• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy fjalë rreth mjerimit të shtypit shqiptar

by Java News
17/01/2017 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardian Ndreca

Javën që shkoi u hap e u mbyll me shpejtësi rrufeje e pa lanë asnji gjurmë, si shumica e fenomeneve tek ne, çështja e lirisë së shtypit dhe kontrollit që po merrka qeveria mbi mediat.

Me largimin nga drejtimi i gazetës Mapo, besoj se A. Lela e hipotekoi nji vend në listën për deputet të zgjedhjeve të ardhshme. Dhe tue e dijtë se çfarë figurash ka sot ajo parti – përfshi kryetarin e saj butaforik – them se asht diçka pozitive që Lela të militojë aty.

Lexova edhe reagimet e sikletosuna të pronarit të Mapo-së. Sa për Çilin ideolog, njeri me vizion, akullthyesin e mendimit liberal, gjithçka asht qesharake deri ne trishtim. Çili asht nji individ me nuhatje të mprehtë qe ka ditë me përfitue prej rrymave të momentit.

Nuhatje dhe stomak i forte: kjo ka qenë formula e shumicës së parvenuve në Shqipni.

Çili përban nji fenomen, jo në kuptimin natyror, por në atë social, prandaj si të gjitha fenomenet sociale mund të studiohet ma mirë në distancë. Pra, të presim kur ta shkarpërcejë rishtas kaluçin për me pa a ka me i teprue gja për ekzaminim!

Të punosh për Çilin apo për ata si ai do të thotë thjesht t’u shërbesh atyne.

Ka shumë që e përbuzin jo pse katundar apo pse ka ndërrue emnin, por arsyeja asht thjesht pse ai ka mbërrijtë me vu në shërbim të tijin njerëz që vlejnë ose që mendojnë se vlejnë ma shumë se ai.

Pse, si janë të tjerët që kanë në dorë mediat shqiptare? Ku janë ata parimorët buzëhollë që i shërbejnë Frangajt, Fanes apo Ndroqit dhe rrudhin buzët për Çilin!

E vetmja gja që të acaron tek Çili janë veleitetet e tija, për të tjerat ai asht në linjë me kohën që e ka prodhue.

Veleitetet e Çilit janë idetë liberale, liberalizmi, klubi i filozofisë, 350 doktoratura në UET etj.

Ec e mbushja mendjen Çilit se liberalizmi nuk asht sipërmarrje por mendim dhe se nuk ka asnji sipërmarrje që të prodhojë mendim të pastër. Mbushja mendjen se aq doktoratura sa jep ai s’mund t’i japin as gjithë Ballkani perëndimor marrë së bashkut.

Që mtimet e masipërme të mos degradonin detyrimisht në budallalleqe të damshme do të duhej punë e mirëfilltë shkencore, moral, shtyllë kurrizore, kulturë, ndershmëni, dije. Por mbi të gjitha do të duheshin vlera të vërteta, pse nuk mjafton logjika e qëllimeve për t’u arritë me çdo mjet.

Ku kanë ide dhe linjë politike gazetarët dhe mediat tona? Provoni me i pyet kush i frymzon si të majtë, si të djathtë, si liberalë? Përpiquni mandej me gjetë tek ata ndonji shkëndi të mentorëve të tyne, diçka koherente, diçka trashendentale – pra, të papërdhosun prej interesave të ditës! Mediat tona janë funksionale për mbrojtjen e bizneseve, interesave të ndryshme, përfshi ato politike, për shkatrrime kundërshtarësh, për mbështetje e promovime por jo për me ndriçue e me përhapë idena filozofike.

Ndërsa të famshmit analista janë thjesht argatë tregut që kanë gjetë rrugën me u pasunue, marrin inpute me sms dhe shkarravisin apo ngrejnë panele, por s’kanë as ide dhe as ideale.

Shumica e gazetave dhe televizioneve shqiptare janë indeksi topografik i rrenës dhe i mashtrimit, i kopuksisë dhe i banalitetit që na ka pushtue.

Mendoni se çka mund të shkruenin për FAZ, NYT apo për “Corriere della Sera” gazetarë si Shkullaku, Zheji, Fevziu, Xhunga, Bushati, Çani e shumë tjerë. As seksionin e lajmërimeve për qentë e macet e humbuna nuk do t’ia besonte kush.

Tek ne kjo lloj gazetarie ka ecë përpara tue ju lëpi nji banditi të neveritshëm si Berisha, nji mafiozi me bllok në dorë si Meta apo nji megallomani të paaftë si Rama.

Problemi i shtypit shqiptar nuk qendron tek militantizmi, pse askush s’po pretendon me pasë tash për tash nji gazetari të vërtetë, por tek mënyra sesi financohet shtypi.

Kur të zgjidhet kjo çështje atëherë shumica e këtyne teveqelave do të zhduken vedit, pse asnji prej tyne nuk e ban atë punë për pasion.

Next Post
3.6 mln euro për një gardh 2 metra të lartë, Lituania kërkon fortifikimin e kufirit me rusët

3.6 mln euro për një gardh 2 metra të lartë, Lituania kërkon fortifikimin e kufirit me rusët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nisin punimet për 223 apartamente të reja në Kombinat, Koçiu: Do t’u shpërndahen familjeve përfituese

Nisin punimet për 223 apartamente të reja në Kombinat, Koçiu: Do t’u shpërndahen familjeve përfituese

July 21, 2026
Dalin pamje të reja brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës shihet me një thes në dorë (VIDEO)

Dalin pamje të reja brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës shihet me një thes në dorë (VIDEO)

July 21, 2026
Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

Financial Times: Trump përgatit një valë të re tarifash doganore ndaj rreth 60 vendeve

July 21, 2026
Bislimi: Kurti po luan lojë të dyfishtë për ta çuar Kosovën në zgjedhje

Bislimi: Kurti po luan lojë të dyfishtë për ta çuar Kosovën në zgjedhje

July 21, 2026
Alarm për stuhi të fuqishme në Ballkan, në zonën e rrezikut përfshihet edhe Shqipëria

Alarm për stuhi të fuqishme në Ballkan, në zonën e rrezikut përfshihet edhe Shqipëria

July 21, 2026
Turqia bllokon projektin 27 miliardë euro të NATO-s

Turqia bllokon projektin 27 miliardë euro të NATO-s

July 21, 2026
Banori që humbi ndërtimin në Theth përfiton nga Paketa e Maleve, Rama: Do të të mbështesim të bësh diçka fantastike

Banori që humbi ndërtimin në Theth përfiton nga Paketa e Maleve, Rama: Do të të mbështesim të bësh diçka fantastike

July 21, 2026
Investigimi/ Nga Amerika Latine në Kosovë: Si trafikohen gra për shërbime seksuale?

Investigimi/ Nga Amerika Latine në Kosovë: Si trafikohen gra për shërbime seksuale?

July 21, 2026
Rruga e Dukagjinit merr dritën jeshile, Rama nga Thethi: Për dy javë nis ndërtimi!

Rruga e Dukagjinit merr dritën jeshile, Rama nga Thethi: Për dy javë nis ndërtimi!

July 21, 2026
Zhvillim i fortë në Hungari/ Prokuroria bastis zyrat e partisë së Viktor Orban!

Zhvillim i fortë në Hungari/ Prokuroria bastis zyrat e partisë së Viktor Orban!

July 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In