se kush ka pasur të drejtë në këtë mes.

Por, për sa kohë që ligji për faljen përjashton vetëm palët që kanë një vendim të formës së prerë të gjykatës për fshehje të ardhurash apo evazion, bën automatikisht që kompania të përfitojë nga kjo falje. “Nga falja e parashikuar sipas këtij ligji, nuk përfitojnë tatimpaguesit që kanë detyrime tatimore/doganore, të cilët janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për fshehje të ardhurash dhe evazion tatimor dhe doganor, ose kontrabandë, në kuptim të legjislacionit të fushës”, thotë drafti i hartuar nga Ministria e Financave. Në këtë ligj përfitojnë falje edhe tatimpaguesit që është në proces ankimimi në gjykatë të gjobës apo detyrimit të pretenduar nga tatimet. Por edhe nëse ky nen nuk funksion për çështjen e Bankers, sërish kompania mund të aktivizojë animimin në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar të cilën e pezulloi disa muaj më parë dhe të përfitojë nga falja.

ARMO është kompania, e cila deri në fund të vitit 2011 kishte 50 milionë euro detyrime doganore dhe tatimore të papaguara, së bashku me gjobat. Ky borxh u rrit në vite duke tejkaluar edhe vlerën e 100 milionë euro, së bashku me gjobat. Me amnistinë, ARMO do të fshijë të gjitha detyrimet që ka në tatime e dogana, duke lehtësuar dhe vlerën e aseteve, të cilat sot rezultojnë negative dhe me koeficient të lartë të indeksit të falimentit.

Por edhe një prej kompanive ajrore të falimentuara, Belle Air, ka një detyrim në tatime prej 6.3 milionë dollarësh, i cili edhe nëse shiten asetet e saj, pas vendosjes së administratorit shtetëror nuk do të vilen. Në të njëjtën situatë është edhe firma e çelikut KURUM International me 1.3 milionë dollarë taksa të papaguara dhe dy prej kompanive të naftës që morën me qira uzinën e Ballshit dhe të Fierit të kompanisë ARMO. Deveron Oil dhe Trading Petrol Drilling kanë miliona dollarë detyrime në tatime, por te zëri i bilanceve të tyre, detyrimet janë të shënuara bashkë me borxhin që kanë ndaj të tretëve përfshirë administratën fiskale. Deveron Oil rezulton me 9.2 milionë dollarë detyrime, ndërsa TPD me 46.4 milionë dollarë, përfshirë edhe llogaritë e papaguara ndaj furnitorëve.

ma.me

Next Post

Schweinsteiger tërhiqet nga kombëtarja pas 120 ndeshjeve në 12 vjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In