• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Amerikanët s’janë…”/ Çuçi: Marrëveshja për strehimin e anëtarëve të opozitës iraniane do vazhdojë, do zbatojnë ligjin shqiptar

by Java News
20/06/2023 18:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I pyetur nëse është menduar një prishje e marrëveshjes për strehimin e muxhaedinëve për qëllime humanitare, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se marrëveshja do vazhdojë, por anëtarët e opozitës iraniane duhet ta kenë të qartë se duhet të zbatojnë ligjin shqiptar sipas vetë marrëveshjes që ata kanë nënshkruar me qeverinë.

“S’kemi menduar të prishim marrëveshjen. Nëse ata do rrinë dhe i mbeten marrëveshjes përse qëllimet humanitare. Ne sot ajo që ndodhi ka të bëjë me zbatimin e një vendimi të gjykatës.

Marrëveshja do vazhdojë, por sigurisht që duhet të ketë një reflektim nga ata në lidhje me sjelljen ndaj institucionet shqiptare dhe zbatimin e ligjit në Shqipëri.

Me veprimet që bënë sot treguan se nuk janë gati të zbatojnë ligjet. Marrëveshja vazhdon, do i mbrojmë përderisa kemi marrë përsipër këtë gjë por presim edhe reagimin e tyre në lidhje me marrëveshjen që ata vetë e kanë nënshkruar kështu që duhet ta zbatojnë”, tha Cuçi.

“Lidhur me pyetjen e dytë se çfarë kanë bërë ata, duhet t’i drejtoheni Prokurorisë, pasi nuk është ministry i Brendshëm ai që duhet ta dijë përgjigjen. Prokuroria po heton një sërë çështjesh ndaj tyre, mes tyre dhe një për shkelje të ligjeve në fuqi. Lidhur me marrëveshjen që ata nuk duhet të kryejnë aktivitete politike dhe protesta, ata kanë vijuar aktivitete politike. Lidhur me çështjet konkrete, është SPAK që po heton.

Duhet ta kenë të qartë ata dhe çdo njeri në Shqipëri që vendimet e Gjykatës nuk diskutohen, por zbatohen. Ata nuk pranonin as ta merrnin vendimin e gjykatës.

Ajo deklarata për dhunë duhet tërhequr mbrapsht dhe ata le të marrin edhe pamjet e njerëzve të tyre brenda dhe nëse ka një rast që një efektiv ka prekur një person, mund ta quajnë dhunë, megjithëse prekja nuk është dhunë.

Lidhur me partnerët, duhet ta dini që amerikanët nuk janë pjesë e paktit me MEK. Amerikanët janë partnerët tanë më të ngushtë dhe ne jemi në një linjë për sa i përket zbatimit të ligjit ndërkombëtar dhe në Shqipëri”, deklaroi Çuçi./m.j

Next Post
Djali i Presidentit amerikan pritet të deklarohet fajtor për 3 akuza

Djali i Presidentit amerikan pritet të deklarohet fajtor për 3 akuza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërcënimet e Trump për shënjestrim të centraleve energjetike, Presidenti i Këshillit Evropian: Do të ishte e paligjshme

Kërcënimet e Trump për shënjestrim të centraleve energjetike, Presidenti i Këshillit Evropian: Do të ishte e paligjshme

April 6, 2026
Presidenti i ri i Kosovës, PDK reagon në lidhje me ftesat e Albin Kurtit

Presidenti i ri i Kosovës, PDK reagon në lidhje me ftesat e Albin Kurtit

April 6, 2026
Protesta e studentëve/ Kreu i komunës së Tetovës jep premtimin, Kasami: Provimi i Jurisprudencës do mbahet edhe në gjuhën shqipe

Protesta e studentëve/ Kreu i komunës së Tetovës jep premtimin, Kasami: Provimi i Jurisprudencës do mbahet edhe në gjuhën shqipe

April 6, 2026
Edhe aeroplanët më të mirë amerikanë përballen me rreziqe! Mësimet nga incidenti i F-15 në Iran

Edhe aeroplanët më të mirë amerikanë përballen me rreziqe! Mësimet nga incidenti i F-15 në Iran

April 6, 2026
Kosova pa President, Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi ende emra konkretë

Kosova pa President, Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi ende emra konkretë

April 6, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Pse në Shqipëri është e vështirë të bëhet drejtësi?

April 6, 2026
Champions League në sprintin final; çerekfinale spektakolare me Real Madrid-Bayern dhe PSG-Liverpool

Champions League në sprintin final; çerekfinale spektakolare me Real Madrid-Bayern dhe PSG-Liverpool

April 6, 2026
Efektet e rritjes së çmimit të naftës, shtrenjtohen biletat për linjën Korçë-Tiranë! Qytetarët do paguajnë 200 lekë më shumë

Efektet e rritjes së çmimit të naftës, shtrenjtohen biletat për linjën Korçë-Tiranë! Qytetarët do paguajnë 200 lekë më shumë

April 6, 2026
Nis protesta për provimin në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët “pushtojnë” Shkupin

Nis protesta për provimin në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët “pushtojnë” Shkupin

April 6, 2026
“10 vendet që nuk duhen lënë pa vizituar”, The Telegraph: Shqipëria, destinacioni i ri i pushimeve

“10 vendet që nuk duhen lënë pa vizituar”, The Telegraph: Shqipëria, destinacioni i ri i pushimeve

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In