• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kajsiu replika me Bushatin: SPAK nuk kontrollohet nga Rama! Ti dhe PD doni që PS të shpallet organizatë kriminale

by A R
21/02/2025 10:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka patur një debat mes Blendi Kajsiut dhe Andi Bushatit lidhur me SPAK dhe pavarësinë e këtij institucioni nga politika.

Kajsiu edhe pse nuk e sheh SPAK si një institucion perfekt, nuk e konsideron atë nën kontrollin e socialistëve, ndërkohë që Bushati thotë se SPAK i ka hetuar zyrtarët e lartë si Veliaj, si “hajdutë ordinerë” dhe jo si një grup i strukturuar kriminal, pjesë e një skeme më të gjerë.

Debati:

Blendi Kajsiu: Nëse është arritje apo jo, mbetet për t’u parë, sepse kuti matës është vendimi i gjykatës. Mbetet për t’u parë sa do të arrijë SPAK ti provojë këto akuza. Por, fakti që SPAK guxoi të arrestonte apo të formulonte një akuzë ndaj një qendre pushteti kaq të rëndësishme, tregon se SPAK nuk është nën kontrollin e pushtetit socialist, por është një sektor i pavarur nga klasa politike, prandaj klasa politike ka bërë thirrje për ta reformuar. Po formulohet sikur është shqetësim për të drejtat e njeriut apo binarët kushtetues. Arrestimi i zotit Veliaj, nuk ishte më i dhunshëm se arrestim i zotit Ilir Meta. Nuk kemi një event tejet abuziv apo të dhunshëm, krahasuar me mënyrën se si ka proceduar SPAK. Shqetësimi për SPAK nuk rezulton nga shqetësimi për Kushtetutën apo të drejtat e njeriut, por duket se kjo klasë politike nuk e kontrollon dot më.

Andi Bushati: I mbahem vërejtjeve që kam thënë gjithmonë. Ka një mënyrë diskutimi si ta shohësh SPAK. Të duartrokasim për atë që ka bërë. Në emër të hakmarrjes për Ardit Gjoklajn, në emër të shkatërrimit të Teatrit, për ata që janë nxjerrë përdhunshëm nga shtëpia, të themi bravo, që gjetëm një instrument, që jo për atë që akuzon, por ta çojë Veliajn në burgim të përjetshëm. Është kjo nga e cila nisen shumë njerëz, mëria për një personazh i shtyn të justifikojnë çdo veprim. Edhe kur e urren politikisht tjetrin, të shohësh faktet. Nuk gjej një përputhje me korpusin kritik ndaj Veliajt dhe marrjen e tij nën hetim si një hajdut ordiner. Këtu më duket se ka diçka që nuk shkon, kërcet. Po ta shohësh, kjo ka një linjë që SPAK kështu ka vepruar gjithmonë. Saimir Tahiri, hajdut ordiner, Koka, Bllako, hajdutë ordiner. Pra kanë marrë ca dardha i kanë çuar në shtëpi. Ndërkohë që rrëfimi në optikën time, këta nuk janë hajdutë ordinerë, janë militantë, ose veprimtarë të një bande të organizuar kriminale, të cilën SPAK-u e fsheh. Ne mund ta duartrokasim SPAK, sepse më parë nuk hynin as hajdutët ordinerë në burg. Këtu hyri edhe një zonjë për një arkë me peshk. Por a i sheh SPAK këta si pjesëtarë të një bande kriminale, që vjedh Shqipërinë në mënyrë sistematike?

Blendi Kajsiu: Problemi është ngatërrimi i SPAK me një parti politike. Pra Bushati thotë SPAK të bëjë një investigim dhe të thotë se PS është grup kriminal në pushtet. Ky është arsyetim politik, sesa një debat juridik. Për shumë socialistë, nuk është grup kriminal, për demokratët po, për disa analistë po dhe për disa jo. Kjo është jashtë logjikës juridike. Edhe në rastin e SHBA, Alkapone u gjykua për mospagim taksash, ndrkohë diheshin krimet e tij. Çështja është cfarë mund të vërtetojë SPAK. Duhet kuptuar sa e vështirë është hetimi, sa pak janë, e me rradhë. Ajo që kërkon Bushati është një denoncim politik. Ndërsa ajo që bën SPAK është verifikim i dyshimeve të arsyeshme që mund të faktohen. Unë shoh që SPAK ka bërë goxha punë dhe goxha investigim.

Andi Bushati: Thuhet çfarë t’i kërkomë SPAK, edhe Amerika Alkaponen e dënoi për taksat. Po ti ktheheni historisë, njerëz kritikë, ka patur krika të mëdha që procesi Alkapone ishte farsë dhe e dënuan si bandit ordiner. Në çdo shoqëri, ka një pjesë të shëndoshë që kërkon kritere maksimale. Nuk mund të biem në batakun, jemi vend i vogël, prandaj SPAK edhe banditin po e futi si hajdut ordiner, mirë bën. Ti zbardhin inceneratorët, sepse nuk janë një vepër e bërë nga tre hajdutë ordiner, është krimi i planifikuar shtetëror. Nëse nuk e zbardh dot, atëherë të zhbëhet. Nëse SPAK ka vënë tabu për të hetuar banditë që njihen me emra, nëse nuk nxjerr dosjet e mediave të paguara nga inceneratorët, më mirë të shkrihet. Ka gjëra që SPAK ka vënë tavanë të xhamtë dhe i ka tabu. Në këtë kuptim, artikuloj kritikën për SPAK dhe këtu hyn edhe viktima e fundit, si hajdut ordiner, Erion Veliaj.

Next Post
Trump i do me çdo kusht mineralet e Ukrainës, i dërgon një marrëveshje të re

Trump i do me çdo kusht mineralet e Ukrainës, i dërgon një marrëveshje të re

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

August 15, 2026
Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

August 15, 2026
Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

August 15, 2026
Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

August 15, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

President nga zarfi

August 15, 2026
“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

August 15, 2026
Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

August 15, 2026
Zjarret/ Lura mbetet vatra më problematike, Nufi: Kemi hapur korridore me fadroma për të ndalur flakët drejt banesave

Zjarret/ Lura mbetet vatra më problematike, Nufi: Kemi hapur korridore me fadroma për të ndalur flakët drejt banesave

August 15, 2026
Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

August 15, 2026
Greqia në alarm nga zjarret, rrezik shumë i lartë në Atikë, Kretë dhe ishujt e Egjeut

Greqia në alarm nga zjarret, rrezik shumë i lartë në Atikë, Kretë dhe ishujt e Egjeut

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com