• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Amnesty International: Europa ka kaluar ligje që diskriminojnë muslimanët dhe përhapin frikë dhe panik

by Java News
17/01/2017 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një seri ligjesh të reja antiterrorizëm në mbarë Europën diskriminojnë myslimanët dhe refugjatët, si dhe përhapin frikë dhe armiqësi. Kështu thuhet në një raport të “Amnesty International” të publikuar së fundmi.

Grupi i të drejtave të njeriut i ra kambanave të alarmit në lidhje me masat e sigurisë të adoptuara gjatë dy viteve të kaluara në 14 shtete të BE-së, përfshirë fuqitë e shtuara në mbikëqyrje dhe gjurmim.

Gjatë kësaj periudhe, sulmet e militantëve kanë shkaktuar rreth 280 viktima në Francë, Belgjikë dhe Gjermani. Sulmet, pjesa më e madhe e të cilave të marra përsipër nga grupi i Shtetit Islamik, kanë ndezur tensionet mbi emigracionin, kanë rritur mbështetjen për partitë e krahut të djathtë dhe kanë shndërruar sigurinë në një temë kyçe në zgjedhjet e pritshme në Francë, Holandë dhe Gjermani.

“Qeveritë shohin një person dhe thonë ‘ti më dukesh i dyshimtë’. Viziton qëndrat komunitare, shkon në një xhami të caktuar dhe të kufizojnë sjelljen, sepse mendojnë se në të ardhmen ti mund të kryesh një krim”, thotë Julia Hall, eksperte e “Amnesty International” në çështjet e Antiterrorizmit, që është edhe autore e raportit.

Ajo paralajmëron se masat drakoniane të mbikëqyrjes dhe fuqitë shtesë të kërkimit, burgosjes dhe arrestimit, si ato të ndërmarra në Francë që nga nëntori i vitit 2015, kur sulmet i morën jetën 130 personave, mund të keqpërdoren për të vënë në shënjestër aktivistë apo grupe minoritare që nuk përbëjnë një kërcënim të mirëfilltë.

Madje, sipas raportit, masat e reja të marra pas një rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në vitin 2014, për të goditur luftëtarët e huaj dhe për të kriminalizuar justifikimin apo glorifikimin e terrorizmit, redukton hapësirën për lirinë e shprehjes.

“Amnesty” u bëri apel vendeve të BE-së të kufizojnë masat e mbikëqyrjes për individët, bazuar thjesht te dyshimet./tch/a.k

Next Post
Dy fjalë rreth mjerimit të shtypit shqiptar

Dy fjalë rreth mjerimit të shtypit shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani shpall Bashkimin Evropian “bashkëfajtor” në luftë

Irani shpall Bashkimin Evropian “bashkëfajtor” në luftë

March 12, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

Kur do mbarojë lufta në Iran? Analistët: Nuk do të kemi një dorëzim pa kushte!

March 12, 2026
Ministria e Jashtme e Izraelit: Irani po sulmon me raketa Qytetin e Vjetër në Jeruzalem, po goditen objektet e Kultit

Ministria e Jashtme e Izraelit: Irani po sulmon me raketa Qytetin e Vjetër në Jeruzalem, po goditen objektet e Kultit

March 12, 2026
Gonxhja: Shqipëria me 83 projekte strategjike në MIPIM 2026

Gonxhja: Shqipëria me 83 projekte strategjike në MIPIM 2026

March 12, 2026
Mërtiri: Agonia e opozitës dhe non-grata përballë po zgjasin pushtetin e Ramës

Mërtiri: Agonia e opozitës dhe non-grata përballë po zgjasin pushtetin e Ramës

March 12, 2026
“I kërkoi djalit të marrë rrobat”, Kryemadhi kujton momentin kur Meta iku nga shtëpia: Më akuzoi se i kisha kërcënuar gruan ose vjehrrin Tedi Blushit

Seanca paraprake, ish-Presidenti në seancë: Hiqeni ‘çifti Meta-Kryemadhi’ nga dosja, jam ndarë!

March 12, 2026
Hyri i armatosur në banesën e fqinjëve dhe i kanosi, arrestohet 62-vjeçari në Sarandë

Hyri i armatosur në banesën e fqinjëve dhe i kanosi, arrestohet 62-vjeçari në Sarandë

March 12, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

Komisionerja Marta Kos për zgjerimin e Unionit: Vendet që presin të na bashkohen duhet të jenë demokraci të forta

March 12, 2026
“U vranë 48 udhëheqës iranianë me një të shtënë”, Trump: S’e beson kush suksesin e madh që arritëm!

Trump: Pjesëmarrja e Iranit në Kupën e Botës mund të mos jetë e përshtatshme

March 12, 2026
“Humba babanë tim, gruan time”/ Mojtaba Khamenei paralajmëron hakmarrje: Nuk do ta harrojmë gjakun e iranianëve të vrarë

“Humba babanë tim, gruan time”/ Mojtaba Khamenei paralajmëron hakmarrje: Nuk do ta harrojmë gjakun e iranianëve të vrarë

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In