• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Schweinsteiger tërhiqet nga kombëtarja pas 120 ndeshjeve në 12 vjet

by Aalison Pearse Stevens
29/07/2016 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bastian Schweinsteiger ka bërë të ditur tërheqjen nga kombëtarja, pas 120 ndeshjeve të luajtura në 12 vjet me Gjermaninë. 31-vjeçari i Manchester United është një nga lojtarët me më shumë ndeshje me kombëtaren dhe luajti në pesë takime në Euro 2016, i fundit në gjysmëfinalen e humbur me Francën, ku ai shkaktoi penalltinë e golit të parë, në minutën e fundit të një pjese të dominuar nga skuadra e tij.

Schweinsteiger, i cili debutoi në arenën ndërkombëtare më 2004, fitoi Kupën e Botës më 2014, pas vendit të tretë më 2006 e 2010, ndërkohë që ishte edhe finalist në Euro 2008.

“I kam kërkuar trajnerit të mos më thërrasë më në kombëtare, sepse dëshiroj të tërhiqem”, shkruan kapiteni. “M’u dha mundësia të grumbulloj 120 ndeshje për vendin dhe kam jetuar disa momente që kanë qenë papërshkrueshmërisht të bukura e të suksesshme. Jogi Loew e dinte se sa i rëndësishëm ishte për mua Euro 2016 në Francë, sepse doja vërtet ta fitonim këtë titull që nuk kemi qenë në gjendje ta fitojmë që më 1996. Nuk ishte e thënë, duhet ta pranoj këtë.

Duke fituar Kupën e Botës më 2014 ne arritëm diçka në një nivel historik dhe emocional që nuk mund ta riprodhoj më në karrierën tim.

Prandaj është e drejtë dhe e arsyeshme për t’i dhënë fund e për t’i uruar skuadrës gjithë të mirat në kualifikueset për Kupën e Botës 2018.

Me këtë vendim largohem nga skuadra kombëtare, e cila ka qenë përherë një familje e çmuar për mua. Shpresoj që lidhja të mbetet e fortë,

Dua t’u them tifozëve: Ishte nder të luaje për ju. Shumë faleminderit për gjithçka që kemi kaluar bashkë!”, shkruan Schweinsteiger në deklaratën e largimit nga kombëtarja.

d.i.

Next Post

CIA & Pentagoni: Spastrimet në ushtrinë turke po ndikojnë në luftën kundër IS-it

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com