Mes pasigurive të brendshme politike, teksa ende nuk ka një qeveri pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, dhe një mjedisi gjeopolitik të ndryshëm, Kosova e gjen veten në një moment kritik për të ardhmen.
Paqartësi ka për rrjedhën që do të marrë politika e vendit, qasja ndaj aleatëve, dialogu me Serbinë dhe çështje të tjera të rëndësishme. Po ashtu, në pikëpyetje është mbështetja jetësore e aleatëve, me një president jokonvencional në SHBA, me kritikat që nuk kanë munguar në adresë të kryeministrit aktual.
Për të analizuar sfidat me të cilat përballet Kosova, A2 CNN ka biseduar me ekspertin e Ballkanit Perëndimor, ish-analistin e CIA-s, zotin David Kanin.
Z. Kanin, teksa Kosova sapo ka shënuar 17-vjetorin e pavarësisë, si i shihni ju pozitat e vendit sot. A është një shtet i konsoliduar, me një prani më të fortë globale?
Nuk besoj. Ende nuk njihet nga 5 anëtarë të Bashkimit Europian dhe natyrisht, nga Serbia, Rusia apo Kina. Kështu sovraniteti i Kosovës mbetet i kontestuar, ashtu siç ishte kur u bë shpallja e njëanëashme e pavarësisë në shkurt të vitit 2008.
Si i patë zgjedhjet e fundit në Kosovë? Kryeministri Kurti kishte shpresa të mëdha për një fitore vendimtare, por përfundoi duke humbur vota në krahasim me katër vjet më parë. Çfarë mendoni se kontribuoi në këtë rënie të mbështetjes?
Pikë së pari, ai ka qenë në pushtet për një kohë të gjatë. Mendoj se partitë opozitare ishin më të organizuara se sa herën e kaluar. Dhe sigurisht që Shtetet e Bashkuara ushtruan presion mbi kosovarët që të votojnë kundër Kurtit. Trump dhe njerëzit përreth tij e bënë shumë të qartë se do të preferonin një qeveri që nuk do të kishte në krye të saj zotin Kurti. Megjithatë, edhe pse Kurti humbi vota, partia e tij mbetet më e mbeshtetura në Kosovë. Pra, rezultatet e zgjedhjeve nuk ishin përcaktuese, duke demonstruar kufijtë e aftësisë së SHBA-së dhe të huajve të tjerë për ti bërë presion Kosovës që të votojë ashtu siç do të dëshironin ndërkombëtarët.
Kosova nuk ka ende një qeveri teksa rezultatet e zgjedhjeve nuk prodhuan një fitues të qartë. Ndërsa partia e Kurtit siguroi shumicën e votave, opozita po shpreson të krijojë një qeveri koalicioni. A mendoni se një skenar i tillë është i mundur?
Po, është e mundur. Nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë. Mendoj se z. Kurti padyshim është dobësuar nga kjo situatë, por mbetet më i fortë se të gjithë kundërshtarët e tij. Nëse të gjithë kundërshtarët e tij pranojnë të bëjnë koalicion, le ta quajme koalicion në favor të asociacionit të komunave me shumicë serbe, sepse kjo është ajo që Perëndimi do, atëherë kjo lloj qeverie mund të formohet. Por, pyetja që ngrihet është, se sa do të zgjaste një qeveri e tillë. A do të ishte e qëndrueshme apo do të duhet qe vendi të organizojë zgjedhje të reja, relativisht shumë shpejt?
Kryeministri Kurti është kritikuar për minimin e marrëdhënieve me aleatët kyçë të Kosovës. Kemi dëgjuar deklarata të forta nga zytarit amerikan Richard Grenell, i cili e ka përshkruar kryeministrin e Kosovës si një partner jo të besueshëm. Kurti këmbëngul se marrëdhënia SHBA-Kosovë nuk ka qenë kurrë më e mirë. A mendoni se është kështu?
Padyshim që marrdhënia nuk është shumë e mirë. Pavarësisht gjërave që po thuhen une mendoj se ka vend për debat, se cili nga aleatët është më i besueshëm, Kosova apo SHBA. Ka vend për debat duke marrë parasysh sjelljen e administratës Trump që kur erdhi në detyrë dhe problemet që z.Kurti ka pasur me të gjithë bashkëbiseduesit e tij të jashtëm. Duket se nuk është shumë e lehtë të merresh me z. Kurti. Por në çështjen e dialogut me Serbinë, pozicioni i tij mbetet popullor tek një numër i konsiderueshëm qytetarësh në Kosovë.
Nëse kryeministri Kurti siguron një mandat të dytë, sa te rrezikuara do të jenë marrëdhëniet e Kosovës me administratën e Donald Trump? Apo prisni një ndryshim në qasjen e Kurtit?
Do të ketë presion të jashtëzakonshëm ndaj Kurtit nga Uashingtoni për të ndryshuar qasjen e tij. Marrëdhëniet nuk do të jenë të mira për një gjë, pasi amerikanët duan largimin e Kurtit. Nëse Kurti rizgjidhet kryeministër, kjo nuk do t’i pëlqejë Uashingtonit. Pra, marrëdhënia nuk do të ishte shumë miqësore, të paktën si fillim. Nëse zoti Kurti e ndryshon qëndrimin e tij për të ashtuquajturin dialog në mënyrë të konsiderueshme, kjo mund të përmirësojë gjërat. Por nuk ka asnjë garanci se dicka e tillë do të ndodhë.
Si e shihni qasjen e mundshme të Trump ndaj Ballkanit në përgjithësi? Ka shqetësim në rritje për ndërprejen e mundshme të fondeve të SHBA. A duhet rajoni të përgatitet për një Amerikë më pak mbështetëse?
Rajoni duhet të përgatitet për një Amerikë që është e fokusuar tek shumë gjëra të tjera dhe jo tek Ballkiani. Nuk është se nuk do t’i kushtojnë vëmendje Ballkanit, por çështjet ballkanike do të përfshihen në kuadër të interesave më të mëdha gjeostrategjike amerikane, pavarësisht nëse kanë të bëjnë me Ukrainën, Rusinë, apo ceshtje të tjera europiuane. Pra, nuk është se amerikanët do të dëmtojnë qëllimisht dikë në Ballkan, por politikat që lidhen me burokracinë amerikane, qeverinë e re, mënyrën se si ajo funksionon , kush lejohet të veprojë në të, dhe politika amerikane ndaj Rusisë dhe Evropës, Kinës dhe shumë gjëra të tjera do të prekin njerëzit në Ballkan. Mund të ketë pasoja të padëshiruara për qytetarët dhe qeveritë në Ballkan.
Zoti Kanin, reforma në drejtësinë shqiptare që rezultoi në krijimin e strukturës së posacme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar u mbështet nga financimet amerikan. Pezullimi i financimece nga Presidenti Trump ka nxitur shqetësimet se Amerika po tërhiqet dhe se roli i SPAK do të dobësohet. Cili është mendimi juaj për këtë?
Mund të ndodhë. Nuk do të jetë e qellimshme, por sërish rezultat apo pasojë e paqëllimshme nga pikëpamja amerikane, e të gjitha gjërave që po ndodhin lidhur me shkurtimin e financimeve për departamente të shumta të qeverisë amerikane, përfshirë ato që merren me punët e jashtme, ndihmat humanitare dhe shumë cështje të tjera që ndikojne tek njerëzit jashtë shteteve të bashkuara…
Po shohim aktorë kyç të fushatës së Trump teksa angazhohen në mbështetjen e liderit të opozitës këtu në Shqipëri, z. Sali Berisha. Në opinionin tuaj cfarë impakti mund të ketë diçka e tillë?
Mund të ketë një ndikim të madh në aftësinë e Berishës për të pretenduar edhe një herë se është politikani i madh në Shqipëri, se ai, ai është lideri i natyrshem i Shqipërisë dhe i vetmi lider i Partisë Demokratike në Shqipëri. Kjo mund të ndodhë. Nuk jam i sigurt se do të ketë shumë ndikim në marrëdhëniet dypalëshe të SHBA-së me Shqipërinë, përvec asaj se si qasja amerikane ndaj Berishës dhe sanksioneve kundër tij do të ndikojnë në politikën shqiptare.
A besoni se rikthimi i Trump-it së bashku me lidershipin e ri të BE-së mund të sjellin ndryshime në dialogun Kosovë-Serbi? A mund të shtyjë Trump drejt një marrëveshje përfundimtare midis dy palëve?
Ata me sigurinë do të shtyjnë për dicka të tillë. Trump dëshiron të marrë meritat për të. Sigurisht, duke pasur parasysh marrëdhëniet e ftohta mes europianëve dhe amerikanëve ne kete moment, nuk do të ketë domosdoshmërisht një qasje të bashkuar ndaj dialogut, por ajo nuk do të jetë as aq armiqesore se lidhur me Ukranën. Pra do të ketë një lloj shtytje, një arsye që amerikanët dhe europianët të paraqiten sikur po bashkëpunojnë më mirë sa i përket dialogut Kosovë-Serbi sa sa për Ukrainën. Kjo do të cojë sërish në më shumë presion ndaj Kosovës për të pranuar asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ky është edhe thelbi i të ashtuquajturit dialog për të cilin amerikanët dhe evropianët kanë shtyrë pa sukses që nga viti 2013.
A shihni ndonjë mundësi që Trump të rikthejë në tryezë, idenë e shkëmbimit të territoreve?
Ideja e shkëmbimit territorial pati momentin e vet nga viti 2018. Kjo ndodhi në rrethana shumë të vecanta kur Vucic dhe Thaci tanë dakord për dicka, kur dy kundërshtarë ranë dakord. Ne patëm një mundësi të cilët amerikanët e shfrytëzuan. Por amerikanët dhe europianët zgjodhën të mos punonin me këtë gjë, që sipas mendimit tim ishte një gabim i madh. Tani ideja e shkëmbimit territorial do të jetë më e vështirë për tu realizuar spese tani nuk kemi më Thaçin në pushtet. Kujtojmë se z. Grenell kohët e fundit nxiti gjykatën në Hagë që ai të lirohet. Mendoj se ndoshta ai mund të rikthehet, të ndihmojë në formimin e një qeverie që nuk përfshin kurtin dhe ndodhta të rifillojë dialogun. Ndoshta ideja e shkëmbimit territorial mund të ringjallet. Nuk e di. Megjithaë, cështja është se gjërat kanë ndryshuar. Gjërat kanë ndryshuar edhe në Serbi. Presidenti Vuçiç tani është më i rrezikuar se sa kurrë më parë që kur erdhi në pushtet, sa i përket supremacisë së tij politike. Prandaj, ndryshe nga viti 2018, kur ideja e shkëmbimit të territoreve u propozua për herë të parë me një marrëveshje mes Thaçit dhe Vuçiçit, tani gjërat në Kosovë janë të paqarta se cila do të jetë qeveria e ardhshme. Dhe gjërat janë të paqarta në Serbi në lidhje me aftësinë e zotit Vuçiç për të mbajtur pushtetin. Të gjitha këto gjëra do të ndikojnë në çdo përpjekje për të bërë që dialogu të funksionojë. Sepse nëse nuk e njeh situatën e brendshme politike në secilin nga vendet është e vështirë të dish se si te nxisni një marrëveshje mes tyre.
Një pyetje e fundit. Duke marrë parasysh incidentet e fundit në veri të Kosovës, përfshirë sulmin në Banjskë dhe aktin e sabotazhit ndaj kanalit të ujësjellësit në Zubin Potok, a shihni rrezik të përshkallëzimit të mëtejshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?
Mendoj se ajo që është e rëndësishme në këtë rast është të kujtojmë se opozita e Vuçiçit në pjesën më të madhe të mandatit të tij kanë qenë nacionalistët dhe jo pro-demokratët. Tani, natyrisht, studentët në Serbi, protestat e udhëhequra nga studentët, e kanë vendin në duart e tyre. Nuk është e qartë se çfarë do të bëjnë politikisht, por Vucic është dobësuar shumë nga ajo protestë spontane dhe e menaxhuar me shumë mjeshtëri prej studentëve. Por fakti është se Banjksa ndodhi, sulmi ndaj kanalit të ujësjellësit ndodhi, dhe për këtë arsye nacionalistët dhe pro-rusët janë atje në Serbi. Është pjesë e ekuacionit që po injorohet tani për shkak të fokusimit të madh në protesta, gjë që është e kuptueshme. Pra unë mendoj se është një pikë e vlefshme. Është e arsyeshme të përmendet historiku i këtyre sulmeve për të kujtuar se ka disa persona me mendje shumë vdekjeprurëse në Serbi të cilët tashmë janë përpjekur të shkaktojnë probleme në Kosovë dhe mund të përpiqen që ta bëjnë këtë përsëri nëse besojnë se është në interesin e tyre.
Z. Kanin ju falenderoj shumë që ishit sot me ne dhe ndatë opinionin tuaj. Ishte kënaqësi..
Faleminderit shumë që më ftuat përsëri…