• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Amerikanët “bëhen” kanadezë, rritet interesi për nënshtetësi dhe emigrim jashtë SHBA

by Java News
11/11/2016 17:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me thuajse 9.000 km e tij, kufiri kanadezo-amerikan është kthyer në vijën e shpresës përballë ankthit që ka ngjallur zgjedhja e Donald Trumpit te një pjesë e amerikanëve. 
Në kohën kur ai fliste për ndërtimin e një muri me Meksikën, i cili t’i mbajë emigrantët larg, vendasit bënin plane për të ikur. Emra të njohur si Snoop Dogg, Bryan Cranston dhe Lena Dunham kërcënuan të zhvendoseshin në veri të kufirit, nëse Presidencën e merrte manjati njujorkez.

Kur shqetësimi i tyre u bë realitet pas votimeve të së martës, faqja e internetit e qeverisë kanadeze për nënshtetësinë dhe emigracionin u bllokua prej rritjes së ndjeshme “të volumit të klikimeve”. Mbi 200 mijë vetë ishin përpjekur të hynin në faqen në fjalë të martën pas orës 11 të natës me orën lokale, çfarë solli bllokimin e tij.

50% e lëvizjeve vinin nga “IP” amerikane, në një kohë kur niveli i tyre është zakonisht 9 apo 10%. Por  të tronditur nga kjo fitore nuk janë vetëm amerikanët.  Triumfi i Trumpit ka lënë pa fjalë edhe shumë kanadezë. “Ai është biznesmen, një yll i ‘Reality Show’-t, nuk ka asnjë eksperiencë politike, si mund të jetë president?”, tha për “Associated Press” Robert McNair, nga “Cambridge” i Ontarios.

Kryebashkiaku i zonës ku ndodhet ujëvara e Niagarës, Jim Diodati thotë që komuniteti atje do të jetë i lumtur të mirëpresë amerikanët e larguar.

“Do të shtrojmë tapetin e kuq për ta. Por mos mendoni se do të ketë ndonjë eksod masiv. Shpirti amerikan është shumë i fortë dhe një pjesë e atyre deklaratave kanë qenë emocionale”, tha Jim Diodati, kryebashkiak i “Niagara Falls”, Kanada.

Ndonëse kanadezët shprehen të gatshëm t’i urojnë mirëseardhjen fluksit të njerëzve nga fqinji i tyre jugor, sërish i shqetëson ndikimi që mund të ketë kjo situatë mbi marrëdhëniet dypalëshe. Justin Trudeau është shumë diplomat e mbase e gjen një zgjidhje, – thonë një pjesë e tyre, – por nuk dihet sesi do të reagojë Donald Trump.

ma.me

Next Post
Rusia proteston ndaj zyrtarit të OKB-së që kritikoi Donald Trump

Kur Trump bënte thirrje që të shpërbëhej Kolegji Elektoral (institucioni që sot e bën atë President)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

“Progres në financa, 23% rritje për pagesat elektronike”, KE vlerëson Bankën e Shqipërisë

November 5, 2026
Shpërthen bombola e gazit në Krumë, plagoset zonja e shtëpisë

“Duhet të përdoren vetëm të çertifikuarat”, ISHTI: Incidentet me bombolat, pasojë e rrjedhjes së gazit

November 5, 2026
Nga Parisi në Lion, Franca në këmbë! 270 mijë protestues në rrugë, policia përplaset me turmën

Nga Parisi në Lion, Franca në këmbë! 270 mijë protestues në rrugë, policia përplaset me turmën

November 5, 2026
Martinaj i zhdukur, Mihasi i vrarë! SPAK “kopsit” dosjen, jepet pretenca për të pandehurit

Martinaj i zhdukur, Mihasi i vrarë! SPAK “kopsit” dosjen, jepet pretenca për të pandehurit

November 5, 2026
Sistemi i pagesave dhe siguria, Banka Botërore: Shqipëria hapa pozitivë!

Sistemi i pagesave dhe siguria, Banka Botërore: Shqipëria hapa pozitivë!

November 5, 2026
E vendosur në katin zero, gjendet bombola e gazit që dyshohet se shkaktoi shpërthimin tragjik në Elbasan

E vendosur në katin zero, gjendet bombola e gazit që dyshohet se shkaktoi shpërthimin tragjik në Elbasan

November 5, 2026
Dosja hetimore e SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

Dosja hetimore e SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

November 5, 2026

Taksa e qarkullimit te mjetet, eksperti: Përfitojnë ata që bëjnë shumë kilometra

November 5, 2026
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

“Fondet të kalojnë pa vonesa”, INSTAT kërkon para shtesë për vitin 2027 për censin e bujqësisë

November 5, 2026
Përplaset për vdekje nga dy makina i moshuari, arrestohen dy shoferët, njëri u largua nga vendngjarja

Përplaset për vdekje nga dy makina i moshuari, arrestohen dy shoferët, njëri u largua nga vendngjarja

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In