• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Amerika në ‘midterms’, si po lexohet nga tre palë sy

by Frrok Çupi
08/11/2022 11:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Në Shtetet e Bashkuara po zhvillohen zgjedhjet afatmesme (midterms), që kanë bërë botën të pushojë frymën deri në rezultatin e tyre. Këto zgjedhje do të përcaktojnë se kush e kontrollon Kongresin e SHBA, i përbërë nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati, fiks dy vjet pas zgjedhjes së presidentit Biden në krye të Shteteve të Bashkuara. Zgjedhjet ndodhen në ‘tehun e thikës’, vënë re vëzhgues të shumtë në Shtetet e Bashkuara dhe në Europë. Nëse fitojnë Republikanët e Trump, atëherë pushteti i Biden ‘hyn në ngrirje’, shkruan BBC.

Por pasojat janë shumë më të gjëra, botërisht.

Në këtë pjesë të planetit, ku ndodhet edhe vendi ynë- aleat shumë i afërt i Shteteve të Bashkuara, ngjarjet që priten deri në mbrëmje, po emocionojnë tre palë sy.

E para,

fitorja e Trump, pritet nga pjesa e degraduar (non- grata) e opozitës, si një ‘kthim pas’ dhe korrigjim i historisë së botës që ‘u ka rënë në qafë shtetarëve të korruptuar dhe të kriminalizuar’. Opinioni shkon aq ‘në qiell’, sa po thonë se ‘Berisha menjëherë do të thërritet në Amerikë, në krah të Trump, dhe të festojë bashkë me të’. Aq më tepër e shton besimin e pjesës së degraduar të opozitës fakti që zoti Trump ka shpallur se ‘ditën e marte, pas votimeve, në 15 Nëntor, do të jap një njoftim shumë të madh nga Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida”. Nga të gjithë analistët njoftimi është lexuar si ‘indicie se Trump do të shpallë kandidaturën si president i SHBA në vitin 2024’. Situata e tensioneve në Shqipëri do të përkeqësohet duke keqpërdorur një  fitore të republikanëve në Kongres, ose duke shfrenuar iluzionet se ‘Amerika po korrigjon vetveten’ në drejtim të zyrtarëve të dizajnuar si ‘non grata’ për shkak të korrupsionit dhe rrënimit të demokracisë.

E dyta,

dhuna- kaq shpesh herë e përdorur nga opozita e kryesuar nga Berisha, do të kthehet në dhunë me ‘autorizim amerikan’. Pas humbjes së Demokratëve në Kongres, Berisha dhe të tijtë, do të thërrasin për ‘kultin e vandalizmit e të dhunës’,  sipas modelit në Kapitolin e SHBA. “Ne e dimë në kockat tona se demokracia jonë është në rrezik dhe e dimë se ky është momenti juaj për ta mbrojtur atë’, iu drejtua demokratëve presidenti Joe Biden. Sado që presidenti aktual, Biden, po përpiqet të thotë se këto zgjedhje ‘janë vetëm një zgjedhje dhe nuk janë referendum’, kundërshtarët po e shpallin si ’referendum’. Biden edhe mund të shkarkohet. ‘Nuk mund të jesh edhe pro- amerikan edhe pro- kryengritës’, tha ai.

Por këtu, në vendin tonë, gjithçka do të lexohet ndryshe, në favor të ‘kryengritjes’. Dy ish- presidentë të vendit, që sipas të gjitha dëshmive, mbajnë pasuri shumë të madhe të paligjshme, do ta përdorin fuqinë e tyre financiare për të rrënuar vendin. Pas fitores së Trump në Kongres, pritet që të rrëzohen disa ligje e të bllokohen të tjerat…, gjithashtu pritet që të bllokohet çdo hetim mbi sulmin mbi Kapitol në 6 janar 2021… Kjo i jep fuqi trazirës në vendin tonë.

E treta,

edhe ‘Veriu i Kosovës’ po pret me orë se si do të dalë rezultati i zgjedhjeve në Amerikë. Mbrëmë dhe sot tensionet mes Kosovës dhe Serbisë kanë ‘fluturuar’ në qiell. Qeveria e Kosovës është akuzuar nga politika e vendit të vet si e paaftë për të zgjidhur mosmarrëveshjet mbi ‘targat’ me shtetin fqinj. Gjithashtu qeveria është parë si qeveri që nuk e përfill linjën politike të Shteteve të Bashkuara, duke i bërë thirrje Kurtit që ‘të mos ia bëjë këtë të keqe vendit të tij, dmth., prishjen me SHBA’.

Me siguri, deri në përfundimin e zgjedhjeve në Amerikë nuk do të ketë zhvillime në veri të Kosovës; por menjëherë pas këtij momenti, punët do të jenë ndryshe. Veçanërisht po humbi presidenti Biden. Analistët po ‘zbulojnë’ se një fitore e Trump do të ndryshojë edhe qëndrimin amerikan ndaj çështjes së Ukrainës; Ukrainës do t’i ndalet përkrahja në luftë kundër pushtimit të Rusisë.

Vija që nga Mesdheu deri në Detin e Zi, do të marrë peshën e ‘Vijës së Teodosit’, ku do të dominojë ‘qëndrimi i ri’ i Shteteve të Bashkuara pas humbjes së Kongresit.

Next Post
31-vjeçari shqiptar në Greqi gjendet i groposur në plazh, ka dëmtime në kokë

31-vjeçari shqiptar në Greqi gjendet i groposur në plazh, ka dëmtime në kokë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Organizatat kërkesë palëve politike për dialog, Rama: Kur të doni dhe ku të doni, pa kushte!

Rama hedh poshtë “fake news” për Vishkullin: Të gjitha shpenzimet i paguan shteti! E përcollëm unë, Begaj dhe Peleshi

October 25, 2026
“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

Dhuna në protesta, Koçiu: Është kthyer në rrezik serioz për jetën e qytetarëve

October 25, 2026
Kërkoi dialog me Ramën, protestuesi hidhet nga të tjerët në shkallët e Kryeministrisë, bëhet për spital

Kërkoi dialog me Ramën, protestuesi hidhet nga të tjerët në shkallët e Kryeministrisë, bëhet për spital

October 25, 2026
Trazirat dhe plaçkitjet në Barcelonë, arrestohen 128 persona

Trazirat dhe plaçkitjet në Barcelonë, arrestohen 128 persona

October 25, 2026

1win Casino Indonesia 2026 – Review, Daftar, Login, Bonus Terbaru

October 25, 2026
Gjakderdhja në Gaza vazhdon pavarësisht armëpushimit, gjashtë viktima dhe dhjetëra të plagosur

Gjakderdhja në Gaza vazhdon pavarësisht armëpushimit, gjashtë viktima dhe dhjetëra të plagosur

October 25, 2026
Hetimet për manipulim ndeshjesh, presidenti i Federatës Greke të Basketbollit jep dorëheqjen

Hetimet për manipulim ndeshjesh, presidenti i Federatës Greke të Basketbollit jep dorëheqjen

October 25, 2026
Kokainë dhe mijëra paund të fshehura në mobilien e televizorit, dënohen dy shqiptarët në Britani

Kokainë dhe mijëra paund të fshehura në mobilien e televizorit, dënohen dy shqiptarët në Britani

October 25, 2026
Skandal në zgjedhjet serbe, si po blihen votat e qytetarëve me nga 100 euro për partinë e Vuçiçit! Zbardhen dëshmitë nga Kosova

Skandal në zgjedhjet serbe, si po blihen votat e qytetarëve me nga 100 euro për partinë e Vuçiçit! Zbardhen dëshmitë nga Kosova

October 25, 2026
“Qori, Lapaj dhe Shehaj u bashkuan me Saliun”, avokati zbardh prapaskenat: Berisha e ktheu PD-në në bazë armatimi

“Qori, Lapaj dhe Shehaj u bashkuan me Saliun”, avokati zbardh prapaskenat: Berisha e ktheu PD-në në bazë armatimi

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In