• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Amerika në krizë kushtetuese apo thjesht përplasje?

by Java News
01/06/2019 19:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ligjvënësit demokratë thonë se refuzimi i administratës Trump për të ofruar informacion shtesë dhe dëshmi rreth raportit të Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller i ka futur Shtetet e Bashkuara në një krizë kushtetuese. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Katherine Gypson, polemikat rreth nivelit të mbikqyrjes që Kongresi duhet të ushtrojë nga Shtëpisë së Bardhë, ka ndezur edhe debatin për balancën e pushtetit brenda sistemit amerikan të qeverisjes.

Kongresi është kundërpesha e Shtëpisë së Bardhë dhe kjo sjell shpesh përplasje mes palëve.

“Administrata vendosi të mos përmbushë betimin e bërë me marrjen e detyrës”, tha Nancy Pelosi, Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve.

Ligjvënësit demokratë thonë se përplasja rreth mbikqyrjes nga Kongresi është zhvendosur tashmë në një territor shumë më serioz.

“Tashmë gjendemi në një krizë kushtetuese”, deklaroi Jerrold Nadler, Kryetar i Komisionit për Gjyqësorin.

Por, Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara është e vakët për sa i përket balancës së pushtetit mes këtyre dy degëve të qeverisjes, duke i lënë votuesit me pikëpyetje…

“Sigurisht që ekziston një lloj krize. Nuk di të them nëse kualifikohet për t’u quajtur krizë kushtetuese”, thotë Polly Handy, votuese.

Presidenti Trump i ka testuar edhe më parë limitet e fuqisë presidenciale, duke shpallur emergjencën kombëtare pasi Kongresi refuzoi fondet për ngritjen e një muri përgjatë kufirit me Meksikën.

Por, në një mesazh në Twitter, Presidenti u shpreh se problemi janë demokratët. Kjo pikëpamje mbështetet nga partia e tij.

“E vetmja krizë që kemi është maxhoranca e këtij Kongresi”, tha Kevin McCarthy, udhëheqës i pakicës republikane në Dhomën e Përfaqësuesve.

Në një anketim të fundit nga Universiteti Quinnipiac, 66% e votuesve u shprehën se demokratët nuk duhet të fillojnë procesin e ngritjes së akuzave me qëllim shkarkimin e Presidentit.

“Mendoj se është shumë zhurmë për asgjë. Mendoj se kushdo që është në pushtet ankohet për palën tjetër. Fillimisht ishte njëra palë, tani e ka radhën tjetra”, thotë David Bates, votues.

Sistemi i qeverisjes i themeluar nga Kushtetuta është sfiduar edhe më parë, si p.sh. kur Richard Nixon vendosi të dorëhiqet për të shmangur një proces hetimor për shkelje të rënda. Po kështu, përplasjet mes shteteve që mbanin skllevër dhe atyre pa skllavërinë shkaktoi fillimin e Luftës Civile.

Në rastin e ngritjes së akuzave për administratën Trump, studiuesit thonë se Kongresi ka autoritet të gjerë.

“Kongresi nuk mundet të shkelë Kushtetutën duke i detyruar njerëzit të dëshmojnë, pasi ata i mbron amendamenti i 5-të i Kushtetutës. Por për sa i përket materialeve, ligjvënësit kanë fuqi të mëdha. Presidenti mund të vendosë të ushtrojë privilegjin e ekzekutivit për të mos dorëzuar materiale; diçka që e parashikova pesë muaj më parë kur kontrollin e Kongresit e mori pala demokrate. Presidentët mund të ushtrojnë privilegjin e ekzekutivit, por Gjykata Kushtetuese është shprehur se duhet të jetë shumë i kufizuar”, thotë Victoria Nurse, e Universitetit Georgetown.

Gjyqësori, dega e tretë e qeverisjes amerikane, mund të ofrojë më shumë qartësi.

“Krizë e vërtetë kushtetuese do të ishte nëse një gjykatës federal urdhëron Presidentin dhe njerëzit e tij që të dorëzojnë materialet e plota dhe nëse Presidenti do të urdhëronte stafin të mos i dorëzonin”, thotë Alan Morrison, i Shkollës Juridike “George Washington”.

Një refuzim që mund të ndryshonte edhe perceptimin e votuesve…

“Kjo po e përçan shumë vendin. Nëse do të kishte transparencë për gjithçka që bëhet fjalë, atëherë ndoshta do ta linim këtë situatë prapa”, thotë votuesja Polly Handy.

Votuesit thonë se dëshirojnë thjesht të shohin një sistem qeverisës që funksionon.(VOA)

Next Post
Skënder Gega largohet nga Partizani pasi fitoi titullin kampion

Skënder Gega largohet nga Partizani pasi fitoi titullin kampion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Javë vendimtare për Kosovën, në pritje të krijimit të institucioneve të reja

6 tetori, afati fundit për Presidentin. Gjykata vendosi: Zgjedhja e qeverisë nuk shkeli Kushtetutën

September 23, 2026
Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë: Më 4 prill përfundojnë dëshmitë ndaj ish-krerëve të UÇK

“UÇK një grup banditësh”, Rusia gëzohet: Thaçi të dënohet më shumë, Kosova u shkatërrua

September 23, 2026
Policia e kishte shpallur në kërkim, shkodrani shkon në spital dhe humb jetën atje

Policia e kishte shpallur në kërkim, shkodrani shkon në spital dhe humb jetën atje

September 23, 2026
Nisma e PDK, çfarë pritet të ndodhë me ligjin për Specialen

Nisma e PDK, çfarë pritet të ndodhë me ligjin për Specialen

September 23, 2026
Karakaçi: Nis në fillim të 2027 ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Dokumentet e Milot-Balldren, publike te “Besa”

Karakaçi: Nis në fillim të 2027 ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Dokumentet e Milot-Balldren, publike te “Besa”

September 23, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

PS vijon me hartën territoriale, PD braktis diskutimet në Kuvend: Ankim në Kushtetuese

September 23, 2026
Berisha: Kushti i vetëm që Shqipëria të anëtarësohet në BE është largimi i Edi Ramës

Berisha mbledh deputetët, diskutohet reagimi pas masës ndaj Hysenit: SHISH në duart e krimit

September 23, 2026
Policia kap “skifterin” që i vodhi çantën shtetases gjermane te Liqeni Artificial

Policia kap “skifterin” që i vodhi çantën shtetases gjermane te Liqeni Artificial

September 23, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Zgjedhjet e Parakohshme, tashmë janë domosdoshmëri

September 23, 2026
A kërcënohet Shqipëria? Raporti i SHISH: Sulmet terroriste nga grupe të vogla janë potencialisht të mundshme

Shkarkimi i Vlora Hysenit, Rama komandon Elvis Lilën në krye të SHISH

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com